Femrat, të evitojnë prerjen e dytë cezariane

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Uashington - Shumë femrave shtatzëna, të cilat gjatë lindjes së tyre të dytë kishin dashur të evitojnë prerjen e dytë cezariane, u ishte mohuar një gjë e tillë nga zyrtarët e spitalit.
Para 15 vjetëve, 3 në 10 femra, të cilat lindjen e saj të parë e kishin kryer sipas prerjes cezariane, lindjen e saj të dytë kishin mundësi ta kryenin në mënyrë vagjinale. Mënyra kur pas prerjes së parë cezariane lindja e dytë kryhet në mënyrë vagjinale ndryshe njihet edhe si ‘VBAC’.
Një panel i mjekëve nga Instituti kombëtar i shëndetësisë kishte theksuar se ky numër tashmë është 1 në 10 femra, ngase një e treta e spitaleve ua mohon një gjë të tillë që të shkohet me metodën, VBAC.
Lindja VBAC, mbetet një alternativë mjaft e sigurt dhe ishte përkrahur nga shumica e femrave, të cilat ishin pyetur sa i përket kësaj çështjeje mjaft delikate. Anëtarja panelit dr. Nensi Fransis, kishte theksuar se gjithkush do të duhej ta ketë mundësinë e saj, për të provuar lindjen vagjinale VBAC, e nëse kjo nuk do të kishte sukses, atëherë të shkohet me mënyra të tjera.
Nëse merret një numër i përgjithshëm në Amerikë, shumica e lindjeve janë duke u kryer sipas prerjes cezariane, e ky numër sa vjen e shtohet. Para disa dekadave, mjekët gjithmonë kishin rekomanduar që prerja cezariane të përsëritet edhe gjatë lindjes së tyre të dytë, por në vitin 1980 ekspertët qeveritarë kishin ardhur në përfundim se nënat në mënyrë krejt të sigurt do të mund të lindnin herën e dytë, sipas mënyrës vagjinale.
Në mesin e 19 shteteve të cilat posedojnë lindjen VBAC, 92% e tyre, kishin përdorur mënyrën cezariane edhe në lindjen e tyre të tretë. Në vitin 1999, kolegji amerikan i gjinekologëve, kishin theksuar se mënyra VBAC, do të duhej të kryhej vetëm tek ato spitale të cilat kanë pajisje për ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme, nëse e para nuk ka sukses.
Sipas anëtarëve të panelit, secili rast i lindjeve ka një ndryshim në vete, por në disa raste, shëndeti i fëmijës do të jetë më i qëndrueshëm sipas mënyrës së prerjes cezariane dhe kjo mund të jetë reciproke. Paneli po ashtu kishte theksuar se zbulimet janë ende në vazhdim e sipër, prandaj prioritet për ta do të jenë shëndeti, si i nënës po ashtu edhe i fëmijës. Ata kishin theksuar se duhen më shumë kohë dhe më shumë kandidate femra, të cilat do të ndihmonin për arritjen e një qëllimi. Ata shpresojnë se do të arrihet një politikë e përshtatshme për të gjithë, ku e drejta për prerje apo mosprerje do t’i takojë vetëm pacientes, por në të kundërtën nëse diçka nuk shkon si duhet, pasojat do t’i vuajë vetëm pacientja.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top