FIFA gëzon Kosovën para ndeshjes me Kroacinë

legjenda

Tetova
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Kroacinë

Anëtari i ri i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur për Kosovën.

“FIFA i ka dhënë leje Zenelit që të luajë për Kosovën. Ne jemi vetëm duke e pritur shkresën zyrtare”, ka deklaruar menaxheri i ekipit të Kosovës, Bajram Shala.

Yllit të ekipit holandez, Heerenveen, i është dashur leja e FIFA-s që të luajë për Kosovën, pasi më herët ka luajtur me ekipet U-17, U-19 DHE U-21 të Suedisë. /Express/
14568076-1812138572395789-2243492419258490526-n_1475586125-4414091.jpg
 
Titulli: FIFA gëzon Kosovën para ndeshjes me Kroacinë

Në përballjen Kosovë – Kroaci që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, mund të ndalohet flamuri kombëtar shqiptar

Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku i Kosovës, Albert Bunjaki, që tha se flamujt e vendeve të treta mund të mos lejohen nga FIFA, shkruan "Shekulli".

“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh trajneri Bunjaki.

Flamuri kuqezi u ndalua, gjithashtu, në ndeshjen e parë debutuese që Kosova zhvilloi ndaj Finlandës.
loro_1475500360-6859993.jpg
 
Titulli: FIFA gëzon Kosovën para ndeshjes me Kroacinë

Kroacia është tronditur para ndeshjes me përfaqësueses e Kosovës, e cila do të luhet me 6 tetor në Shkodër

Ante Cacic, selektori i Kroacisë, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Kosovën. Ai nuk do të mundë të llogaritë në shërbimet e anëtarit të Juventusit, Marko Pjaca.

"Marko Pjaca ka dëmtuar kërcin dhe nuk do të luajë kundër Kosovës dhe Finlandës. Ne i dëshirojmë një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroaciës, përcjell Express.

Në ndeshjen ndaj Kosovës, ekipit kroat do t’i mungojnë edhe Luka Modric, Ivan Rakitic dhe Dejan Loveran. /Express/
ddd_1475587392-6805948.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top