Festohen Krishtlindjet ne Kosoven e pavarur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
krishtlindjet-kosove.jpg

Të gjithë besimtarët katolikë në Kosovë kanë kremtuar Krishtlindjet.Mesha kryesore është mbajtur në mesnatë në katedralen "Zoja Ndihmëtare" në Prizren. (UPDATE) Me këtë rast Ipeshkvi i ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me dëshirën për paqe dashuri, mirëkuptim e tolerancë mes njerëzve.

Ceremoni e ngjashme është zhvilluar edhe në kishën Shendou në Prishtinë, ku të gjithë besimtarët katolikë shënuan festën e lindjes së Krishtit.

Mesazhe urimi për nderë të Krishtlindjeve kanë dërguar udhëheqës të institucioneve, lider të partive opozitare dhe personalitete të tjera vendase e ndërkombëtare.

Nëpërmjet një komunikate për media, presidenti Fatmir Sejdiu ,ua ka uruar qytetarëve të vendit, Papa Benediktit XVI dhe Ipeshkëvit të Ipeshkëvisë së Republikës së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, festën e Krishtlindjes.

Mesazhe urimi ka dërguar edhe kryeministri Thaci duke kujtuar se këto janë Krishtlindjet e para që festohen në Kosovën e Pavarur. Ndërkaq kryeparlamentari Jaku Krasniqi duke vlerësuar arritjet e popullit shqiptar ka thënë se ky popull ka arsye t'i kremtoj këtë vit krishtlindjet, duke uruar që në Kosovë të mbretërorjë paqja,lumturia dhe tolerance. TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top