FIFA: Alban Meha në nëntë lojtarët më të mirë të goditjeve standarde

legjenda

Tetova
Duket se futbolli shqiptar ka arritur majat jo vetëm nga ekipi kombëtar, por edhe sukseset individuale që korrin disa shqiptarë. Kësaj herë FIFA ka publikuar listën e nëntë lojtarëve më të mirë të gjuajtjeve të lira, ku krahas Lionel Messit dhe dhe Andrea Pirlos, spikat emri i futbollistit shqiptar Alban Meha.

Në vijim Bota sot, ju tregon renditjen ekzakte të nëntë lojtarëve më të shquar.

Vend i nëntë: Alban Meha
Aktivizohet në ligën e dytë gjermane dhe ka një gjuajtje me precizitet 71%. Ka kaluar edhe Marco Reusin, ndërsa është krenari për ekipën ku luan. Gianni de Biazi s’do e ketë vështirë cilin ta caktojë për goditjet standarde!


Vendi i tetë: Mehmet Ekici
Lojtari turk i Werder Bremenit, Nurnbergut është renditur i teti.


Vendi i shtatë: Rasmus Elm
Mbrojtësi i ligës së parë suedeze, Rasmus Elm, ka përqindje të ;artë të goditjeve në rrjetë me 79% të realizuara.


Vendi gjashtë: Memphis Depay
Mega talenti i Manchester United përveç shpejtësisë shquhet edhe për goditjet standard.


Vendi i pestë: Lionel Messi
S’kishte si të mungojë edhe lojtarë më i mirë i Barcelonës, por jo vetëm. Ndokush ndoshta do priste edhe vend më të lartë.


Vendi i katërt: Juan Arango
Shumë pak i njohur në Borussia Monchengladbach, por FIFA 16 e ka vlerësuar tepër me lojën e tij.


Vendi i tretë: Zlatko Junuzovic
Me 79 goditje standard të realizuara Fifa 16 e ka vlerësuar me vendin e tretë lojtarin e Werder Bremenit.


Vendi dytë: Andrea Pirlo
I vjetër, por lojtari juventin ka marrë vlerësimin e vendit të dytë. Përkundër viteve ai është ndër lojtarët më të mirë të goditjeve standarde.


Vendi i parë: Hakan Calhonglu
Jo Ronaldo, jo Steven Gerrard, por Calhanglu është lojtari më i mirë i goditjeve të lira. Kur godet ai në Bayern Leverkusen, ekipi kundërshtar ndjehet i sigurt: Ai do shënojë!
largea_download1448813734.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top