Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E dimë se për një lidhje kualitative duhet shumë mund. Madje edhe kur gjithçka shkon për mrekulli, gjithmonë ekziston dikush që mund t’ua prishë planet. Ky ‘dikush’ shumë lehtë mund të jetë një femër tjetër.

Derisa ju po shijoni frutat e mundit tuaj, të sigurta në dashuri dhe të dhëna pas partnerit, mund të përjetoni një dush të ftohtë. Mashkullin e mirë duhet ruajtur, sidomos nëse është ai ‘i duhuri’ dhe lidhja juaj është e fortë, në mënyrë që askush nga jashtë të mos ju rrezikojë. Prandaj, duhet të keni kujdes nga tipat e caktuar të femrave.

Uzurpatore e meshkujve
Ky tip i femrave mund të jetë dikush që e njihni ose krejt e huaj, ndërsa i pëlqejnë pikërisht meshkujt e zënë. Uzurpatoret e meshkujve zakonisht e bindin veten se lidhja juaj nuk po shkon si duhet ose në rastet më të rënda as që shqetësohen për martesën tuaj. Burri ka vullnetin e tij dhe do të veprojë sipas tij, mirëpo ju duhet ta bindni që vendimi të jetë në dobinë tuaj. Mundin që e shpenzoni në lidhje do të rezultojë me vendimin e tij se në shtëpi ka gjithçka që i nevojitet.

Grua përparimtare
Ajo ka gjithçka perfekt të rregulluar dhe jeta e saj është pa mangësi. Ajo është grua përplot mbështetje, e përkushtuar ndaj fëmijëve, duket bukur dhe gatuan për mrekulli- ajo është krejt çfarë mund të dëshirojë një mashkull.
Duhet ta dini se ajo nuk dëshiron t’jua vjedhë burrin, mirëpo nëse vazhdimisht krahasoheni me të dhe ndjeni se ajo mundet gjithçka, dhe ju jo, lidhja juaj do të vuajë për shkak të pasigurisë, e cila do të ndjehet. Duhet të kuptoni se ju nuk jeni dhe nuk mund të bëheni si ajo, ndërsa tentimi për t’u bërë e tillë, do t’ju marrë aq shumë energji aq sa të gjitha gjërat tjera do të mbesin prapa.

Nëna e fëmijëve të tij
Nuk tingëllon inkurajuese, mirëpo ajo është më e rrezikshme se çfarëdo ‘ish-i’ i mëparshëm, sepse lidhja e saj me fëmijët nuk mund të ndërpritet asnjëherë. Duhet ta dini se ajo do të jetë gjithmonë e pranishme nëse ai dëshiron të kujdeset për fëmijët e tij. Kurthi qëndron në atë nëse ai është akoma i interesuar për të ose shqetësohet për atë që po ua bën fëmijëve.

Shoqet
Nëse jeni në lidhje me një mashkull, i cili ka shumë shoqe, ky mund të jetë problem nëse ato ‘hidhen’ me këshilla të zgjuara dhe organizojnë kohën tuaj. Nuk keni aspak fat nëse njëra nga ato është ish-e dashura e tij, sepse në sinjalin e tyre më të vogël se ju nuk u pëlqeni, ai nuk do ta mbajë anën tuaj. Për një moment vetëm ndërroni rolet dhe shikoni se sa ndikim kanë shoqet tuaja dhe sa efekt kanë komentet e tyre negative.

Nënat
Edhe pse që nga lindja na mbrojnë nga telashet dhe nuk ka asgjë më të keqe kur fëmijët u vuajnë, në këtë rast ato mund të bëjnë një dramë të madhe. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nënën tuaj ose të atij, duhet të keni kujdes, sepse nënat për një moment i komplikojnë gjërat. Mos harroni se ato kanë thuajse të drejtë legjitime për të luajtur me letrën e brejtjes së ndërgjegjes dhe vlerësimit të ulët.

/Telegrafi/
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Mashkullin e mirë duhet ruajtur, sidomos nëse është ai ‘i duhuri’ dhe lidhja juaj është e fortë, në mënyrë që askush nga jashtë të mos ju rrezikojë. Prandaj, duhet të keni kujdes nga tipat e caktuar të femrave.



Po kap vec kete pjesen...Nga kush me e rujt mashkullin??Bubazheli apo gogoli??..Mashkulli nuk ruhet,por duhet(dashurohet),pastaj nqs atij ja ka qejfi vete eshte dicka tjeter...Nuk ruhet nje njeri ne nje lidhje,nqs shkon puna te ruaj une mashkullin atehere ska me lidhje...
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Ky grupi i pare dmth "Uzurpatore e meshkujve" tingellon shume terheqes dhe tundues...:p
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Fjalen "ruajeni" do ta zvendesoja me fjalen "beni".....Ne kuptimin se, nese duam qe nje martes apo lidhje dashurie te jet jetgjate apo te pakten tu duroj tundimeve te jashtme :D...Nuk duhet te ruajm femrat e tjera por veten ton, duhet te vezhgojm brenda lidhjes tone....Sepse femra e meshkujt te tjere jasht do kete nga me te ndryshmit e keshtu qe me te thjesht e kemi te "ruajm" e te bejm te mundur qe te mbajm ndezur interesin, deshiren e ndjenjen.
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Jam plotesisht dakort me zyshen,pastaj jam edhe me ate fjalen e vjeter nje femre ose mashkulli qe nuk i del 1 nuk i dalin as 100 ;)
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Po pse mos ta ruajme, ska ndonje gje te keqe ketu... jemi qe jemi merremi me dicka lol
apo sjane shtuar femrat kohet e fundit :p
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

po....mund tja marresh.....ja merr dhe ja kthen prape ahahhahahah
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Une di qe nje lidhje e ndertuar ne themele te forta-shendetshme nuk tronditet nga askush, dhe nuk ndjen asnje lloj rreziku dhe per asnje arsye!
 
Pe: Femrat që mund t’ua shkatërrojnë lidhjen

Mylleni mrena, vini kyçin deres e muncisht driten e diellit ta shofi nga nje dritare e blinduar me hekura (siç i kemi pas bo atehere ne kohe te xhaxhit) se ndryshe mbetet pa te :rolleyes:
 
Nënat
Edhe pse që nga lindja na mbrojnë nga telashet dhe nuk ka asgjë më të keqe kur fëmijët u vuajnë, në këtë rast ato mund të bëjnë një dramë të madhe. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nënën tuaj ose të atij, duhet të keni kujdes, sepse nënat për një moment i komplikojnë gjërat. Mos harroni se ato kanë thuajse të drejtë legjitime për të luajtur me letrën e brejtjes së ndërgjegjes dhe vlerësimit të ulët.

(Shpresoj mos te marr ndonje djal mamaje se ateher me piu e zeza).
 
Ka nje parim te thjesht!
Nese tjetri nuk ka deshiren te gjendet perkrah teje,cili eshte kutpimi te mundohesh apo te kesh frike se mos tjera e merr!?
Me zor ste perdhunon kush,keshtu qe nese ai zgjedh dike tjeter,ne thjesht duhet ta respektojme zgjedhjen e ti.
Qofte kjo dhe me 20 vjet martes ne mes.
Pa le me lidhje dashurie etj etj versione.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top