Festa e Tales (Lezhe)

BeniT

Donatorë
Pershedetje te nderuar . vellezer, motra , miq dhe dashamire, bashkefshatare , bashkeqytetare, dhe bashkekombas.
Me ane te ketij grupit , dua te ju prezantoj , ose me mire te themi te ju vej ne djeni per nje iniciative timen personale , qe per vite me rralle ka qene nje enderr e imja. Por qe me ndihmen tuaj , Komunes se Shenkollit, , te Bashkise se Lezhes, , kete enderr ta bej, ose me mire ta bejme realitet.

Atehere behet fjale per nje feste verore nje javore e cila do te zhvilohet ne bregdetin e Tales cdo vit ne muajin gusht, pak shume te themi mes dates 10 dhe 20 gusht, mqns sic e dini ai eshte fluksi me i madh i kthmit te rrefugjatve ne atdhe.
Mqns Zoti , Natyra na fali nje bregdet te mrekullueshem . atehere perse mos ta shfrytezojme ne favor te komunitetit tone.
Siç jeni ne dijeni edhe ju shumica e jone jetojme ne kurbet sa ne nje cep ne nje cep tjeter te botes. Dhe fatkeqesisht jemi ndare per se gjalli, nuk njohim me as nipa dhe mbesa , as kusherinje , as fqinje dhe as shoke. Pra krijimi i kesaj feste do te jete nje ribashkim , nje ritakim i joni , nje rikthim ne rrenjet tona , nje kujtese qe mos te harrojme , gjuhen , zakonet , dhe traditat tona. qe femijet tone ti trashegojne ne vite dhe shekuj.
Ti tregojme te gjithve, fisnikerine , bujarine , burrerine , rrespektin , dhe dashamiresine e Tales.
Nqs e mbani mend dikur njiheshim shume mire mes nesh , dhe mes fshatrave perrreth, kurse sot me veshtiresi qe njohim pragun e deres.
A nuk do te ishte kjo feste dicka e mrekullueshme per te gjithe ne ? Jam shume i sigurt qe per te gjithe ne do te jete dicka teper e vlefshme.
Besoj qe te gjithe nga ju i ka marre malli te takoje nje shok shkolle , nje shok te lagjes, nje kusheri , qe mund te keni vite qe nuk e keni takuar.
Pra ky do te jete nje shanc me teper per ta takuar.
Per ata qe jetojne ne kurbet mbas 358 diteve pune , a nuk mund te ja lejojme vetes 7 dite qetesi , 7 dite takime mes shoqerise , mes tingujve te kengeve, mes gallates, mes sporteve etj etj . besoj qe secili nga ne mund te ja lejojme.

Tani do te ju shpejegoj sesi do te funksionoje kjo feste.

1) Ne kete feste do te kete veprimtari te ndryshme sportive, si futboll, volejboll, hedhje , gjyleje , etj etj , gje qe do te diskutohet mes nesh, ne ditet dhe muajt qe vijojne.
2) Do te kete muzike popullore dhe te lehte.

3) Do te kete humor etj etj.

4) Do te kete konkurse te ndryshme.
Ku te gjithe mund te marrin pjese.

Pra me pak fjale do te jete nje feste familjare, per te vegjel dhe te vjeter .
Nqs e mbani mend dikur kur beheshin turne ne futboll mes lagjeve , Qender , Tale 1 , Tale 2. Gryke Lumit , etj etj .
Pra do te kete perseri nje gje te tille.

Atehere te dalim ne disa gjera te tjera.
Se si do te zhvillohet kjo feste .
Mbase vitin e pare nuk do te kemi mundesi te hapim nje taverne, qe ata qe jane prezent te hane dhe te pine , dhe pse jo edhe njerez te ardhur nga fshatra te tjere apo , nga qytete te tjera.
Por ne vitet ne vijim aktiviteti , do te zgjerohet , do te sigurojme disa tavolina , karrige etj etj dhe do te bejme nje tip restoranti , ku mund te hahet ndaj nje pagese shume te arsyeshme.
Ku ushqimet do te merren direkt te fresketa nga fshati , zarzavatet, frutat , bylmeti , alkoli do te merret po nga Talexhite.
Por dua te ve ne dijeni , qe e gjithe puna per te organizuar kete feste do te jete absulutisht vullnetare.
Asnje nga ne nuk do te marre asnje qindarke.
Nqs do te kemi fitime monetare, ne vitet ne vijim , te gjitha keto fitime d te shkojne ne favor te Shkolles, Kopshtit , اerdhes , Ambullances , apo mirembajtes se rrugeve, te Tales.
Ne te gjithe se bashku duhet ti kushtojme pak ore per te organizuar kete feste .

Ne do te kerkojme ndihme nga Komuna e Shenkollit apo ku te jete e mundur per fonde , per te mbeshtetur kete feste.

Une personalisht kam kontaktuar Kryetarin e Bashkise se Lezhes , Zoterine Viktor Tushaj.
Dhe ai me ka kthyer nje pergjigje pozitive , dhe mbeshtet iniciativen time . me poshte po hedh mesazhin e Zotit Tushaj.

"Arben miredita.
Jam i kenaqur qe keni marre nje inisiative te tille, pasi festa te tilla promovojne cdo gje te mire qe ne si popull dhe komb kemi. Do te jete mire qe te angazhohet fuqishem edhe komuna Shenkoll, pasi eshte edhe ne interesin e saj. Mua me keni mbeshtetje per cdo inisiative te mire qe do te merrni ne kete drejtim. Te fala dhe pune te mbare"
Kryetari i Bashkise Lezhe
.

Pra une tani dua nje organizim te fuqishem prej te gjithve , dua qe kete iniciative te ja beni te ditur kujdo qe njihni , qofte ne boten e internetit , dhe ne jeten e perditshme.

Per çdo lajm do te jemi ne kontakt me njeri tjetrin.
Mund te me kontaktoni , me e-mail , skype, ose me telefon, ne cdo moment.

Me respeket
A.T
Toronto Kanada.
04 Nentor 2009

E solla kete artikull ketu . ne rralle te pare per te ju ftuar edhe ju . nqs keni mundesite edhe deshiren.
Dhe ne rralle te dyte . qe edhe ju nqs keni mundesi beni nisma te tilla. Nisma te tilla jane vetem ne dobi te kombit. dhe te jeni te sigurt qe do te keni mbeshtetje te plote nga te gjithe njerezit qe ju rrethojne , qofte ato zyrtare dhe jozyrtare.


Nqs keni deshire te beheni antari i ketij grupi ne Facebook , mund te ndiqni linkun e meposhtem.

Festa e Tales ( Sofra e Tales) | Facebook
 
Redaktimi i fundit:
Me pelqen si ide dhe te pergezoj per insiativen ...une dhe pse jam ne Vl do kisha dashur te beja dicka per kete ide, pavarsisht se nuk do le asnje feste te saj pa humbur !
 
Iniciative e shkelqyer dhe mendoj se kjo gje do behet dicka e mrekullueshme pas disa vitesh do jete 1 feste e njohur ne mbare vendin un jam dakort kur duhet ndihme ne gusht vij te te ndihmoj per sistemim apo dicka tjeter mjaftion te lajmerosh :)
 
urime per kete incjative qe ke mar uroj qe gjithcka te shkoj mire dhe endra te realizohet life is all about to climbe..uroj te arrish atje kudo ki besim tek vetja dhe vazhdo ate ender qe ke ndermar dhe do ja dalesh leri menjean dhe ignori fjalet e vepritmet e tjereve....suksese dhe uroj qe radhes tjeter te na shkruash qe ke arrit deri diku ..vetem kjo me ngelet te them dhe t euroj pasi ndodhem larg ne londer dhe kjo fjal dhe urim na bashkon te japim kurojon besoj te mjaftoj kjo gje...flm
 
une jam njeri cka do te vi nga maqedonia jam i sigurt per nje gje te till dhe ardhja ime do te sjelle edhe shoket e skuadres cka luajm futbolle do te argetohemi sa qe te mundemi por une dia nje sigurim se valle ka hotel ku do te munde te qendrojm per ate kohe te caktuar dhe mose te endemi rrugeve ose te fleme ne vetura dua nje shpjegim per kete aspekt
 
Pe: Festa e Tales (Lezhe)

Pergezime per punen dhe tamahin ...
 
Back
Top