Arfenilla
Themelues i Forumit

U lansua që të kryej funksionin për të cilin ishte krijuar, plantacioni më i madh në botë për konvertimin e energjisë diellore në atë elektrike. Plantacioni i cili përbëhet nga 300,000 pasqyrat ë kontrolluara në mënyrë kompjuterike, të cilat janë të larta rreth 2m, dhe të gjëra 3m, tani më është plotësisht funksional – duke prodhuar energji elektrike me kapacitete të plotë për banorët e Kalifornisë.
Plantacioni Solar do t ëjetë në gjendje të prodhoi rreth 390 megavatë. Kjo do të mbuloj nevojat e diku 140,000 shtëpive në Kaliforni, dhe do të heq nga përdorimi rreth 400,000 tonë të dioksid karbonit në vit; gjë që nëse flasim për ruajtjen e pastertisë së ajrit dhe të ambientit, kjo do të ishte sikur të largonim rreth 70,000 makina nga rruga.
Plantacioni shtrihet në një hapësirë prej 5 kilometrave katrore – dhe është i ndërtuar në tokë federale në kufirin në mes Kalifornisë dhe Nevadas.B.sot















