Fenomeni Meta!

Lauri

Anunnak
Berisha humbi! Rama nuk fitoi! PD ra 10%; PS u shtua 0.6%. Forca e vetme politike që tronditi Shqipërinë e 23 qershorit ishte pa dyshim LSI e Ilir Metës. Po çfarë ka ndodhur me LSI? ا‘ka ndodhur me votuesit shqiptarë? Si shpjegohet që forca politike për të cilën u shpik një sistem zgjedhor që supozohej se do ta linte jashtë, e futi brenda duke e bërë në një farë mënyre partinë që përcakton pushtetin në Shqipëri? Si shpjegohet që nga peng i marrëveshjes zgjedhore PD – PS të prillit 2008, LSI ia arriti të mbajë peng të dyja partitë e mëdha bashkë?! Që më shumë se sa nga forca dhe organizimi i tyre, këto dy grupime varen tani nga lëkundjet e LSI dhe qëmtojnë me ankth humorin politik të Ilir Metës?! I dha pushtetin PD më 2009-n duke bashkuar votat me të dhe ia riktheu pushtetin PS, së cilës po ashtu ia kishte humbur falë votave të saj më 2005-n dhe 2009-n! Përtej këtyre konfirmoi se pushteti në Shqipëri do të varet ende dhe për shumë kohë nga pozicionimi i partisë që sot vetëm parti e vogël s’mund të quhet më.
Si shpjegohet që kasandrat politike dështuan në parashikimet për të? LSI mori më 2009-n po aq vota sa më 2005-n. Nuk ra dhe nuk u zhduk; LSI u bashkua me PS më 2007-m dhe PD më 2011-m në zgjedhjet lokale, dhe të dyja fituan. Që në këto zgjedhje, kur të gjithë besonin se do të rrudhej nga pesha e akuzave dhe nga morali i thyer i marrëveshjes me PS, fitoi 200%!? Dhe tashmë është një realitet politik 10-vjeçar. Më i fortë dhe më triumfues se kurrë.
Natyrisht që në këtë situatë, që shumë veta s’i japin dot përgjigje dhe ku shpjegimi nuk është kaq i thjeshtë; në këtë gjendje ku asnjë nga ne nuk thotë dot një argument bindës, një gjë është e sigurt: të pretendosh se LSI i ka blerë votat është të justifikosh një humbje dhe të thjeshtëzosh një fenomen që shkon shumë përtej kësaj. Natyrisht, në Shqipëri ka votë klienteliste; ka votë të blerë dhe votë të trafikuar. Si kudo në Ballkan. Por të kalosh nga 72 mijë vota në 185 mijë, do të thotë të mos shohësh një fenomen që kërkon shpjegim realist.
Tabloja nuk është e plotë dhe analiza s’mund të jetë krejtësisht e saktë, por një seri problemesh mund të nënvizohen që tani.
E para, këto qenë zgjedhjet e para në 22 vitet e pluralizmit në Shqipëri ku dy forcat kryesore politike hynin pa asnjë kartë morale. PS e rrënoi kartën e saj të opozitarizmit falë bashkimit me LSI, pjesë e pushtetit dhe të cilën e kish akuzuar jo pak; PD e humbi moralin që mund të ndërtonte pas ikjes së LSI duke qëndruar në pushtet me votat e 3 socialistëve të zhgënjyer dhe me përfshirjen e tyre në listat e saj elektorale. Madje shkoi në ekstrem kur jo vetëm i përfshiu duke lënë jashtë demokratë, por tentoi t’i reklamonte edhe si një hapje. Një hapje e ngjashme me atë që e çoi Sarkozinë në katastrofë në zgjedhjet lokale të 2009-s, pas përfshirjes në qeveri të Kushnerit.
Në këtë mungesë të kartës morale, aq e domosdoshme për partitë e mëdha, përfitoi LSI, parti e organizuar dhe pragmatiste. Ku morali vdes, fillon pragmatizmi, dhe LSI është më pragmatiste dhe më e kujdesshme se çdo forcë tjetër politike.
E dyta, vota e 23 qershorit qe një votë kundër arrogancës së qeverisjes. Kjo nuk do të thotë thjesht arroganca e disa ministrave. Jo, flitet për një arrogancë më të gjerë, më piramidale. Për arrogancën që shfaqej në sportelet e legalizimeve; në ato të hipotekave; në sjelljet e drejtorëve me mësuesit e nxënësit nëpër shkolla; në arrogancën e deklaratave mediatike e më gjerë. Meta nuk ka qenë kurrë një lider arrogant. Ka shumë gjëra për të cilat mund ta kritikosh, por historia e tij është ajo e një njeriu politik të rritur falë dëgjimit dhe begenisjes së gjithkujt, një dimension që shumë veta e humbasin në Shqipëri në momentin që ngjiten në pushtet. LSI ka punuar shumë me klientelizmin dhe klientelizmi është në thelb e kundërta e arrogancës.
E treta, Ilir Meta përfitoi nga fushata e shurdhët e PD ndaj tij dhe as vetë nuk e acaroi atë. Meta ishte i vetmi që u shfaq si një lider i vërtetë, paqësor dhe i gatshëm për të ndërhyrë mes palëve dhe për t’i paqtuar ato në interes të Shqipërisë, siç ndodhi me miratimin e tri ligjeve. Tensionet qenë një dimension i munguar i tij dhe me gjasë këto luajtën jo pak rol.
E fundit, Ilir Meta e krijoi dhe e nguliti idenë që LSI do të jetë sërish në pushtet; me të majtën apo të djathtën, dhe me këtë mënyrë u dha një justifikim pragmatist të gjithë atyre që donin një strehë për të qëndruar sërish pranë pushtetit.
Dyzetekatërvjeçar; me një karrierë brilante që nis ende pa mbushur 24 vjeç, kur u zgjodh nënkryetar i PS (me kryetarin në burg); Kryeministër në moshën 30-vjeçare; disa herë zv.kryeministër dhe ministër; Meta ishte i vetmi njeri politik që ia doli të krijojë një formacion të vetin dhe të suksesshëm. Ai nuk u reduktua si gjithë shizmat e tjera dhe mbi të gjitha ka rrëfyer që gjithçka në politikë e ka fituar vetë. Kjo ishte karta e tij e besimit, që e ka bërë sot, pa dyshim, njeriun politik më të rëndësishëm në vend. A do të dijë ai ta mbajë këtë peshë dhe ta çojë më tej? Me gjasë po! Edhe pse raporti i tij me Ramën në këta 15 vjet ka qenë problematik. Por sot ai e di që është njeriu kyç i politikës, dhe kjo i jep më shumë qetësi!
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Si ta kuptojme suksesin e LSI?

Arsyeja kryesore e suksesit te LSI ne zgjedhje ishte pakenaqesia ndaj partise ne pushtet. Llogjika te shtynte te besoje se duke qene se LSI ishte pjese e ketij koalicioni, ajo do te ndeshkohej ne po te njejten menyre se si u ndeshkua koalicioni i djathte. Dhe jo vetem kaq, por ne kater vitet e fundit, LSI e gjeti veten nen sulmet e vazhdueshme te shumellojshme te opozites se majte, per faktin se ajo ishte ne koalicionin qeverises. As njera dhe as tjetra nuk ndikuan ashtu sic pritej ne zgjedhje. Duke u larguar nga koalicioni me PD disa muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, LSI iu bashkua PS duke e ulur sadopak zemerimin e socialisteve. Gjeja tjeter qe ndodhi qe reflektoi pozitivisht ne syte e shqiptareve ishte se Ilir Meta arriti me sukses qe te prishi ngercin e refuzimit nga opozita qe te votonte per 3 ligjet e integrimit ne Kuvend. Meta ia vuri PS si kusht hyrjen ne aleance me te ne kembim te votes pro 3 ligjeve ne kuvend. Ne syte e shqiptareve, kjo i fitoi pike Metes dhe LSI si nje "problem-zgjidhes" dhe jo si Berisha e Rama qe tregonin me gisht nga njeri-tjetri e prodhonin nje retorike boshe. Gjeja tjeter qe Ilir Meta beri ishte mbajtja e nje profili te ulet ne publik ne 6 muajt para zgjedhjeve kur sulmet e paleve u rriten ndjeshem. Ai nuk u be pale e retorikes boshe polarizuese mes Rames e Berishes. Kjo krijoi tek qytetaret shqiptare nje imazh te ri per Meten qe eshte "i matur" dhe "i qyteteruar", ndryshe nga retorika e flakte e Rames e Berishes.

Arsyeja tjeter e suksesit ishte se LSI beri fushate me arritjet e koalicionit qeverises, por pa mbajtur pergjegjesi per pakenaqesite. LSI beri fushate si "partia e integrimit evropian" qe arriti liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe po ben te mundur qe procesi i integrimit ne BE te eci perpara, duke i dhene zgjidhje ngercit politik mes pozites dhe opozites. Gjeja tjeter qe LSI trashegoi nga pushteti me Berishen ishte mbeshtetja e biznesit privat te vendit. Ndryshe nga Rama qe me premtimet e tij populiste socialiste e bente te qarte se ishte per rritjen e taksave ndaj biznesit, LSI dhe Meta ofruan para shqiptareve nje alternative tjeter ku ata nuk sulmojne biznesin, por punojne se bashku me te per te hapur sa me shume vende te reja pune. Kjo beri qe fushaten e Metes, ndryshe nga fushata e socialisteve, te mbeshtetet edhe nga nje pjese e mire e biznesit te vendit.

Arsyeja e fundit e suksesit te LSI ne keto zgjedhje eshte se me hyrjen e Metes ne aleance me PS, elektorati i majte shqiptar duhet te zgjidhte "mes Metes dhe Rames". Te bindur se vota e tyre do te numerohej si vote e majte, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, socialistet ne mbare vendin iu drejtuan kutise se votimit per te zgjedhur mes te dyve, Rames dhe Metes. Suksesi i madh i LSI deshmon jo vetem besimin e Ilir Meta ka fituar mes elektoratit te majte, por deshmon edhe rezervat e pakenaqesine e elektoratit te majte me lidershipin e Edi Rames ne vitet qe drejtoi opoziten. Shume pak analiste e kane vene re kete gje, por rritja e ulet e mandateve dhe votave te PS nga 4 vjet me pare, dhe shperthimi i mandateve per LSI, deshmon edhe pakenaqesine e rezervat qe elektorati i majte ka per Edi Ramen. Nenshkrimi nga ana e Rames i mareveshjes me LSI e nxorri ate si nje njeri te pabese ne syte e elektoratit te majte, pasi per 4 vjet ai e identifikoi Ilir Meten si armikun numer nje te se majtes. Por kjo nuk ndikoi negativisht mbi Ilir Meten, perkundrazi, e rehabilitoi imazhin e tij ne syte e elektoratit te majte.

Ky eshte nje nga zhvillimet me pozitive ne politiken shqiptare pasi 16 kartonat e LSI ne Kuvend kane per te sherbyer si nje kontroll mbi pushtetin dhe si nje garanci per integrimin evropian te vendit. LSI do te dali nga koalicioni qeverises me PS dhe do te ngreje telefonin e opozites, vetem kur a) te shohi se politikat e Edi Rames kane krijuar pakenaqesi te medha ne popull b) Edi Rama humb besimin e evropianeve ose Shqiperise i mohoet anetaresimi ne BE.

hajduti
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Money Money
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Blerja e votes ne Shqiperi eshte nje fenomen qe nisi qe ne 2009 dhe eshte nje problem shqetesues per demokracine shqiptare qe nxjerr ne plan te pare dy gjera:

1. Varferine dhe injorancen qe mbreteron ne vend (vetem i varferi dhe injoranti e shet voten e tij)

2. Simbioza e frikshme e krimit te organizuar me politiken.

Per fenomenin e blerjes se votes fliste vete ambasadori amerikan ne Tirane para zgjedhjeve. Arsyeja perse LSI vihet ne shenjester eshte se kjo ka shijuar pushtetin me gjate se partite e tjera ne vend, si kur PS ishte ne pushtet edhe ne kater vjeter e fundit kur u fut ne koalicion me PD e Berishes. Ajo qe e ben shqetesues ne Shqiperi kete fenomen jane edhe dy fakte te tjera:

1. Numri relativisht i ulet i zgjedhesve qe marrin pjese ne zgjedhje. Kjo ben qe sikur edhe 10% te votes te blesh ne rang vendi, sjell nje tjetersim te madh ne rezultatin e zgjedhjeve. Sa per dijeni, vetem 900,000 votues moren pjese ne zgjedhjet e fundit.

2. Kodi zgjedhor qe dikton nje gare ne rang qarku e jo ne rang kombetar, qe do te thote, per te fituar nje mandat, mjaftojne edhe 5000 vota ne qarqe te caktuara.


hajduti
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Komplimenti Hajdut..:)
Desha te te pyes nese beson qe Ilir Meta eshte molla e sherrit, dhurate e Berishes, ne Ps? Per shkatrrimin, degjenerimin total e PS-se duke e lene ne mes te mandatit.
Une nuk e ndjek politiken ne pikepamje ideologjike, por ve re me kujdes levizjet qe bejne politikantet. Njerzit inteligjent ne politike ushqehen me mish dhelpre them une, dhe me terheqin duke ju kushtuar vemendje pikerisht per se si e luajne rolin e tyre ne momente delikate, si kjo e zgjedhjeve.
Ilrim Meta, LSI, eshte ajo pike uji qe kane nevoj te dy oqeanet gjigant PD dhe PS. Dhe Ilir Meta luan me te dy si "Tom e Jerry"..:)

sala_zps732c7686.png
 

Attachments

  • sala_zps732c7686.png
    sala_zps732c7686.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Fenomeni Meta!

Sa jetegjate do te jete aleanca Meta-Rama?

Faktoret qe te prishnin aleancen Meta-Rama dhe qe do te rrezonin qeverine e do te shpinin vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme:

1. Refuzimi i statusit si vend anetar ne BE fale humbjes se besimit te BE ne qeverine shqiptare.
2. Perkeqesimi i situates ekonomike te vendit nen drejtimin e qeverise Rama.
3. Refuzimi i Rames e PS qe Ilir Meta te marri drejtimin e qeverise se vendit.

Nese nje nga keto te treja do te ndodhte, LSI do te distanconte veten nga PS ashtu sic beri me PD pak muaj para zgjedhjeve. Do ta beje kete gje pasi do te shfajesoje veten ne syte e publikut shqiptar se nuk eshte faji i kesaj force politike per gjendjen e vendit, por eshte faji i PS. Dhe nje nga sekretet e aleances se majte qe askush nuk deshiron te flasi eshte se deshtimi i Rames e PS ne qeverisjen e vendit eshte ne interesin politik te LSI. Ne zgjedhjet e ardhshme LSI do te konkurroje e vetme me shpresen se elektorati i zhgenjyer i majte me lidershipin e Rames, do te zgjedhi te votoje per te. Ambicia politike e Ilir Metes eshte drejtimi i se majtes shqiptare. Kete ai e ka shprehur hapur publikisht kur shprehet neper intervista te ndryshme mediatike se "une jam kryeministri me i suksesshem socialist i vendit".


hajduti
 
Titulli: Fenomeni Meta!

E Para, nuk eshte ne dore te qeverise besoj, i majte apo i djathe, ka parametra qe duhen respektuar dhe duan kohen e vet.
E dyta, Shqiperia nuk ka nje sistem ekonomik te rregullt dhe me baza. Dihet se si paguhen taksat, dhe puntoret pothuajse te gjith ne te zeze punojne pa sigurme shoqerore. Behet puna dhe pagimet ne te zeze keshtuqe leku qarkullon pa nje studim te mirefillt. Besoj qe vetem import eksporti kontrollohen, deri diku edhe keta pasi e dime mire se funksionon neper dogana..;)
Tek e treta qendroj, nje grindje mes tyre per motive jashte ketyre qe permende siper do qonte ne krize aleances mes tyre. Ky do jete motivi nqs ndodh nje perçarje! Koha do te na tregoje me mire.

ps, megjithate pyetja ime ishte qe nqs esht epolitika e Berishes kjo, qe Iliri shkoj andej nga e majta. Per ti prish pune Rames
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fenomeni Meta!

Doni çik ujë me akull ju demokratat se shumë të nxehtë ju shikoj lol :P
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Po pse nxehte shume relax o hajduti sot edhe ju nevojiten edhe njo 5 serb ne parlament per me mberri standartet europiane...mire qe ne shqiptaret e kosoves skem ku e qojme kryet prej nderkombetareve po ju 6 grek ne parlament a sju duket pak si teper ketu e keni edhe ate te peshtiren Luiza Xhuvani pyes veten sa pare e ka shit veten ajo te greku qe me shku qaq large sa me nderru kombesine
 
Titulli: Fenomeni Meta!

Love, rri urti ti dhe mos del nga tema. Ne po flasim per pencionin para kohe te Rames..;)

rama2_zps4f4b757d.png

@Xhebri, tema flet per tjeter gje..:)
 
Back
Top