"Fiks Fare" denoncoi trajtimin çnjerëzor, Zoto shkarkon Përgjegjësin
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto shkarkoi menjëherë nga detyra Përgjegjësin e Sigurisë së burgut 313, Ferit Mici, pas publikimit të një videoje në emisionin “Fiks Fare” ku një i paraburgosur lidhet këmbë e duar me litar kundër te gjitha rregullave te burgut.
Ai ka ftuar Prokurorinë dhe avokatin e popullit te hetoje ne lidhje me ngjarjen.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një deklaratë për shtyp dënon çdo akt të trajtimit çnjerëzor dhe degradues në sistemin e burgjeve, të cilat nuk respektojnë dinjitetin njerëzor dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm Zoto do t’i propozojë Ministrit të Drejtësisë shkarkimin e drejtorit të institucionit.
/ Top Channel