Katër vjet pas tragjedisë së Gërdecit, disa nga banorët e tij dhe të fshatrave përreth, guxojnë çdo ditë të hyjnë brenda zonës së rrezikut dhe të kërkojnë metalin e mbetur pas shpërthimit.
Gra, burra dhe fëmijë futen çdo ditë fshehurazi në territorin që është vetëm pak metra larg kraterit vdekjeprurës.
Ata kërkojnë të mbledhin metalin e mbetur pas tragjedisë dhe ta shesin atë për skrap, për të mbijetuar në kushtet e mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.
Gazetarët e “Fiks Fare” janë futur bashkë me banorët në zonën e ndaluar për civilët dhe kanë gjetur djegore të paplasura, të cilat gjenden nga fëmijët e më pas çmontohen prej tyre për t’u shitur për skrap.
Ja dhe një pjesë e dialogut mes gazetarit të “Fiks Fare” dhe një banoreje që bën gërmime.
Fiksi: Nuk keni frikë?
Banorja: Po çfarë të bëjmë? Duhet të punoj, duhet të shkoj në shkollë.
Fiksi: Keni shumë orë që punoni?
Banorja: Në 3 kemi ardhur, kemi ardhur dhe në 10:00.
Fiksi: Kjo është një predhë e paplasur, s’keni frikë fare?
Banorja: Nuk të gjen gjë po ta shtysh kështu. Vetëm se po i re me kazmë, iku e plasi krejt.
Fiksi: Po ju në ça klase jeni?
Banorja: Në vit të parë.
Fiksi: Po s'ka ndodhur ndonjë incident këto ditët e fundit?
Banorja: Ka patur, sijo!
Fiksi: Po ka plagosur ndonjë?
Banore: Jo, jo, e shpëtoj ai burri.
Fiksi: A shitet më shtrejntë këtu bronxi?
Banorja: Për Zotin bakrin e merr këtu ti, por s'ta jep njeri.
Fiksi: Pse?
Banorja: Vetëm copa predhash të japin.
T.Channel