“Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

[video=youtube;j8WFwMDs-jI]https://www.youtube.com/watch?v=j8WFwMDs-jI[/video]

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e kësaj të mërkure rastin e një pacienti, të cilit i është kërkuar të paguajë deri në 200 mijë lekë për të kryer një operacion të thjesht, heqje dhjami.

Shefi i urgjencës i premton këtë operacion dhe i thotë se ka biseduar me kirurgun dhe operacioni do të kryhet kundrejt një tarife shërbimi prej 200 mijë lekësh.

“Para pak kohësh biseduam me një mjek dhe na tha se operacioni shkon deri në 200 mijë lekë. Unë nuk mundem t’i gjej këto para dhe bashkëshorti nuk mund ta kryejë këtë operacion. Burri vuan nga dhjami dhe unë e kam të pamundur ta dërgoj atje pasi jemi familje e varfër”, shprehet bashkëshortja e personit me probleme shëndetësore.

Zonja i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ku shprehet se nëse nuk do të ketë një zgjidhje për këtë rast atëherë bashkëshorti i saj rrezikon jetën nga ky problem.

/ Top Channel
 
Titulli: “Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

E le tja bejne rrogen nja 2 mln lek mjekeve keta dhe mos te bej korrupsion ne mase mjeku , se me aq sa marrin nuk u justifikohet puna qe bejne
 
Nuk mendoj qe njerezit ndjekin profesorin e mjeksise per para! Nese kerkojne te pasurohen atehere duhet te ndrrojne karriere (t'i futen politikes). Eshte gjynah te lozesh me jete njerezish! Ke mjeke qe shkojne per bamiresi e jetojne neper barake per te ndihmuar e per te bere sado pak ndryshim ne kete bote. Keta tanit duan rryshfeta sepse s'na paskan rroge te madhe. Mos i gzofshin!
 
Po mo pse ca u be ketu qe te punojne falas ata ? Ai boti ka bere 25 vite shkollim per te marre ate profesion dhe e ka bere sepse deshiron edhe te paguhet per punen qe ben ,jo ta bej per bamiresi se ska njerez qe punojne per ate lart . Ti gezojne leket qe marrin dhe ti hane me shendet sepse shpetojne jete . Mjeket dhe mesuesit duhet paguar me shum se ata shit deputeta qe rrijne kot atje
 
Titulli: “Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

Gjithsesi une skam pare ndonje mjek te jetoje ne barake dhe te bej bamiresi pervec mjekeve qe ofrojne ndihmen e tyre kudo neper bote!!! Edhe rrogen tua rrisin ketyre taneve rryshfetin e kane ne vend te droges po heni!
 
Titulli: “Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

E le tja bejne rrogen nja 2 mln lek mjekeve keta dhe mos te bej korrupsion ne mase mjeku , se me aq sa marrin nuk u justifikohet puna qe bejne

Njeriu eshte qenie e pangopur edhe nese ka rrogen 5 milion prap do kerkoj rryshfet
Profesioni i mjekut ngrihet mbi humanizmin dhe shkolla nuk do te thote qe duhet te korri sa me teper te ardhura por mos te mare njerzit me qafe, kjo sipas nje llogjike te thjeshte por meqense eshte i harruar si menyre e aplikuar dhe cdo gje behet per para perfito rrogen apo te jesh i korruptuar aty ku nuk luhet me jete a vdekje.
 
Titulli: “Fiks Fare”, kirurgu kërkon 200 mijë lekë për një operacion të thjeshtë

Sa jane 200 mije leke se na keni bo lomsh me keto lek te reja e te vjetra?

Rreth 140 euro apo 1400 euro?
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top