Femrat më me ndikim në Shqipëri

ida angel

:)
V.I.P
Femrat më me ndikim në Shqipëri
Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme.


Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë. Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gëzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj, kjo është lista e rankimit të 10 femrave më me influencë në këtë vend.

1-Argita Malltezi Berisha.


main_argita.jpg

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

2-Linda Rama Basha

martesa_e_edi_rames_me_linda_b_2.jpg


Bashkëshortja ekonomiste e liderit të opozitës ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës. Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm.

3-Lirie Berisha

1231843730-drfoto.jpg


Listën e vazhdon përsëri një nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur në Tiranë me nënë serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet për një inteligjencë mesatare. Besnike e bashkëshortit të saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencën vetëm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qëndron larg vendimmarrjeve të burrit, por në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen. Ka bërë kompromis me Argitën, që pas 2005-ës kryekëshilltare të jetë kjo e fundit.

4-Jozefina Topalli.


jozefina_topalli.jpg


Numri dy i partisë në pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj këto gjashtë vitet e fundit. Pinjolle e një prej familjeve të arsimuara, të pasura, katolike dhe të persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës. Klani i saj në pushtet i druhet vetëm influencës së Argita Malltezit, e cila kërkon që të kontrollojë vazhdimin e drejtimit të PD-së me kukullën e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime të forta në vjeshtën e 2013. Zonja Topalli është pasuruar shumë financiarisht vitet e fundit duke rimarrë asetet e patundshme të paraardhësve të saj.

5-Monika Kryemadhi
http://lajme.fv.al/images/20090204000200.jpg

Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë, rendin, drejtësinë dhe transportet në Shqipëri. Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi është zhvendosur në hije. Drejton LSI-në dhe komandon ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Berisha 2.

6-Vjollca Hoxha
50516_99416961555_103884_n.jpg

E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori. Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj.

7. Deborah Jones
AMB.-Deborah-Jones.jpg

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vetmja femër e huaj që listohet në këtë ranking. Me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zonja Jones njeh jo vetëm gjuhën por edhe mentalitetin shqiptar. E sertë, këmbëngulëse dhe mjaft strikte në detyrën e saj së bashku me ambasadorin Arvizu përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

8-Vera Grabocka
23075_1655861770_5286_n.jpg

Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre. Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare.

9-Teuta Topi

images

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

10-Ina Rama

20081125034655_artikull.jpg

Në fillim e etiketuan Silvia Conti, më pas manekina që vetëm krihet dhe qesh deri sa këtë fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e përgjithshme e këtij vendi, 39 vjeçarja Ina Rama pavarësisht postit publik që mban, ka një influencë të limituar në publik dhe sidomos mbi politikën e egër të këtushme. Rënia në ujdi me të majtën dhe të djathtën e kanë kthyer simpatiken durrsake në një vegjetuese të parrezikshme në krye të organit të akuzës. Zonja Rama, vajza e një skenaristi dhe regjisori lokal është e martuar dhe ka dy vajza. (shekulli)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

2 zonja Berisha ne list....
Sidoqoft i lumte tere femrave qe jan ne list per fuqine qe kan te imponohen ne nje bote te dominuar nga meshkuj.
 
Titulli: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Femrat më me ndikim në Shqipëri

1-Argita Malltezi Berisha.

main_argita.jpg

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

Me Argiten, qe besa dhe Jamarberin (burrin e saj) edhe Lulin e vocerr, :ciaoo:me ka rene te punojme nga afer. Me plot bindje e them se ateher ishte nje punetore e palodhur dhe shume e respektuar dhe jo vetem Argita.
 
Re: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Me vjen mir kur lexoj keta gjera,bravo ketyre femrave....
 
Pe: Re: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Me vjen mir kur lexoj keta gjera,bravo ketyre femrave....

Mua nuk me vjen mire hic!!

E lexuat temen apo jo??

Vajza e...
Bashkeshortja e...
 
Re: Pe: Re: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Mua nuk me vjen mire hic!!

E lexuat temen apo jo??

Vajza e...
Bashkeshortja e...

Elushe ajo eshte nje menyre prezantimi,jo se kane ec ne jete nga pozita e dikujt apo nga emri i dikujt...Une me shume do vleresoja punen e tyre,pasi zotesine dhe aftesine ne pune sja dha emri vajza e.. apo bashkeshortja e...
 
Pe: Re: Pe: Re: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Elushe ajo eshte nje menyre prezantimi,jo se kane ec ne jete nga pozita e dikujt apo nga emri i dikujt...Une me shume do vleresoja punen e tyre,pasi zotesine dhe aftesine ne pune sja dha emri vajza e.. apo bashkeshortja e...

Ok, ndoshta po e shikoj une gabim...por per hir te diskutimit, le te vazhdojme. Eshte nje tentim patetik i paraleizmit me Forbes.

Shembulli 1: Teuta Topi - ne numrin 9 te listes

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

Me thuaj te lutem ku qendron diferenca midis kesaj dhe ç'do nene tjeter ne Shqiperi qe ka nje pune shteti?

Shembulli 2: Lirie Berisha

në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen.
Ndonje fakt ku demonstrohet kjo? Dhe, per me teper konteksti ku meren keto vendime? Mos po behet fjale per gjellen e drekes apo arredimin e shtepise? Se, sikur u diskutua ne nje teme, zonja Berishe vjen nga nje krahine ku nuk "pyeten grate".

Por nejse, mendja ime cinike dhe i leme menjeane keto e diskutojme thelbin e temes. Nga femrat qe jane permendur me lart me siguri mund te themi qe pushtet ka Rama(ne prokurori), Topalli (politike), Grabocka (spektakel), dhe Hoxha. E nder to, Hoxha eshte realisht me e pushtetshmja, duke e pasur pushtetin te pakontrolluar nga dikush tjeter. Po nuk mund te thuhet qe per arsye se vajza Berishes ka "influence" ne te jatin ka influence direkte ne shoqeri. Se sa ndikojne vertete, epo ky eshte thjeshte nje spekullim sepse nuk mund ta dijme.
 
Re: Pe: Re: Pe: Re: Femrat mï؟½ me ndikim nï؟½ Shqipï؟½ri

Ok, ndoshta po e shikoj une gabim...por per hir te diskutimit, le te vazhdojme. Eshte nje tentim patetik i paraleizmit me Forbes.

Shembulli 1: Teuta Topi - ne numrin 9 te listes



Me thuaj te lutem ku qendron diferenca midis kesaj dhe ï؟½'do nene tjeter ne Shqiperi qe ka nje pune shteti?

Shembulli 2: Lirie Berisha


Ndonje fakt ku demonstrohet kjo? Dhe, per me teper konteksti ku meren keto vendime? Mos po behet fjale per gjellen e drekes apo arredimin e shtepise? Se, sikur u diskutua ne nje teme, zonja Berishe vjen nga nje krahine ku nuk "pyeten grate".

Por nejse, mendja ime cinike dhe i leme menjeane keto e diskutojme thelbin e temes. Nga femrat qe jane permendur me lart me siguri mund te themi qe pushtet ka Rama(ne prokurori), Topalli (politike), Grabocka (spektakel), dhe Hoxha. E nder to, Hoxha eshte realisht me e pushtetshmja, duke e pasur pushtetin te pakontrolluar nga dikush tjeter. Po nuk mund te thuhet qe per arsye se vajza Berishes ka "influence" ne te jatin ka influence direkte ne shoqeri. Se sa ndikojne vertete, epo ky eshte thjeshte nje spekullim sepse nuk mund ta dijme.

Elushe une si hyra thelle,pashe vec qe arritjet e tyre jane ne baze te punes,ne smund te dime nga ketu ose mund te nisemi thjesht nga idea se kane dike te pushtetshem qe i ben dhe keta keshtu,por taman aftesite e tyre mund tja dalloje dikush qe punon me ta e merret me ta...Une nga ketu sdi cte them une vleresoj ate qe kane arrit pa i hy shume temave e problematikave se si i kane arrit,gjithmone duke mos llogarit se kane emrin e dikujt ne kete mes...
 
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Mire qe nuk kishte ndonje femer te familjes Berisha besoj se po te behet per meshkujt nje ''kerkim'' i tille kam idene se do jene prap 2-3 vet nga familja Berisha ...... Se nuk ishte im at kryeminister dhe nuk u be ime me nje nga femrat me te fuqishme .....

Vetem ne Shqiptaret i shikojme keto gjera me admirim
 
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Keto gra mund te ken nje influence akoma edhe me te mire ne jeten sociale dhe politike te shqiperis nese nuk do ishte kaq e koklavitur e kamufluar gjendja politike ne Shqiperi.........................Megjithate nje nisme e tille klasifikimi eshte pozitive...dalengadale edhe ne te shohim e te njohim.
 
Pe: Re: Pe: Re: Pe: Re: Femrat mï؟½ me ndikim nï؟½ Shqipï؟½ri

Elushe une si hyra thelle,pashe vec qe arritjet e tyre jane ne baze te punes,ne smund te dime nga ketu ose mund te nisemi thjesht nga idea se kane dike te pushtetshem qe i ben dhe keta keshtu,por taman aftesite e tyre mund tja dalloje dikush qe punon me ta e merret me ta...Une nga ketu sdi cte them une vleresoj ate qe kane arrit pa i hy shume temave e problematikave se si i kane arrit,gjithmone duke mos llogarit se kane emrin e dikujt ne kete mes...

Po jo moj xhan se duken qarte frytet e punes se tyre...psh e Topallit qe eshte shembulli me perfekt.
Jo se jam kunder studimit apo dua te hedh poshte keto femra por menyra se si studimi eshte bere dhe pershkrimi i femrave te lartpermendura: "bashkeshortja e" ne vend qe te thone "martuar me"...doja thjeshte te ve ne dukje mosbarazimin qe ekziston ne Shqiperi. Dhe, s'po futemi me thelle per postet qe kane arritur etj :)
 
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Me pelqen pikepamja ironike e ketyre studiuesve, ose mbase keshtu e lexova une. Elushe m'i ke marre fjalet nga gishtat... :)
 
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Me mire te ishte ky titull: ,,Femrat me ndikim me te madh ne politike'' :p…Nejse ndoshta duhej bere nje liste tjeter me femrat me te suksesshme ne Shqiperi sic mund te jene menaxheret e kompanive te ndryshme, pronaret e bizneseve te suksesesshme dhe te meren kriteriume te tjera per baze si psh. sukseset e tyre, ndikimet qe kane bizneset e tyre ne zhvillimin e Shqiperise, sa kane kontribuar ato ne shoqeri etj.
 
Pe: Femrat më me ndikim në Shqipëri

Kjo efundit ja vlen :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top