Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Femra Shqiptare e ngarkuar me bizhuteri

Këto detaje janë të trashëguara indirekt që në lashtësi, kur njerëzit merrnin dhëmbë, brirë e shumë simbole të tjera nga kafshët apo nga pemët dhe i varnin në qafë apo në vesh. Mendimi i tyre nuk ka qenë për t’u zbukuruar, por për të njohur një fis nga një tjetër. Ndërsa sot ato përdoren gjerësisht, kur qoftë femrat, qoftë meshkujt duken më të hijshëm. Në Tiranë ka mjaft dyqane bizhuterish dhe, për më tepër, ato mund t’i gjesh kudo nëpër rrugë, të tregtuara me tezga. Një shitëse, Fatime Kurti, në afërsi të “Rrugës së Durrësit”, thotë se shitjet janë të mëdha, sepse klientët i tërheqin së tepërmi dhe janë më pak të kushtueshme. Një arsye e blerjes, përveç kostos së ulët, është edhe kombinimi me veshjen, me ngjyrat dhe punimet e larmishme që mbajnë bizhuteritë.

Motivet e bizhuterive

Bizhuteritë kanë motive të ndryshme dhe larmi ngjyrash. Për këtë ato kanë gjetur përdorim tepër të madh te të gjithë të rinjtë. Femrat janë ato që tërhiqen më tepër, sepse plotësojnë lukun e përditshëm dhe theksojnë më tepër tiparet femërore. Motivet që paraqesin bizhuteritë janë tepër tërheqëse. Shumë prej tyre kanë simbolin e luleve, që herët është përdorur si simbol për të vërtetuar bukurinë femërore. Ndërsa te meshkujt më të shpeshta gjen brirë të kafshëve, byzylyk që ka dizenjo gjarprin e plot elementë të tjerë. Mesdhetarët e kanë tipar kryesor ngarkesën me bizhuteri rreth qafës, duarve, apo në gisht si unaza.

Kostoja e bizhuterive

Po të pyesësh se sa kushton një bizhu, duket sikur nuk ka kosto të lartë se sa të blesh një material tjetër të çmuar. Por e vërteta është se ato kanë një tregtim të madh dhe kjo detyrimisht është tepër fitimprurëse për shitësit. اmimi i të njëjtit mall nuk mund të përcaktohet dot vetëm nga vlera që ka. Kjo ndodh, sepse ndryshe është kostoja që ka ky mall në dyqan dhe ndryshe është kostoja që ka në tezga. Një varëse mund të nisi nga më e lira në 500 lek e përfundimi nuk dihet se ku arrin. Por dihet që të rinjtë janë të dhënë shumë pas tendencave të reja dhe çmimi nuk i pengon aspak për të mos i blerë, thjesht i kufizon në numrin e blerjeve. /shqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back