Fibromialgjia

PiNkY

Anëtar i Nderuar
اfarë është fibromialgjia?

Fibromialgjia është një sëmundje e cila shkakton dhimbje dhe lodhje të muskujve. Njerëzit me fibromialgji kanë “pika të ndjeshme” në organizëm. Pikat e ndjeshme janë vende specifike në qafë, kraharor, shpinë, vithe, krahë ose këmbë. Këto pika shkaktojnë dhimbje kur në to bëhet presion.

Njerëzit me fibromialgji po ashtu mund të kenë simptoma të tjera, si:

• Probleme gjatë fjetjes
• Shtangësi të mëngjesit
• Kokëdhimbje
• Periudha të dhimbshme menstruale
• Shpim ose mpirje në duar dhe shputa
• Probleme me të menduarit ose memorien.

Personi mund të ketë edhe dy ose më shumë lloje të sëmundjeve me dhimbje kronike të cilat bashkekzistojnë. Sëmundje të tilla mund të jenë sindroma e lodhjes kronike, endometrioza, fibromialgjia, sëmundja inflamatore e zorrëve, cistiti intersticial, disfunksioni i nyjës temporomandiburare dhe vulvodynia. Nuk është e ditur nëse këto sëmundje kanë ndonjë shkaktarë të përbashkët.

Kush preket nga fibromialgjia?

Shkencëtarët vlerësojnë se fibromialgjia prek rreth një deri në dy për qind të popullatës mbi moshën 18-vjeçare. Mbi 80 për qind të njerëzve të diagnostikuar me fibromialgji janë femra. Megjithatë, meshkujt dhe fëmijët po ashtu mund ta kenë këtë sëmundje. Shumica e njerëzve diagnostikohet gjatë moshës së mesme.

Njerëzit me sëmundje të caktuara po ashtu mund të jenë më të prirë për të zhvilluar fibromialgjinë. Në këtë grup përfshihen:

• Artriti reumatoid
• Lupus eritrematosus
• Spondiliti ankilotik (artriti i shpinës).

Femrat të cilat kanë anëtar familje me fibromialgji mund të jenë më të prira të preken nga kjo sëmundje.


اfarë e shkakton fibromialgjinë?

Shkaktarët e fibromialgjisë nuk janë të njohur. Mund të ketë disa faktorët të cilët janë të përfshirë në shfaqjen e këtij problemi.

Fibromialgjia ka lidhje me:

• Ndodhitë stresuese ose traumatike, si aksidentet me veturë;
• Lëndimet e përsëritura;
• Gjendje e keqe shëndetësore;
• Sëmundje të caktuara.

Fibromialgjia po ashtu mund të paraqitet edhe si e vetme, pa sëmundje tjera shoqëruese ose pa ndonjërin prej faktorëve që nxisin paraqitjen e saj.

Disa studiues mendojnë se një ose disa gjene mund të jenë të përfshira në shkaktimin e fibromialgjisë. Gjenet mund ta bëjnë një person të reagojë më shumë në gjëra të cilat për njerëzit tjerë nuk do të ishin të dhimbshme.


Si trajtohet fibromialgja?

Fibromialgjia mund të jetë e vështirë të mjekohet. ثshtë e rëndësishme të gjesh një mjek i cili është i familjarizuar me sëmundjen dhe trajtimin e saj. Shumë mjekë familjarë, internistë të përgjithshëm, ose reumatologë mund ta trajtojnë fibromialgjinë. Reumatologët janë mjekë specialistë për të trajtuar artritin dhe sëmundjet të cilat prekin nyjat dhe indet e buta.

Trajtimi i fibromialgjisë shpesh kërkon punë ekipore. Ekipi mund të jetë mjeku juaj, fizioterapeuti dhe mbase ndonjë punëtor tjetër shëndetësor. Klinika e dhimbjeve ose reumatologjike mund të jetë një vend i mirë për të marrë trajtimin e duhur.

اfarë mund të bëni që të ndjeheni më mirë?

Ka shumë gjëra të cilat mund t’ju bëjnë juve të ndjeheni më mirë nëse vuani nga fibromialgjia. Disa prej hapave që mund të merrni janë:

• Të përdorni barna të përshkruara nga mjeku
• Të flini mjaftueshëm
• Të stërviteni
• Të hani me rregull dhe ushqim të shëndetshëm
• Të bëni ndryshime në punë, nëse është e nevojshme dhe e mundshme.


/Mjeku.Net/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top