Ushqim dhe pije, ose vetëm pije pa limit, ofertat në qendër të qytetit nisin nga 3500 lekë
Lorina Mixha
Pema e Krishtlindjeve dhe zbukurime dekorative, te vendosura nga Bashkia e Tiranes ne sheshin Skenderbej Më datë 30 dhjetor është thuajse e pamundur të gjesh vende në restorant apo në lokale nate. Për të kaluar jashtë festën e fundvitit duhet të paguash çmime të kripura. Edhe pse raportohen nivele të larta të papunësisë, probleme ekonomike të familjeve shqiptare apo ulje të nivelit të të ardhurave për shkak të krizës, për të festuar kryeqytetasit e kanë gjetur zgjidhjen, e kanë gjetur mënyrën për të paguar ahengun e Vitit të Ri.
Deri dje, më 29 dhjetor, asnjë nga lokalet e qendrës me tre apo më shumë yje nuk të jep garanci për të lënë mënjanë një tavolinë apo një ambient në banakun e lokaleve dhe hapësirë në restorante.
Mbi 90 për qind e mjediseve janë prenotuar.
Kryeqytetasit në këtë natë janë ndarë në dy grupe, familjarët që kërkojnë të festojnë në restorante dhe të rinjtë në konsumues të produkteve të alkoolit që, pavarësisht çmimeve të kripura, sërish duan të festojnë dhe nisen drejt ambienteve ku kanë rezervuar pas mesnatës.
Dëshira më e madhe për familjarët si alternativë për të festuar ndërrimin e viteve është prenotimi në restorant, ku baza është kuzhina dhe pjatat e përgatitura nga shefat enkas për këtë mbrëmje.
Ofertat për prenotime kanë nisur që në javën e dytë të dhjetorit, mesatarisht çmimet e restoranteve nga më të njohurit tek ata më pak të famshmit, fillojnë nga 3500 lekë të reja, në 5 mijë lekë të reja. Por ka çmime që variojnë deri në 7 mijë lekë apo edhe më shtrenjtë për një person. Restorantet ofrojnë gatimet, ushqimin bashkë me pijet. Menyja është e pasur me disa lloje antipastash, produkte tradicionale, por edhe alternativa të ushqimeve të importuara nga kultura mesdhetare.
Kërkesa më të mëdha ka pasur për ato restorante që ofrojnë produkte me bazë mishin dhe më pak për ato që kanë bazë peshkun.
Ndërkohë që pub-et, lokalet e natës apo edhe thjesht lokalet që do të improvizojnë festë nëpërmjet kontraktimit të një DJ e kanë shitur vendin e tavolinës duke nisur nga 1500 lekë personi me një pije brenda. Kryesisht në qendër, apo në zonën e preferuar të ish-Bllokut, prenotimet kushtojnë mesatarisht 4 mijë apo 5 mijë lekë personi. Këto para paguhen për të rezervuar një karrige dhe për të pirë pa limit pije të të gjitha llojeve nga birra, vera, kokteje apo pije energjike. Pub-e apo klube me muzikë live e kryesisht ata që kanë marrë këngëtarë të njohur e kanë “shitur” ofertën për të festuar në natën e ndërrimit të viteve deri në shtatë mijë lekë personi.
Në baret më pak të njohura apo në lokale që konsiderohen më pak të frekuentuara gjatë fundjavave të zakonshme, çmimet janë më të lira, por edhe atje për të hyrë për të zënë një vend apo për të rezervuar një tavolinë duhet të paguash minimumi një 1500 lekësh vetëm për t’u futur brenda.
Hyrja kudo bëhet e lirë dhe secili paguan për produktet që konsumon pas orës 03:00 të mëngjesit apo edhe më vonë, ndërkohë në lokale tepër serioze apo me çmime të shtrenjta, i tërë mjedisi do të jetë i prenotuar, nuk do të lejohet hyrja as pas orës 03:00, përveç personave që kanë paguar dhe kanë rezervuar më parë.
G.shqip