Nëse keni menduar se Tributo Ferrari është versioni më "i trentë" i Fiat 500, jeni mashtruar.
Shtëpia automobilistike gjermane “Hamann” ka paraqitur versionin e vet të Fiatit të vogël. Ai ka 265 kuaj fuqi dhe pamje të një luftaraku të rrugës. Nga motori 1.4 litërsh me benzinë janë nxjerrë hiq më pak se 265 kuaj fuqi me 5.630/min dhe moment rrotullimi prej 348 Nm me 4.200/min.
Performansat tani për tani nuk janë publikuar, mirëpo është e qartë që Fiati i vogël do të mund të shtyhej me automjetet shumë më të fuqishme dhe më të shtrenjta.
Pos motorit Hamann ka ndryshuar gati krejtësisht edhe komponentët tjerë të automjetit.
Hamann do t’i publikoj specifikat dhe çmimet pas përfundimit të automjeteve i cili po mbahet këto në Frankfurt të Gjermanisë.
*telegrafi*