Ernesto Sabato - Argentinien writer with Albanian origin,Ernesto Sabato was born on June 24, 1911, in Rojas, Buenos Aires Province, son of Francesco Sabato and Giovanna Maria Ferrari, Italian immigrants from Calabria of Arbereshe origin of Albania.
Edor Kabashi shpallet shkencëtari i ri më i mirë në botë
Nipi i aktorit të njohur durrsak Mirush Kabashi nderohet për punën e tij në fushën e gjenetikës
Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi ka fituar çmimin ndërkombëtar “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015. 38-vjeçari Kabashi u nderua me këtë çmim të rëndësishëm në shkencë, për punën e tij në fushën e gjenetikës, kryesisht për kërkimet e tij për sëmundjen e ALS-së (Skleroza Amitrofike Laterale), e ngjashme me sëmundjen e Alzhajmerit dhe të Parkinsonit.
Dr.Kabashi, që kryeson një ekip të specializuar që prej 2011 pranë institutit kërkimor të Parisit “ICM Brain and Spine Institute”, u shpall shkencëtari më i mirë në gjithë botën, në grupmoshën e tij. اmimi iu dorëzua në Dublin të Irlandës nga Prof. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë.
Kabashi ka punuar si kërkues me ekipin e tij, së bashku me të shoqen Sorana Ciura, pas doktoratës së tij në Qendrën e Ekselencës në Neuromics në Universitetin e Montrealit në Kanada.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.