“Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestrimin e ..

Love

βeℓℓe â๓e
“Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestrimin e filmimeve

Emisioni “Fiks Fare” zbardhi me plane incidentin e ndodhur dy ditë më parë gjatë inaugurimit të tunelit të Kërrabës mes punonjësve të Gardës së Republikës dhe operatorit të këtij emisioni.

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi dje aktin e paprecedent të kërcënimit të operatorit të tij dhe sekuestrimit të kasetës filmike të xhirimeve gjatë një aktiviteti publik, siç ishte ai i inaugurimit të Tunelit të Kërrabës.

Pak minuta pas përfundimit të inaugurimit të këtij tuneli, ndodhi një incident, ku Garda dhe rojet personale të kryeministrit ndaluan grupin e xhirimit të emisionit “Fiks Fare”.

Në pamjet filmike që transmetoi “Fiks Fare”, duket që vetë kryeministri interesohet për këtë kamera, e cila është duke xhiruar përgatitjet e tij pak minuta përpara fillimit të fjalimit në ceremoninë e inaugurimit.

Në këto sekuenca filmike të transmetuara në “Fiks Fare”, punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë me insistim që të sekuestrojnë kasetën filmike si dhe pranojnë se urdhrin për largimin e operatorit të “Fiks Fare” nga aktiviteti e ka dhënë zëdhënësja e kryeministrit.

“Fiks Fare” transmetoi të plotë pamjet e incidentit me operatorin Eno اuçllari si dhe pamjet për të cilat u dha urdhri për ndalimin e xhirimeve nga kameramani.

Në këtë bisedë punonjësit e Gardës së Republikës kërcënojnë se do të thërrasin policinë nëse operatori nuk do t’u japë kasetën me xhirimet e ceremonisë së inaugurimit të tunelit.

Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast.

Urdhri i Gardës së Republikës është i paprecedent dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga Kushtetuta e vendit për informim.
tema

146.jpg

227.jpg

327.jpg

422.jpg
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

E inaguroi dhe kete !! Bravo i qofte !
Le te plasin ata qe jakan inatin !
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

ktu po shkruan qe ekzistoka nje video ! por une nuk po e shoh per veq ca foto qasti ?
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Per adon dhe ju te tjeret qe beni i lumte saliut i lumte kadriut se me leket e popullit ja shtiut edhe djali i djalit tuaj do paguaj kete rruge se asnje se di sa eshte borgjin financiar ....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Kto te fiksit te acarojne fare . mire ua kan bere !
 
E pse te acarrokan kta apo se nxjerrin te vertatat ne shesh dhe su vjeka mir ktyre???

E inaguroj para zgjedhjeve uroj qe mos te shembet mbas nje jave sic ndodhi me tynelin e kuksit....:D
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Per adon dhe ju te tjeret qe beni i lumte saliut i lumte kadriut se me leket e popullit ja shtiut edhe djali i djalit tuaj do paguaj kete rruge se asnje se di sa eshte borgjin financiar ....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Prap kjo video nuk deshmon asgje ! te thuash KUSH ESHTE ! sdon te thot qe e kishte fjalen per kameramanin ! pastaj duhet te dihet nje gje kameramanet nuk duhet te jene mbas personit qe e filmojne ! por para tina e nje person si berisha qe eshte kryeminister ac me pak nuk duhet te kete dikend prap nket rast media se ku i dihet ndonje kriminel e vret ! nuk me duket ndonje gje e madhe qe te fshihet ! ktu ndegjohen zera KASETEN KASETEN ! ndoshta askush si ka thene per kaset ti kerkohet por thjesh te largohen nga aty e ata garda kan kerku kaseten krejt pa nevoje.
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

E pse te acarrokan kta apo se nxjerrin te vertatat ne shesh dhe su vjeka mir ktyre???

E inaguroj para zgjedhjeve uroj qe mos te shembet mbas nje jave sic ndodhi me tynelin e kuksit....:D

aman Rendex se kta meren me budalliqe cila esht e verteta?? e pse duhet te filmojne ata ???
thjesht Provokator qe duan te mbledhin shikuesit .
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Fiksi është i vetmi që ua cjerr maskat cdo pisllëku pushtetar .. po thua hapin sytë njërzit .. na keni ujkun para u thonë njërëzve këta thonë jo mo ne duam gjurmët .. Ehh medet për ju..
 
Cfare ujku thua ti moj kete qe Kame ne avatar :P lol ah te keqen e ketij thuaj se e dime qe eshte kafshe Por kur hiqen njerzit si te tille hajde ti dallosh pastaj per nje rroge mesuesi lick and suck per te mbajtur ate rroge pfff
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Po pse Edi ata qe do i beje nga xhepi i tij do i beje pffffff...kthjellohuni o njerez dhe vleresoni ate qe eshte e mire vleresoni keto vepra madheshtore qe vetem mbreti mund ti beje...PERPARA MBRETI PERPARA I MADHI BERISHA
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Hahahahahahaha Koke e Kembe mashtrim e trillim!!!

Ustallaret e top-qenit jane te afte per cdo gje!

Shyqyr qe qe jane kercenuar ekipi i TCH qe te vinte ky lajm ketu ne FV. :P

Sa per tunelin nje premtim i mbajtur dhe Ta gezojme gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit!
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

aman Rendex se kta meren me budalliqe cila esht e verteta?? e pse duhet te filmojne ata ???
thjesht Provokator qe duan te mbledhin shikuesit .

fake7nohope.jpg

Pse duhet ta filmojne thote ? personin me publik te vendit sduhet te filmojne ? spo bente gje hard *** me Freedom Berishen por ishte ne nje inagurim rruge publike....
 
Titulli: “Fiks Fare” zbardh pamjet e incidentit, vetë Berisha ‘kujdeset’ për sekuestr

Hahahahahahaha Koke e Kembe mashtrim e trillim!!!

Ustallaret e top-qenit jane te afte per cdo gje!

Shyqyr qe qe jane kercenuar ekipi i TCH qe te vinte ky lajm ketu ne FV. :P

Sa per tunelin nje premtim i mbajtur dhe Ta gezojme gjithe shqiptaret brenda dhe jashte vendit!

Për cilin mashtrim flet ?
Për atë që kolegët tuaj venë si qenusha pas gazetarit dhe duan me cdo kusht kasetën? :D
Pse nuk shkuan pas një gazetari tjetër vallë po vec pak këtij ?

E pra diçka duhet të kishin dhe duket qartë cdo gjë gjithsesi presim bëmat e Salës në vazhdim ;)
 
Back
Top