Femrat, si te monitorojme shendetin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kontrolli i parë gjinekologjik duhet të nisë me raportin e parë seksual, pastaj vijnë pap-testi, një herë në vit apo ekzaminimi i gjirit. Kontrolli i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm për gratë për të mbrojtur shëndetin.

Kontrollet e vazhdueshme te gjinekologu duhet të nisin pas raportit të parë seksual dhe janë të nevojshme të paktën një herë në vit. Pastaj pap-testi dhe ekzaminimi i gjirit duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë mjekësore për të ruajtur shëndetin. Por sa e rëndësishme është vizita gjinekologjike për një femër? 
Shumë. Një grua duhet të jetë tepër e kujdesshme me trupin e saj. ثshtë mirë që kontrolli të fillojë pasi një vajzë vendos të ketë marrëdhënie intime me një djalë. Pra pas raportit të parë seksual, në mënyrë që të parandalohet çdo lloj shqetësimi i mëvonshëm. Nëse një vajzë është 25 vjeçe dhe nuk ka kryer ende marrëdhënie seksuale, duhet të bëjë një kontroll të paktën një herë në vit. Kontrolli mund të jetë i përvitshëm, ose një herë në dy vjet, me një pap-test, vetëm nëse nuk keni probleme të veçanta të cilat kërkojnë monitorime të vazhdueshme. Veç të tjerash, vizita gjinekologjike tregon se një femër ka një edukim të mirë seksual dhe mund të diagnostikojë në kohë sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Pasi ju ka pyetur për arsyen e vërtetë të vizitës, pra nëse bëhet fjalë për një kontroll të thjeshtë rutinë ose më të imtësishëm për të zbuluar ndonjë patologji specifike, duhet të përqendrohet te katër format e anamnezës: familjare (tumoret, menopauza e parakohshme, çrregullime menstruale të pranishme në familje), patologjike (sëmundje që keni pasur në të kaluarën), fiziologjike (të shfaqura me ardhjen për herë të parë të menstruacioneve, ritmi, karakteristika të rrjedhjes së gjakut, aspekte të jetës seksuale dhe gjinekologjike) si dhe patologji të tjera (për sa u përket shqetësimeve që pacientja dëshiron të konsultohet). Gjithashtu është e rëndësishme të sqarohet nëse keni bërë analiza të tjera gjatë kohëve të fundit: data e pap-testit të fundit, data e analizave të fundit të gjakut ose të kontrolleve të tjera të rëndësishme. Pikërisht për këtë, është mirë që t’i mbani gjithmonë me vete të gjitha analizat.

Gjatë gjithë vizitave nuk duhet të harrojmë të marrim me vete një dosje në të cilën janë pasqyruar të gjitha sëmundjet familjare dhe personale, simptomat kryesore dhe zhvillimi i sëmundjes, në qoftë se ka një sëmundje në vazhdim, analizat, nëse i keni bërë, të renditura sipas llojit dhe datave, e të nënvijëzuara poshtë. Këtë dosje duhet ta keni me vete para se të shkoni te gjinekologu.
Një gjinekolog i mirë duhet ta fillojë nga lart vizitën. Kjo është një shenjë tjetër e përkujdesjes dhe respektit, sepse gjërat vijnë gradualisht, duke e larguar sikletin e madh që të shkakton një vizitë gjinekologjike. Ja se çfarë duhet të vizitojë doktori: tiroidet, sidomos nëse gjëndrat duken të zmadhuara edhe me sy të lirë, pastaj gjoksin dhe sqetullat për të parë nëse ka ndonjë gjëndër limfatike. Më tej barkun dhe zorrën e trashë, pasi kjo e fundit tregon shumë për gjendjen e tensionit të gruas. Vetëm pas këtij kontrolli të përgjithshëm, bëhet vizita gjinekologjike. Mjeku duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje pjesës së jashtme të organit gjenital, nëse është i ënjtur, i skuqur, distrofik, me kondiloma ose patologji të tjera.

Gjithashtu, gjinekologu duhet të kontrollojë me shumë kujdes edhe gjendjen e muskujve prevaginalë, nëse janë hipertonikë, që dhembin, shpesh shoqërohen me dhembje gjatë marrëdhënies ose hipotonikë, që janë të sforcuar vazhdimisht dhe për këtë arsye ka më pak ndjeshmëri vaginale gjatë marrëdhënies seksuale. Nëse gruaja ndien siklet dhe ka djegie gjatë marrëdhënies, duhet t’i drejtohet mjekut për të diagnostikuar "hartën e dhembjes", duke marrë parasysh të gjitha pikat ku ajo ndien dhembje (te pjesa e jashtme e organit gjenital, në mes ose në thellësi të vaginës). Në fund duhen kontrolluar qafa e mitrës dhe vezoret, për ndonjë fibromë. 
Po në rast shtatzënie, çfarë ndryshon? 
Disa analiza më shumë plotësojnë monitorimin, si për shembull kontrolli i zemrës së fetusit dhe pH (pehazhit). Gjithashtu, duhet parë shtimi në peshë për një muaj, duhen bërë analizat e gjakut çdo tre muaj dhe ekografitë obstetrike. Shumë gjinekologë bëjnë vetëm ekografi, gjë që nuk mund ta zëvendësojë kurrë vizitën gjinekologjike./Shqiperia
 
Dhimbjet qe nuk duhet te injorohen tek femrat



Por dhimbja eshte menyra me te cilen trupi tregon qe diçka nuk eshte gjithçka ne rregull. Perafersisht e dini kur behet fjale per dhimbje kalimtare, dhe kur eshte fjala per diçka me serioze.

Por kur eshte fjala per ndonje dhimbje te papritur e cila eshte prezente me gjate se zakonisht, apo vetem duket ndryshe, e meriton vemendjen tuaj. Disa nga gjendjet vijuese duhen te merren seriozisht dhe te kerkohet keshilla e mjekut.

Dhimbja ne gjoks
Nese pacientet e njohin mire gjuhen subtile te zemres, shume prej tyre mund te shmangin shqetesimin e panevojshem dhe koston. Studimet kane zbuluar qe femrat perjetojne nivel me te gjere te simptomave te sulmit ne zemer sesa meshkujt. Ekzistojne tre tregues te mire qe diçka nuk eshte ne rregull, dhe ata mund te shfaqen tek te dy gjinite. Ata jane dhimbja ne gjoks e cila nuk kalon, shkurtimi i frymemarrjes dhe çfaredo lloj dhimbje ne pjesen e siperme te trupit e cila nuk eshte shfaqur deri tani. Nese ndieni cilendo prej ketyre simptomave, duheni ta telefononi mjekun apo ndihmen e shpejte.

Dhimbja e rende e kokes
Ka gjasa qe behet fjale per migrene. Por, nese nuk percillet me simptomat tjera te migrenes, dhimbja e papritur e forte e kokes mund te sinjalizoje qe behet fjale per aneurizem te trurit. Pelcitja e aneurizmit mund te shkaktoje demtimin e trurit brenda disa minutash, prandaj duheni ta telefononi menjehere ndihmen e shpejte.

Dhimbja e dhembit
Me siguri behet fjale per demtimin e nervave te dhembit apo dhembi dhemb per shkak te inflamacionit. Nese nuk perkujdeseni shpejt per inflamacionin, bakteret ne goje mund te hyjne ne nerv. Dhe definitivisht nuk deshironi qe kolonite e baktereve te perhapen neper trupin tuaj. Nese dhembi juaj eshte tashme i infektuar, do te duhet t’i pastroni kanalet e rrenjeve.

Dhimbja e forte ne njeren ane te trupit
Nese keni dhimbje ne anen e djathte dhe po ashtu keni edhe mundim e ethe, ka mundesi qe behet fjale per inflamacion te zorres qorre. Per femrat, mundesi e dyte eshte cista e vezoreve. Zakonisht keto qeska te mbushura me leng jane te parrezikshme dhe zhduken vete. Por, nese njera shperthen, kjo mund te shkaktoje dhimbje te tmerrshme. Ne te dy rastet, eshte i nevojshem operacioni urgjent. Zorra e pezmatuar mund te pelcase dhe te shkaktoje shume komplikime. Po ashtu edhe cista duhet te hiqet menjehere, sepse mund te bllokoje rrjedhen e gjakut ne vezore brenda disa oreve.

Dhimbja abdominale me gazra dhe fryrje te barkut
Ne muajin e fundit shumicen e kohes ndiheni te fryre ne bark dhe keni gazra, pa marre parasysh se çfare hani. Nese simptomat jane te reja, ne rastin me te keq behet fjale per kancer te vezoreve. Simptomat e hershme te kesaj forme te kancerit jane: fryrja e barkut, dhimbja ne stomak apo legen dhe veshtiresite me ushqim. Nese filloni t’i perjetoni keto simptoma gati çdo dite me shume se dy apo tri jave, konsiderojeni kete si shenje paralajmeruese.

Dhimbja ne shpine dhe therja ne gishterinj
Nese keni bartur sende te renda, dhimbjet duhen te kalojne shpejt. Por nese nuk ndalen, kerkoni ndihmen e ortopedit. Nje nga disqet mund te beje presion ne nerv. Pa trajtim te duhur, rrezikoni demtim te perhershme te nervave.

Dhimbjet ne kembe dhe enjtja
Pulpa e kembes eshte jashtezakonisht e ndjeshme ne njerin vend, dukshem i fryre dhe i kuq, apo i ngrohte ne prekje. Ndoshta keni tromboze te thelle te venave, zakonisht e njohur si trashje apo mpiksje e gjakut. Rezistoni nxitjes per masazh te asaj pjese. Mpiksja mund te udhetoje neper vena deri te mushkerite dhe te çoje deri ne vdekje. Menjehere lajmerohuni tek mjeku apo ne urgjence. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top