Fifa: Kosova në pozitën e 173-të, shqipëria mbetet e 66-ta

legjenda

Tetova
FIFA e ka publikuar sot renditjen e përmuajshme për Kombëtaret. Në renditjen e re, Kosova zë pozitën e 173-të, me 112 pikë, duke humbur një pozitë nga renditja e muajit të kaluar.

Djelmoshat e përzgjedhësit Albert Bunjaki më 11 qershor do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 20:45 dhe do të kenë mundësi për ta përmirësuar këtë pozitë në muajin e ardhshëm. Ndërkohë, asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare. Edhe për klasifikimin e muajit maj, kuqezinjtë e Gianni De Biasit, vazhdojnë të mbajnë vendin e 66. Qëndrimi në vend numëro vjen për shkak se kuqezinjtë gjatë kësaj periudhe nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare ose miqësore. Renditja botërore e organit më të lartë të botës së futbollit qëndron po e njëjta edhe për sa i përket vendeve të para. Brazili është skuadra që kryeson, menjëherë pas tyre vjen Argjentina, ndërsa në të tretin është Kombëtarja e Gjermane.169511-CDGrTgG7zF.jpghttp://www.rtklive.com
 

Attachments

  • 169511-CDGrTgG7zF.jpg
    169511-CDGrTgG7zF.jpg
    46.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top