Shiko fotografinë 1791181
Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen, ose tkurren vetvetiu Nëse zgjidhni mos të bëni operacion, është e rëndësishme të monitoroni fibroadenomat, duke bërë eko të gjirit herë pas here
Nga Blertina Koka
Fibroadenomat janë tumore të ngurta, beninje (jo kanceroze) të gjirit që shfaqen më shpesh tek vajzat adoleshente dhe femrat nën moshën 30 vjeçe. Mund ta përshkruani fibroadenomën si një masë e ngurtë, e kufizuar mirë dhe e butë në prekje. ثshtë një formacion në gjoks që mund të ndihet lehtësisht poshtë lëkurës, por që zakonisht nuk sjell dhimbje.
Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen ose tkurren vetvetiu. Ato janë gjendra të gjirit më të përhapura tek femrat e reja. Simptomat: Fibroadenomat janë masa ose gjendra solide të gjirit që zakonisht: Rrethohen nga vija të dallueshme; Lëvizin lehtësisht; Të ngurta ose kockore; Të padhembshme. Kur e prekni gjirin, mund të ndieni sikur keni një mermer brenda lëkurës.
Mund të keni një ose disa fibroadenomë. Ato ndryshojnë në madhësi, duke filluar nga shumë të vogla (mund të zbulohen vetëm me mamografi ose eko gjiri), deri në 8 centimetra ose më shumë.
Kur duhet të shkoni tek mjeku
Edhe tek gratë që janë në gjendje të mirë shëndetësore indet normale të gjirit shpesh duken si gjendra. Nëse vëreni ndryshime në gjoks, ose një gjendra të re që fillon të rritet dhe ndryshon me kohën, lini një takim me mjekun.
Shkaktarët
Nuk dihet saktësisht çfarë i shkakton fibroadenomat, megjithatë ekspertët mendojnë se lidhen me hormonet riprodhuese. Ato shfaqen më shpesh gjatë viteve riprodhuese, mund të zmadhohen më shumë gjatë shtatzënisë ose kur përdorni terapi hormonale, ose mund të tkurren pas menopauzës, kur fillojnë të ulen nivelet e hormoneve.
Ndërlikimet
Shumica e fibroadenomave nuk janë të rrezikshme. Por, ka raste kur rreziku për zhvillimin e kancerit rritet në mënyrë të konsiderueshme kur ato përmbajnë ciste anormale ose inde të ngjeshura, të patejdukshme.
Përgatituni për një takim me mjekun
Duhet të bëni një vizitë tek mjeku i familjes ose gjinekologu. ثshtë mirë që të përgatiteni për këtë takim duke ditur këto informacione: اfarë mund të bëni. Kujdes me kufizimet para takimit: Kur lini një takim, pyeteni mjekun nëse duhet të bëni ndonjë gjë më parë, për shembull nëse duhet të ndiqni një dietë më strikte. Tregoni për të gjitha simptomat që keni përjetuar, përfshirë edhe ato që nuk kanë lidhje me ndryshimet në gjoks. Tregoni për detaje personale, si sëmundjet e mëparshme ose gjendjen shëndetësore aktuale.
Bëni një listë të të gjitha medikamenteve (përfshirë edhe vitaminat ose suplementet) që po merrni. Merrni një pjesëtar familje ose shoqe me vete, nëse keni mundësi. Ai /ajo mund t’ju rikujtojë diçka që e keni harruar. Shkruani më parë pyetjet që duhet t’i bëni mjekët, duke i renditur sipas rëndësisë. Disa nga pyetjet më të domosdoshme që duhet t’i bëni mjekut janë: اfarë mendoni se mund të jetë kjo gjendër? اfarë testesh duhet të bëj? A duhet të bëj ndonjë përgatitje paraprake për to? اfarë trajtimesh ofrohen aktualisht për to? A keni ndonjë broshurë apo artikull të shkruar në lidhje me fibroadenomës. اfarë uebsajtesh me rekomandoni?
Mos hezitoni të bëni edhe pyetje të tjera që mund t’ju vijnë në mendje gjatë takimit. Pyetjet që mund t’ju shtrojë mjeku:Kur e keni vënë re gjendrën? A është zmadhuar që nga ai moment?A ndryshon madhësi gjëndra gjatë periudhës së ciklit menstrual? A ka pasur apo ka ndonjë nga pjesëtarët tuaj të familjes probleme me gjoksin? A është gjëndra e butë apo e dhimbshme? A keni rrjedhje nga thithka e gjoksit? A ka vuajtur ndonjë i afërm i juaji nga kanceri në gji? A keni bërë ndonjëherë mamografi? Nëse po, kur?
Teste dhe diagnoza
Gjatë ekzaminimit fizik mjeku do të kontrollojë gjirin si për gjendrat, ashtu edhe për probleme të tjera. Në varësi të moshës tuaj ose karakteristikave të gjëndrës, mjeku mund t’ju rekomandojë një ose disa nga këto testet e mëposhtme: Mamografi diagnostikuese: Mamografia përdor rreze X për të krijuar një pamje të pjesës së dyshimtë në indin e gjirit. Fibroadenoma zakonisht shfaqet në mamogramë si një masë e gjirit me anësore të buta dhe të rrumbullakëta, të dallueshme nga indet rrethuese të gjirit. Eko të gjirit.
Nëse jeni nën 30 vjeç, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni eko të gjirit në vend të mamografisë, për të matur gjendërr e gjirit. Indet e forta të gjirit tek femrat e reja e bëjnë më të vështirë interpretimin e mamogramës. Nëse jeni më të reja se 30 vjeçe dhe mund të ndieni një gjendër në gjoks, bëni fillimisht një eko gjiri që përcakton madhësinë e gjëndrës dhe më pas mund të bëni mamografinë për një kontroll më të imtësishëm të gjirit.
Ekoja e gjirit mund të ndihmojë mjekun të përcaktojë nëse gjëndra e gjirit është e ngurtë ose e mbushur me lëngje. Masa e ngurtë ka më shumë mundësi që të jetë fibroadenomë, ndërsa masa fluide mund të jetë cist. Nëpërmjet një age të hollë, që shpon gjirin, mund të nxirret përmbajtja në gjëndrën e gjirit. Nëse rrjedh lëng, ka shumë mundësi që gjëndra të jetë cist. Biopsi– Bazuar tek ekzaminimi fizik dhe pamjet e siguruara nga mamografia, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një biopsi. Ky test përdor një agë më të madhe se ajo e përdorur në testin më sipër për të mbledhur mostra të indit nga gjëndra dhe analizohen pastaj në laborator.
Trajtime dhe ilaçe
Në shumë raste fibroadenomat nuk kanë nevojë për trajtim. Megjithatë, disa gra zgjedhin që t’i heqin këto masa beninje me anë të kirurgjisë për të qenë më të qeta.
Si mund të menaxhohen pa ndërhyrje kirurgjikale
Nëse mjeku është plotësisht i sigurt që gjendra e gjirit është fibroadenomë – bazuar tek rezultatet e ekzaminimeve klinike të gjirit, testet imazherike dhe biopsia – mund të mos keni nevojë për operacion. Mund ta shmangni operacionin sepse: Operacioni mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e gjoksit. Fibroadenomët me raste tkurren se zhduken vetvetiu. Gjiri ka disa fibroadenomë që janë statikë, domethënë nuk kanë ndryshuar madhësi në çdo eko gjiri që keni bërë. Nëse zgjidhni mos të bëni operacion, është e rëndësishme të monitoroni fibroadenomat duke bërë eko gjiri herë pas here, në mënyrë që të shikoni nëse kanë ndryshuar formë ose madhësi. Nëse i vëreni këto të fundit, mund të merrni në konsideratë operacionin.
Operacioni
Mjeku mund t’ju sugjerojë që të hiqni fibroadenomën nëse një nga testet – ekzaminimi klinik i gjirit, testi imazherik ose biopsia – nuk rezulton normal. Procedurat për heqjen e fibroadenomëve janë: Biopsia ekscizionale – kirurgu heq një pjesë nga indi i gjirit dhe e dërgon në laborator për të kontrolluar për kancer. Krioablatzon – ثshtë një opsion tjetër i biopsisë ekscizionale, ku mjeku fut një pajisje të vogël nëpërmjet lëkurës tek fibroadenoma. Në këtë rast përdoret një lloj gazi për të ngrirë indin. Disa fibroadenomë janë shumë të mëdhenj për t’u ngirë dhe kjo procedurë përdoret vetëm nëse diagnoza është e sigurt. Edhe pas heqjes së fibroadenomës, ekziston mundësia që të shfaqen masa të tjera beninje. Gjendrat e reja të gjirit duket të kontrollohen me anë të ekove të gjirit, mamografive dhe biopsisë, për të përcaktuar, nëse gjendra është fibroadenomë apo kancer.shekulli