Fillon matja verore e kohës

fshatari

Anetar
thumbnail.php


Me zhvendosjen e akrepave një orë para, nesër (28 mars) në orën 2 fillon matja verore e kohës. Zakonisht matja verore e kohës fillon në fundjavën e fundit të muajit mars me zhvendosjen e akrepave nga ora 2 në orën 3. Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është aplikuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani aplikohet në 70 shtete në të gjithë botën. Në SHBA dhe Kanada matja verore e kohës këtë vit ka filluar më 14 mars, dy javë më herët se në Evropë, ndërsa në Meksikë do të fillojë në 4 prill. Në Iran matja verore e kohës filloi në 22 mars, në Jordani, Siri, Izrael dhe në territoret palestineze fillon sot. Matja verore e kohës do të zgjasë deri më 31 tetor, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa nga ora 3 në orën 2 me çka dhe fillon matja dimërore e kohës.
 
Titulli: Fillon matja verore e kohës

Sa keq per gjumin e mengjesit ...i bie te cohemi pak me heret ..por shyqyr te pakten iku dimri ..ka lezet dita me e gjate .
 
Titulli: Fillon matja verore e kohës

sa inat...kush ngrihet me shpejt....
 
Titulli: Fillon matja verore e kohës

shyqyr aman,se kisha dy muaj qe me zor po e prisja kete oren e re
 
Back
Top