Femra shqiptare dje, sot dhe nesër…
Nga: Dr. Sadik Vrajolli
Historia e femrës shqiptare sa është krenare aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.
Krenare: se diti ta ruaj identitetin reproduksionin biologjik dhe gjenin shqiptar gjatë okupimit mijavjecar dhe luftrave të pandërprera deri më sot.
E dhimbshme: sepse ka qenë e diskriminuar nga prindërit duke ju dhënë përparësi djemve si në shkollim edhe në pronë. E diskriminuar edhe në shtëpinë e burrit dhe e trajtuar vetëm si krah pune, e diskriminuar në shoqëri në punë si dhe në të gjitha segmentet e tjera të jetës.
Tragjike: sepse ka qenë pre e dokeve dhe zakoneve patriarkale dhe errësirës religjioze si dhe gjatë luftrave ka qenë gjithmonë cak i sulmeve dhe dhunimeve barbare.
Po i marr disa shembuj që kam hasë gjatë jetës time...
Gjatë viteve të 50-ta ishte obligim shkollimi fillor 4-vjecar. Në fshatin tim Marevc ishin disa shkolla fillore 4-vjecare, një prej tyre ishte shkolla fillore e Nishnokollës mes lagjes së Kllokoqve dhe Vrajollve. Objekti kishte 4 dhoma ku punonte vetëm një mësues me klasë të kombinuara ku numri i vajzave dhe djemve ishte gati i barabartë. Vajzat lexonin më mirë dhe recitonin më bukur se sa ne djemtë. Në ditën e fundit të klasës së 4-të mësuesi na i shpërndau dëftesat. Ne dolëm në oborr për tu përshendetur për herë të fundit, vajzat u ndan vec, u lidhen krah për krah, u afruan kokë me kokë dhe papritmas lëshuan një klithmë trishtuese aiii aiii. Ne djemtë mbetëm të shtanguar, nuk dinim se çka po ndodhë, vrapuam për ti qetësuar por njëra prej tyre na e ktheu: Lehtë e keni ju që jeni djem, ju e keni rrugën e hapur për shkollim kurse ne femrat e kemi ditën e fundit të jetës shkollore. Mësuesi kishte vënë dorën në kokë dhe vetëm shikonte prej dritares me një dhimbje dhe na tha të largohemi ne djemtë se ato kanë të drejtë të vajtojnë për fatin e tyre. Ajo ishte si ditë e mallkuar, u ndamë dhe kurrë më nuk jemi takuar.. sikur ti kishte lëshuar toka.. shpesh mendoj se ato sigurisht të kishin pas fatin e djemve dhe të vazhdonin shkollimin do të kishin tituj akademik pa dyshim.
Shembulli në vijim është në shkollën e mesme të medicinës në Prishtinë në vitet e 60-ta,.. ku numri i vajzave ishte shumë më i madh se sa i djemve. Vajzat ishin kryesisht nga qyteti. Klasët ishin të përziera me nxënësit serb dhe shqiptar. Numri i nxënësve serb ishte dy herë më i madh se ai shqiptar. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe bile edhe gjuha shqipe mësohej serbisht, libri nga i cili mësonim quhej “Ucimo shiptarski”. Në fund të vitit shkollor drejtoresha e shkollës që ishte një shoveniste serbe, e pa kënaqun me rezultatin e nxënëseve serbe, në prani të të gjithve i corton ato duke ju thënë se nëse vazhdoni kështu ju nuk do të keni përspektivë dhe do të mbeteni rrugëve, por kjo nuk vlen për vajzat shqiptare sepse ato shiten nga prindërit e tyre dhe me paratë qe i marrin ju blejnë djemve tokë... Kjo ironi tragjike ka diçka të vërtetë, se në atë kohë në disa fshatra të Kosovës ka ndodhë që edhe janë shitë vajzat duke ja fillue prej misitit deri te Hupsja.
Në vitet e 70-ta isha student i gjeneratës së dytë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Studentët ishin vajzat dhe djemtë, nxënësit më të sukseshsëm të të gjitha viseve të Kosovës. Një profesor serb i Beogradit pyeti për numrin e studentëve, ne ju përgjegjem se ishim 90 shqiptarë dhe 45 serbë, ai me një cinizëm na e ktheu se në fund do të diplomojn dy herë më shumë serbë se sa shqiptarë. Një studente shqiptare ja ktheu.. ju profesor nëse keni ardhë me ato qëndrime shoveniste mund ta merrni valigjen dhe të ktheheni për Beograd e ne do të sjellim profesor nga Zagrebi e Sarajeva. Të gjithë u mahnitem me intelegjencen dhe guximin e saj si femër sepse të kundërvihesh një profesori kishte edhe pasoja. Këto janë disa nga përjetimet që unë i kujtoj sot e kësaj dite. Në këta shembuj është tragjikja, diskriminimi si dhe guximi e intelegjenca e femres shqiptare.
Edhe pse nuk kam mundësi ti përfshij të gjithë ata emra të femrave shqiptare që kontribuan dhe u flijuan për ditët e sotme dua ta përmend Elena Gjikën një Princeshë Rumune me origjinë shqipëtare nga Permeti e cila ishte një prej 10 intelektualeve më të njohura të Evropes të asaj kohe. Ajo kishte siguruar 15 mijë pushkë për luftëtetarët shqiptarë kundër turqve. Ajo i shkruan një letër shkrimtarit Arbëresh Jeronim De Radës : Mos e dhasht Zoti me vdekë pa e pa Shqipërinë e çliruar. Mos ta harrojmë Shotë Galicën e Gjevë Lladrofcin që luftuan krah për krah me burrat e tyre si dhe me mijëra femra të tjera Shqiptare.
Plagë e pa shërueshme mbeten dhunimet e 20 mijë femrave shqiptare ku të gjitha e ndijnë veten të vdekura për së gjalli e që ja kanë lakmi Gurit të Vashës, të ishin të vdekura me krenari. Mjerisht populli ynë kurr nuk u ndërgjegjësue për këto dhunime, si thotë i madhi Kadare: Kosovarët po sillen me vajzat e dhunueme sikur ato ti kishin dhunue paramilitarët. Jo që u shëruan këto plagë por ke përshtypjen sikur po vazhohet aty ku e lan paramilitarët sepse femra shqiptare është e pa mbrojtur në shkollë, në rrugë, në punë si dhe në familje. E pa mbrojtur prej bandave të trafikantëve dhe narkomafis e pa mbrojtur prej punëdhënsve të pa moralshëm, dhe shefave të tyre, e pa mbrojtur gjatë lehonisë.
Kundër kësaj dukurie nuk u ngrit zëri nga familjarët nga populli nga intelektualët nga akademikët nga partitë politike nga pushtetar të zhbrisht që nuk janë në gjendje ta ruajn as arkivin e vet. Eshtë koha e fundit qe me këtë dukuri trishtuese të merremi të gjithë më seriozisht dhe ta luftojmë me të gjitha mjetet edukative, juridike, morale po që se është nevoja edhe mjete fizike.
Nëna shqiptare për heroizmin e vet gjatë shekujve e meriton një lapidar sa maja e Lubotenit. Porosia ime për femrën shqiptare është të jetë këmbëngulëse për të drejtat e veta për shkollim, punë dhe drejtësi. Të është e vetdishme që mendja e jo veshja ekstravagande gjysëm lakuriqe të hap dyer përpara. Të konkuron me cdo njëri, femër apo mashkull nga cdo vend, Kosovë, Shqipëri apo diku tjeter në botë. Të dallohet e të bëhet shembull në jetën shoqërore. Gruaja e arsimuar është baza e përspektives së një shteti!!!