Femra zgjedh partnerin në bazë të instiktit..

Love

βeℓℓe â๓e
Midis gjithë cilësive të tjera që zotëron natyra e një femre, kohët e fundit është zbuluar edhe një tjetër, që ka të bëjë me e zgjedhjen e partnerit në bazë të instinktit të saj.

femrat-300x217.jpg


Interesi i një femre për një mashkull bazohet në elementë të caktuar që dallojnë në fytyrën e tij dhe që tregojnë si nivelet e testosteronit të tij, por edhe gradën e interesimit të tij për të bërë fëmijë.

Këto të paktën kanë rezultuar nga studimi qe bënë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë.
Studiuesit shpërndanë fotografi të tipave të ndryshëm të meshkujve te 29 studenteve që t’i vlerësonin, në varësi të përshtypjes që u linte çdo mashkull në lidhje me: interesin e tij për fëmijët, burrërinë e tij dhe se sa tërheqës dukej.

Ata panë se, meshkujt që u zgjodhën si partnerët idealë për të pasur fëmijë me to, ishin ata që kishin deklaruar që në fillim më shumë interes të kishin fëmijë në të ardhmen.
Ata që u konsideruan më shumë burrërorë, ishin ata që kishin nivelet më të larta të testosteronit në organizmin e tyre, ndërsa më tërheqës u vlerësuan ata që kaluan edhe testet e dëshirës për të pasur fëmijë.
Burimi: Sekrete Bukurie
 
Pe: Femra zgjedh partnerin në bazë të instiktit..

E mendova temen pak si me ''serioze'' ne fakt...Pasi femra nga nje intuite me te zhvilluar se mashkulli ne disa gjera,dhe aftesia per akumulimin dhe nxjerrjen e pah te kesaj intuite eshte me e madhe....Por derisa flitet ne material per foto dhe zgjidhjen ne baze te fotos,me duket sikur eshte dicka siperfaqesore...
Megjithate me pelqeu si ide qe kerkojne meshkujt qe duan femijet,mire qe nuk duan meshkujt qe sillen si femije...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top