Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Femrat e kanë më vështirë ta lënë duhanin, edhe pse janë më të rrezikuara nga një varg problemesh shëndetësore. Nëse mendoni për ta lënë duhanin, por nuk jeni të sigurt që është koha e duhur ose ju mungon motivimi, ju sjellim një varg të problemeve shëndetësore që i shkakton pirja e duhanit. Shumica e njerëzve që e kanë lënë duhanin, ose të paktën kanë tentuar ta lënë, do t'ua vërtetojnë se si nuk është aq e thjesht të braktiset shprehia e cila luan rol kryesor në vdekshmërinë e lartë nga kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Femrat e kanë më vështirë ta lënë duhanin, edhe pse janë më të rrezikuara nga një varg problemesh shëndetësore. Nëse mendoni për ta lënë duhanin, por nuk jeni të sigurt që është koha e duhur ose ju mungon motivimi, ju sjellim një varg të problemeve shëndetësore që i shkakton pirja e duhanit.

Shumica e njerëzve që e kanë lënë duhanin, ose të paktën kanë tentuar ta lënë, do t'ua vërtetojnë se si nuk është aq e thjesht të braktiset shprehia e cila luan rol kryesor në vdekshmërinë e lartë nga kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.

Shumë hulumtime kanë treguar që femrat mund të përjetojnë më shumë sëmundje të shkaktuara nga pirja e duhanit, për dallim nga meshkujt, por po ashtu kanë më shumë vështirësi për ta larguar këtë shprehi të keqe. Arsyet kryesore që shkaktojnë vështirësi për ta lënë janë:

• Frika më e madhe nga trashja e mundshme e shkaktuar nga lënia e duhanit

• Ilaçet që ndihmojnë tek lënia e duhanit nuk u rekomandohen femrave shtatzëna

• Cikli menstrual ndikon në simptomat e lënies të cilat mund të ndryshojnë nga cikli në cikël.

• Meshkujt u ofrojnë më pak përkrahje femrave se sa femrat meshkujve

• Femrat janë më të ndjeshme në situatat që i bëjnë për të konsumuar duhan siç është thithja e cigares me njerëz të caktuar ose gjatë disponimeve të caktuara

• Shumë femra kënaqen me ndjenjën e çuditshme të kontrollit që ndërlidhet me konsumimin e duhanit.

Karcinomat

Kanceri i mushkërive është shkaktari kryesor i vdekjes nga kanceri tek femrat, duke e tejkaluar edhe kancerin e gjirit. Kanceri i mushkërive te femrat që pinë duhan është jashtëzakonisht i shpeshtë dhe shkakton 25 për qind të të gjithë rasteve të vdekshmërisë të shkaktuara nga kanceri tek femrat.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pirja e duhanit në mënyrë të konsiderueshme rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru, veçanërisht tek femrat. Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës te femrat në moshë të mesme që pinë cigare është trefish më i madh se te femrat e moshës së tyre që nuk pinë cigare.

Shëndeti reproduktiv

Femrat që pinë cigare janë të ekspozuara ndaj rrezikut më të madh nga komplikimet gjatë shtatzënisë, shfaqje së menopauzës së parakohshme, sterilitetit, abortit spontan, lindjes së parakohshme, fëmijët e lindur të vdekur dhe lindja e fëmijës me peshë të vogël. Pirja e duhanit femrave ua dyfishon rrezikon nga krijimi i kancerit të qafës së mitrës.

Shëndeti i fëmijës

Pirja e duhanit rrit rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës, vdekjes perinatale, çrregullimeve në mësim, koncentrimi dhe sjellja.

Hormonet

Pirja e duhanit shkakton shfaqjen e parakohshme të menopauzës dhe ndaljen e ciklit menstrual. Efekti i dëmshëm i pirjes së duhanit shpejton edhe procesin e plakjes, femrave që pinë duhan lëkura u plaket shumë më shpejt.

Shëndeti oral

Pirja e cigares rrit rrezikun nga shfaqja e sëmundjes së mishit të dhëmbëve, kancerit të zgavrës së gojës dhe po ashtu shkakton erë të keqe kronike, dhëmbë të verdhë, humbjen e dhëmbëve dhe shfaqjen e tepruar të rrudhave rreth gojës. 5 hapa se si të lini duhanin një herë përgjithmonë

Caktojeni datën e ndaljes

Jepjani vetes një deri katër javë për t'u përgatitur mentalisht për lënien e duhanit. Përdoreni këtë kohë për t'u liruar nga të gjithë gjërat që ju nevojiten për pirjen e duhanit. Po ashtu mendoni për përpjekjet e mëhershme dhe çka mund të ndryshoni që këtë herë ta lini me të vërtetë duhanin.

Kërkoni mbështetje

Kërkoni mbështetje nga familja, miqtë apo kolegët në punë. Lutini që të mos pinë duhan në afërsinë tuaj. Po ashtu flisni me mjekun tuaj i cili mund t'ju rekomandojë edhe disa mjete për lënien e cigares. Po ashtu, nëse jeni shtatzënë dhe dëshironi të lini duhanin, gjithsesi këshillohuni me mjekun sepse nuk do të duhej të përdorni mjete për lënien e duhanit pa u konsultuar me mjekun.

Përgatituni për dështim

Shumica e dështimeve paraqiten brenda tre muajve të parë pas lënies. Shmangni alkoolin dhe shoqërinë e duhanpirësve tjerë. Shumë duhanpirës do të presin që do të shtojnë në peshë, të jenë me disponim të keq apo depresivë, por edhe kjo mund të shmanget me ushqimin e duhur dhe ushtrimet e rregullta. Paratë që i keni dhënë për duhan përdorini për të shkuar në ndonjë kurs, palestër, aerobik, pilates dhe ngjashëm.

fv.al
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

femrat me shume e pijne cigaren per tu dukur..dhe me vone kthehet ne mani, ne rutine dhe duke qene se ne shqipri, me sakte ne Tirane vetem eshte bere si mode cigarja, per ne femrat eshte bere e domosdoshmja si kafja, apo si ves i rutines dhe prandaj e kemi me te veshtir per ta lene...une e pi me paketa vet cigaren dhe kto kohe kam filluar ta rralloj shume fare por prap KUR ULEM NE TAVOLINE, NE LOKAL NUK E SHOH DOT VETEN PA CIGARE NE LOKAL...JO SE ME PIHET DOMOSDOSHMERISHT CIGARE , POR ME ESHTE BERE RUTINE DHE DAL TE BLEJ ME VRAP, OS E E BLEJ NE LOKAL. NUK eshte ceshtja se nuk e lem se na pihet, na e kerkon trupi apo ku ta di une,,,por sepse na eshte bere rutine e perditshme. DHE SINQERISHT ESHTE GJYNAH TE KONSUMOJME DICKA VETEM PER HIR TE RUTINES SE PERDITSHME.
 
Ti bukur e ke shkruajt ndoshta per disa esht rutin por ka dhe nga ato femra qe ua kerkon trupi esht dicka qe e pin ashtu sic ne ndodh dhe ne meshkujve une jam munduar shum her ta le dhe prap se kam len dot e pi persri dhe pse em dobson prap e pi skam cti bej e kam pak te veshitr ta le
 
kujt i thua mua? qe 10 her jam nis vetem ket muaj ta le..dhe prap perfundoj me paket..
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

funny_quote_2.jpg
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Une se le dot. Eshte e vetmja qe digjet per mua :P
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Eshte vertet dicka shume e veshtire per tu bere. Por thjesht do nje vullnet te mire dhe nje bindje te forte "si sot sdo pi dhe pike" :D...nje tip premtimi me veten.

Un pas shum tentavash lenie dhe pirje e pirjesh e leniesh .....pas 10 vjeteve me ne fund e lash ...kete vit i bej 2 vjet qe e kam len cigaren..ufffff sa e veshtire ka qe dhe eshte akoma.....ndonjehere me vjen deshira sikur ta thith njehere kur shoh shoqerin time qe e pi para meje :(.......por kam duruar :P
 
Pe: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

ahaha shume teme interesante...per vete se pi ....

jam munduar ta pervetesoj si ves po smund ta pi,,,dhe si thote BEllatrix,,,qe kur te tjeret pijne ste rrihet pa e ndez edhe ty nje...

E kam fixim ,,,nje shoqe e imja polake i pina nga ato me mente,,,dhe une vetem per tu dukur cool ...e ndez ...por se thith tymin...

Ja u kam zili ne fakt atyre qe e pijne :S
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

e dini ju ca do me then te shofesh enderr sikur po pi cigare...se kam pa kshu enderr...e kam seriozisht
 
Pe: Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Ti bukur e ke shkruajt ndoshta per disa esht rutin por ka dhe nga ato femra qe ua kerkon trupi esht dicka qe e pin ashtu sic ne ndodh dhe ne meshkujve une jam munduar shum her ta le dhe prap se kam len dot e pi persri dhe pse em dobson prap e pi skam cti bej e kam pak te veshitr ta le

Ja nje mashkull qe na kupton:D
 
Pe: Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Une kam shkruar edhe ne disa tema tjera per cigaren,e pi por kam aq vullnet ta le...Tani sikur sma ka qejfi ta le e nuk dua ne fakt,pasi nuk e ndjej qe e teproj,po e teprova e kuptoj dhe ndaloj veten,gjithsesi do mund te madh e durim...Nuk e pi per rutine,e pi per ''shoqeri'',me shoqeron gjithmone si nje mik...Eshte nje ''nder'' qe i bej vetes,aq me shume eshte relax ne momente stresi...Shkruani cte doni sme luan qerpiku fare,ben kete dem ne shendet ben ate,kur ta ndjej per ta lene do e le,aspak me perpara...
 
Titulli: Pe: Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye

Une kam shkruar edhe ne disa tema tjera per cigaren,e pi por kam aq vullnet ta le...Tani sikur sma ka qejfi ta le e nuk dua ne fakt,pasi nuk e ndjej qe e teproj,po e teprova e kuptoj dhe ndaloj veten,gjithsesi do mund te madh e durim...Nuk e pi per rutine,e pi per ''shoqeri'',me shoqeron gjithmone si nje mik...Eshte nje ''nder'' qe i bej vetes,aq me shume eshte relax ne momente stresi...Shkruani cte doni sme luan qerpiku fare,ben kete dem ne shendet ben ate,kur ta ndjej per ta lene do e le,aspak me perpara...

Ne fakt jam dakort me ty.......Mami im e pi dhe shpesh here i themi ta ler. Ajo shprehet ja tamam si ty :D dhe me duket e drejte se nje njeri i rritur nese do ta ler e ben ose te pakten perpiqet. Por fakti qe nuk e ndalon eshte sepse do ta pi, eshtenje shoqeri, nje moment qetesie (sic thote edhe ime eme ) me veten ....Kur pi cigaren (e kam pire edhe vete dhe e di shume mire) vetem me syte te ngulur ne nje vend dhe mendimet e dites apo te ores :D qe te vijn ngadale......emmm nje kenaqesi e vertet.....................................Sigurisht qe eshte e demshme per shendetin dhe kemi pare jo pak raste, por nje i rritur e di se cfare mund ti ndodhe ne te ardhmen...nese e ben e ben me dije aspak ne injoranc.

E gjitha lufta ne fakt eshte per me te vegjlit, pirja e duhanit qe ne femijeri ky eshte problemi dhe sensibilizimi qe i behet shoqeris..............Un e kam len sepse kishte ardhur momenti i duhur :)
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Cdokush lakmon te bej gjerat e ndaluara dhe nese nje femre ne vecanti i thua: mos pi duhan, ajo do ta bej kete fundja per inat...edhepse e demton vehten dhe te tjeter...tamam sikur nje adoleshent qe kerkon te provoj gjithecka qe eshte e ndaluar....hahhahaa (pak shaka por ka edhe te verteta ketu)
 
Titulli: Femrat me veshtire e lene duhanin, edhe pse kane me shume arsye per kete

Se di ne e kan me te lveshtire ta lene , por e mira eshte ta lene .
Une e kam lene se e ndjeva qe po behesha shume i varuar nga duhani ,
por po te isha i sigurt qe do ta pija si zotri do ta kisha pire dhe sot ,
sepse seç ka nje lezet te tymosesh . Tani tymos rralle ndonje puro .
 
Back
Top