Fier, “Goma e shpuar” arreston dy hajdutë makinash

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Fier - Policia e Fierit arriti të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Goma e shpuar” duke arrestuar dy të rinj, të cilët brenda pak ditësh kishin vjedhur katër makina.
Lajden Hazizi, 18 vjeç, dhe bashkëmoshatari i tij Gazmend Muskaj, të dy banorë të fshatit Kreshpan të Komunës Cakran, janë vënë në pranga në kushtet e flagrancës nga strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.

Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, janë pikasur prej policisë fierake në rrugën nacionale Ura e Mifolit–Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, në afërsi të fshatit Fitore.
*start*
 

Attachments

  • makina_te_vjedhura1.jpg
    makina_te_vjedhura1.jpg
    12.5 KB · Shikime: 2
Back
Top