Filloi “lufta” PS - PD

Lauri

Anunnak
Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”


Mesa duket, filloi dhje “loja” e prishjes së ndërtesave pa leje, sinjalin i pari e ka dhënë kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama!

Po në të njëjtën klimë ka lëvizur edhe kvryebashkiaku i qytetit bregdetar të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka deklaruar se do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.

Gjika e ka dhënë lajmin në një status të tij në facebook, ku shkruante: “Fadroma gati për të shembur dy pallatet e Bashës në Ujin e Ftohtë, aksioni javën tjetër. Vlora drejt rehabilitimit të bregdetit”.

Nga ana tjetër ditën e djeshme, kryetari i PS-së, Edi Rama organizoi një takim me kryebashkiakët dhe deputetët e zonave bregdetare. Në fjalën e tij, ai ngriti shqetësimin për uzurpimin e zonave bregdetare me ndërtime pa leje në fillim të sezonit turistik.
“Ndërtimet pa leje janë zhvilluar shumë dhe nuk janë për të bërë sehir, por duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton prona private dhe publike. Pra, këto janë çështjet më të “nxehta” për t’u diskutuar dhe ju jeni të lirë të zhvilloni një bashkëbisedim të hapur që qytetarët të dëgjojnë se çfarë problemesh ka dhe që ai aksion që ka nisur në Vlorë të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të vendit”, tha Rama.
 
Titulli: Filloi “lufta” PS - PD

Mendoj se pa marre parasysh te kujt jan ne zonat bregedetare duhet te shemben te gjitha pallatet e ndertuar pa leje po sbesoj se partia socialiste do te ece me te njejtin ritem si per demokratet si per antaret e vet se zonat bregedetare shumica kan qen nen udheheqjen e partis socialiste dyshoj nese do shemben dy pallate te Bashes atehere duhet te shemben edhe 50 pallate tjera qe jan te zyrtareve te larte te PS-se qe i ka si bastione te veta keto zona..

Nese Shpetim Gjika i hjek te gjitha ndertimet pa leje te bera ne zonen bregedetare te Vlores meriton nje cmim special si personi qe po kontribuon me se shumti ne zhvillimin e turizmit por sbesoj se kjo do te ndodh ndonjehere,
 
Back
Top