Fertilizimi InVitro

sensuu

sweet
V.I.P
Fertilizimi i vezëve te gjitarëve in vitro ka një histori që shkon mbrapa deri në fillim te shek.XX. Analizat ne embrione te brejtësve në kultura me kohë të shkurtër hapën një prespektivë të re kërkimesh në embrionet humane in vitro.

Kjo fazë e kërkimit bëri më 1930 që Pincus dhe kolegët e tij, Enzmann dhe Saunders, në fillim të merrnin vezët e pazhvilluara të lepurit nga folikujt e tij në kulturë dhe zbuluan se duheshin 12 orë për maturimin e tyre. Ata gjithashtu studiuan edhe vezë humane dhe përshkruan rezultate të ngjashme mbi kohën. Këto të dhëna mashtruan studiuesit e tjerë të cilët inseminuan vezët pas 12 orësh në kulturë dhe dështuan në arritjen e fertilizimit.

Një zhvillim i ri në kërkime filloi në fillim të 1950, kur Edwards përfundoi PhD e tij në zhvillimin gjenetik në minjë. Studimet e tij në maturimin e oociteve dhe fertilizimin in vitro u mbështetën në identifikimin e diakinezës dhe metafazës-2 si tregues madhor për vazhdimësinë e maturimit të vezëve. Vezët e minjve dhe brejtësve të tjerë u nevojiteshin 12 orë ne kulturë por vezët humane u panë se këkonin më shumë kohë.

Në këtë kohë, Edwards gjithashtu punoi me John Paul dhe Robin Cole në Glasgow dhe krijuan qelizat e para burimore emrbrionale në botë, duke përdorur embrionet e lepurit nga stadi 2-qelizor në blastocist. Qelizat e masës së brendshme u ndanë pafundësisht in vitro për 200 ose më shumë gjenerata. Kur blastocisti u ruajt i paprekur, trofektoderma formon një dysheme të hollë e cila lejon një sipërfaqe ku qelizat e masës së brendshme të diferencohen në çdo ind të trupit.

I magjepsur nga prospektiva terapeutike e këtyre qelizave burimore, Edwards u përqëndrua në maturimin e oociteve humane in vitro për ti fertilizuar ato in vitro dhe për të marrë embrione humane për qëllime të ndryshme. Më në fund, u pa se oocitet humane kërkonin 37 orë në kulturë për tu maturuar plotësisht, gjë që tregon se inseminimi duhet bërë pas 35-40 orësh për të arritur fertilizimin (Edwards, 1965).

Duke përdorur kushte strikte kulture të bazuara në studime më të hershme nga Whitten, Biggers dhe Ham, dhe duke punuar më së shumti me studentët e PhD në Cambridge, vezët humane fertilizoheshin, në bashkëpunim me Barry Bavister, pa nevojën e kapacitimit të spermës më 1969 (Edëards et al., 1969).

PGD ( diagnoza gjenetike para-inplanuese) u krye më në fund tek lepujt më 1968, duke punuar me Richard Gardner i cili gjithashtu shpalli se si një qelizë e vetme burimore e marre nga masa qelizore e brendshme, e injektuar në blastocistin marrës, mund të kolonizonte të gjitha indet në embrionet ‘kimer-ike’ që vinin si rezultati saj. Teoritë në origjinën e anomalive kromozomike në embrionet u formuluan gjithashtu në këtë periudhë.

Të dhënat në kohëmatjen e oociteve humane in vitro treguan se gratë ovulonin 37 orë pas-HCG. Edwards ishte tashmë i drejtuar nga faktorë të shumtë që përfshinin zbulimin e incidencës shumë të lartë të infertilitetit njerëzor, prospektiva e pafund terapeutike e qelizave burimore humane, mundësia e PGD, dhe një vendosmëri për të sjellë shkencën, mjeksinë dhe etikën në konceptimin human.

Fatmirësisht duke lexuar për punën në laparoskopi të Patrick Steptoe, u pa hyrje e lehtë në folikujt e ovareve për të aspiruar oocitet e tyre. Fillimisht, fillesa e rupturës së folikujve dhe ovulimi në gra i ndihmuar me HMG dhe HCG u parashikua për 37 orë në kulturë, dhe oocitet humane aspiroheshin më herët nga folikujt e tyre. Kundërshtimet etike ndaj rritjes në kulturë të embrioneve humane ishin të shumta, dhe konceptet e IVF, PGD dhe qeliza burimore u kundërshuan me përbuzje; në një fazë të tillë Edwards kishte vetëm tre ose katër mbështetës në Cambridge.

Të detyruar nga domosdoshmëria klinike, kundërshtimet u thyen ndërkohë që ata u pregatitën për të kultivuar në kulturë embrione humane in vitro. Në mënyrë të habitshme, të gjithë stadet e ndarjes humane deri te blastocisti i ditës së 9 post-fertilizim u arritën në Oldham dhe District General Hospital, ndërkohë që embriologjia humane in vitro parakaloi shpejt rezultatet për të gjithë speciet e tjera gjitare. Etika për IVF human u diskutuan në Nature 1971, duke punuar me Dave Sharpe, një avokat Amerikan (Edwards and Sharpe, 1971). Edwards u kërkoi teratologëve të botës të shqyrtonin rreth risqeve të IVF dhe kulturës in vitro për fëmijët e konceptuar në këtë mënyrë.

I inkurajuar nga ata për të vazhduar, dhe i impresionuar nga mungesa e anomalive në këlyshat e kafshëve që vinin nga embrione të rritur në kulturë dhe në shumë raste të bëra in vitro, blastocistet u transferoheshin nënave të tyre infertile të trajtuara me HMG dhe HCG për të stimuluar maturimin e disa folikujve dhe oociteve. U panë shume probleme endokrine , veçanërisht një fazë luteale shume e shkurtër gjatë cikleve të stimuluara. Duke kapërcyer këtë dobësı luteale me përdorimin e progestagen, Primulot, përfundoi në dështim të plotë të implantimit.

Vetëm kur Ken Bagshawe në Londër bëri të mundur matjen e HCG-së në gjak të pacientëve në Oldham rreth kohës së implantimit, Edwards dhe Steptoe zbuluan se shumë nga pacientët e tyre kishin shtatzani të shkurtër, tani e quajtur shtatzai biokimike, që tregon se embrionet e transferuara nuk kanë mbijetuar në një mjedis defiçent uterin.

Primulot nuk u përdor më dhe të dhëna mbi mbështetjen e shtatzanisë së hershme u përshkruan duke përfshirë clomiphene/HMG, bromcryptine/HMG, dhurimi i oociteve, kriopreservimi i oociteve dhe embrioneve humane, transferimi i parë intra- Fallopian i gametës (GIFT), duke injektuar HCG në mest ë ciklit, dhe në fund duke matur pikun e LH në urinë gjatë ciklit menstrual normal. Veza e vetme e maturuar mund të aspirohet dhe të fertilizohet in vitro. Këto punime rezultuan në fëmijën e parë në botë nga IVF, Louise Brown, i lindur në UK më 25 korrik, 1978, si pasojë e transferimit të një embrioni 8-qelizor (Edwards et al., 1980). Mungonte hapsira për të plotësuar vitet pasardhëse në Bourn Hall.

Këto vite arritën suksese qe nuk ishin menduar më parë me konceptimin e 1000 lindjeve në 8 vite, më shumë se gjysma e bebeve nga IVF në atë periudhë. Midis horizonteve të reja, infertiliteti mashkullor, analiza endokrine të detajuara, analiza të detajuara në incidencën e implantimit, abortit, lindjeve dhe normalitetin e fëmijëve nga IVF, etika e IFV human, dhe takimi i parë ndërkombëtar mbi IVF u raportuan të gjitha nga Bourn Hall përgjatë kësaj periudhe. Jean Purdy dhe Patrick Steptoe vdiqën secili në momente kritike të historisë së IVF.

Shumë nga përmirësimet e vazhdueshme në klinikën e IVF filluan në fillim të viteve 1980. Shëmbuj tregues përfshijnë, zhvillimi i protokolleve të stimulimit të ovareve duke përdorur përbërës të ndryshëm gjatë fazës folikulare, të mesciklit dhe asaj luteale, përmirësimi i kushteve të kulturës embrionale, zhvillimi i ekos transvaginale (që lejon monitorimin e përgjigjes të ovareve, mbledhjen e oociteve pa anestezi gjenerale dhe gjithashtu transferimi i embrioneve në kavitetin uterin), kriopreservimin e tepricës së embrioneve duke çuar në shance shtesë për shtatzani, dhurim oocitesh dhe embrionesh dhe teknika të përmirësuara transferimesh të embrionit.

Në filli të viteve 1990, u zhvillua teknika e ICSI (injektimi intra-citoplazmik i spermatozoidit), pjoner i së cilës ishte Devroey dhe van Steirteghem në Bruksel, Blegjikë.një tjeter hap përpara në po këtë periudhë u bë nga diagnostikimin e mutcionit të disa sëmundjeve specifike në embrionet para implantimit pas amplifikimit të ADN (Handyside et al., 1990).

Pavarsisht rezistencës së madhe të fillimit nga komuniteti mjekësor dhe shoqëria, IVF tashmë ka vendosur vendin e tij menaxhimin klinik të infertilitetit. Indikimet për kryerjen e IVF janë zgjeruar nga okluzioni i tubave të Fallopit te faktorit mashkull, nga subfertilitet i paspjeguar deri te problem i rëndë të mashkullit që duhet ICSI. Shumë shoqëri perëndimore raportojnë tashme se midis 1 dhe 3% e të gjithë fëmijve të lindur janë nga IVF (Fauser et al., 2005).

Asnjë nuk mund të kundërshtoj pohimin se IVF tashmë përfaqëson trajtimin kryesor për infertilitetin, duke rezultuar një kontribut të rëndësishëm të lindjeve në botën Perëndimore. Gjithësesi, ne nuk mund të mbyllim sytë për efektet anësore të praktikës së sotme të IVF, shkalla e lartë e shtatzanive multiple, kosto dhe kompleksiteti i trajtimit dhe, përdorimi i pakët i IVF në vendet jo-perëndimore.

Prej gati 10 vitesh kjo procedure kryhet edhe ne Tirane dhe ne vitin 2011 u krye hapja e nje prej qendrave te IVF me moderne ne Ballkan, ajo e Spitalit Amerikan, duke arritur te jape shkalle suksesi me te larta se ato mesatare te publikuara nga Shoqata Europiane e Embriologjise Humane. Se shpejti keto te dhena do te pasqyrohen edhe ne kongresin e ardhshem te kesaj shoqate ku priten te hapen shume debate por duke e vendosur Shqiperine ne nje nga vendet me terheqes per ket procedure.


Burimi.Mjeket.al
 
Titulli: Fertilizimi InVitro

Me pelqeu tema, po lexoja siper mbi ivf qe ne fillim eshte bere te kafshet e qe sot ka hapur rruge per hibridizime qe jo perhere jane te kenaqshme, shume kafshe qe lindin me defekte gjenetike.
Tek njeriu, eh ka hapur nje rruge mbi zhvillimin e teknologjise per manipulime e modifikime gjenetike qe do fitoje embrioni.

Sa per aplikimin e procedures ne shtetet joperendimore dhe cmimet e larta, ekziston nje mit ne fakt, nuk e di sa eshte i vertete, qe mjeket ne spitalet private me qellim i deshtojne heret e para qe te kene sa me shume fitime nga numri me i madh i vizitave/trajtimeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top