Festa e Kurban Bajramit. Falet namazi në sheshin “Skënderbej”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Festa e Kurban Bajramit. Falet namazi në sheshin “Skënderbej”

1504247257namazi.jpg


Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së premtes në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit.

Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.

Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. E për t’ju përmbajtur kësaj fryme solidariteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur që drekën e Kurban Bajramit ta shtrojë për të moshuarit që jetojnë në azilin e pleqve në Tiranë.

/ Top Channel
 
Sa turp te besh gjera te tilla para statujes se gjergjit !!@
Do i ken levizur eshtat aty ku i prehen !
Paradokset shqiptare vazhdojn te me cuditin ! !!
 
Gezuar!
Qofshin zemrat e te gjitheve ne te gezuar e te qeta!
P.s.Qindra ishin ne rresht te pare o top channel se ne shesh ishin me mijera :P ?
 
Gezuar Kurban Bajramin....Paqe e qetsi ne zemrat e atyre qe kan shume zili.
 
Urime Kurban Bajrami te gjitheve ne kete forum ! Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi shpirterat tuaj te bekuar .
 
nuk di cka te uroj... ne keto kohe çfare jemi duke perjetu si popull musliman qe jemi....

Zoti i drejtofte boten e armiqve tane, se nuk po na len te qetë neve veq ne baze te besimit qe kemi... ama nje gje e di, se nuk eshte duke shku keshtu si kan fillu ndaj nesh.
 
Back
Top