Policia e Fierit shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë 9-vjeçare mbrëmjen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës”. Mësohet se vogëlushja po qante pranë hyrjes së një pallati, teksa një patrullë e policisë iu afrua. Në momentin e afrimit të policisë, një 22-vjeçar, i identifikuar si Kristiano Binjaku u konfrontua me policinë.
Mendohet se qëllimi i 22-vjeçarit ka qenë rrëmbimi i vogëlushes. Por policia arriti ta neutralizonte Binjakun, duke e dërguar më pas në komisariatin e policisë. Policia bëri verifikimet e nevojshme për të miturën dhe njoftoi familjarët e saj, të cilët mbërritën gjithashtu në komisariat.
Tahiri përgëzon efektivin: Shembull për Policinë e Shtetit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Tahiri, i cili ka komunikuar me efektivin që parandaloi rrëmbimin dhe familjarët e vajzës.
Ministri falënderoi përmes një statusi në “Facebook” punën e efektivit të policisë, duke e cilësuar atë si shembull për të gjithë punonjësit e forcave blu.
“Sapo pata kënaqësinë dhe nderin të telefonoja për ta falënderuar personalisht inspektorin e rendit të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier, z. Bledar Naçi për kurajën dhe vendosmërinë e treguar në parandalimin e rrëmbimit të një vajzë të mitur në qytetin e Fierit.
Nuk kam fjalë të përshkruaj shqetësimin e të ëmës së vajzës së vogël. Komunikova personalisht dhe ndjeva frikën e prindit, por edhe kërkesën për drejtësi në çdo fjalë të saj.
Fatmirësisht, një tragjedi u ndalua falë Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. Djem si ti i bëjnë nder policisë dhe na japin shpresën se ky vend mund të bëhet vërtet vendi ku mbizotëron paqja, forca e ligjit dhe drejtësia. Krenar për ty dhe djemtë e Policisë së Shtetit!”, shkruan Tahiri.
/Shekulli