FIFA publikon listën për futbollistin e vitit

The End

I dashuruar ne Fv
FIFA e ka publikuar listën e ngushtë prej pesë lojtarëve të cilët do të luftojnë për të fituar trofeun Futbollisti Më i Mirë i Vitit, ndërsa Cristiano Ronaldo sërish është favoriti kryesor.

Ronaldo së bashku me dyshen e Barcelonës, Lionel Mesi dhe Xavi, mesfushorin e Milanit, Kaka, dhe sulmuesin e Liverpoolit, Torres, janë kandidatët për të fituar shpërblimin prestigjioz të FIFAs.

Lojtarët janë zgjedhur nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve nga e gjithë bota. Ronaldo vitin e kaluar përfundoi në vendin e tretë, prapa Kaka dhe Lionel Messi, por këtë vit ai është favorit për të fituar shpërblimin, që do të ndahet më 12 janar në Zyrich.

Portugezi pati një sezon të shkëlqyeshëm duke shënuar 42 gola si dhe duke fituar dy trofe, atë të Ligës së Kampionëve si dhe Premierligën.

Xavi dhe Torres po ashtu kishin sezone të shkëlqyeshme, duke arritur tek titulli i kampionit të Evropës, në Euro 2008.

Messi pati një sezon të mirë individual si dhe triumf në Olimpiadën e Pekinit me kombëtaren argjentinase, por ngeci në sukseset me klubin e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top