Fillon punën Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

redi-

Anëtar i Respektuar
Në Prishtinë sot filloi punimet Seminari i 28-të ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme po japin ndihmesën e tyre në fushën e Albanologjisë. Ndonëse i paraparë si një takim shkencor që në themelimin e tij më 1974, seminari ka vuajtur nga ndikimi i zhvillimeve politike.
 
Vazhdon Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare vazhdon sot me sesione në tema të veçanta nga gjuhësia dhe letërsia shqipe. Akademiku Sabri Hamiti mbajti sot një ligjëratë me titull: Shkrimtaria e Zef Pllumbit. Duke veçuar veprat “Rrrno vetëm për me tregue”, “Françeskanët e Mëdhaj” dhe “Saga e fëmijërisë”, Hamiti vlerësoi se të gjitha veprat At Zef Pllumbit janë preferenciale dhe shumë origjinale.
Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare do të zgjasë deri më 28 gusht. Ai pritet të avancojë punën me kurset intensive të gjuhës shqipe që zhvillohen në tri nivele, me ligjërata nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Do të ketë seanca të referimeve shkencore me ç’rast studiues shqiptarë dhe albanologë të huaj do të kumtojnë rezultatet e punës së tyre për tema të ndryshme të albanologjisë.
 
Pe: Fillon punën Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

a ka mundesi te na njoftoni saktesisht ku mbahet ky seminar dhe a mund te jemi pjesmarres si spektator ne te. pershendetje
 
Pe: Fillon punën Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

seminari ka qe ne 2009 arbri.ll.
 
Pe: Fillon punën Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

seminare behen pervite
por skemi asnje material as nje informacion qe mund te te interesoje apo te te ndihmojme
gjiths flm per viziten ne FV :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top