Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Abdullah el-Xhuajthin

“Në të njëzetat femra pyet për atë që e kërkon dorën e saj duke thënë: Si duket ai?

Në të tridhjetat thotë: Kush është ai?

Në të dyzetat shprehet duke thënë: Ku është ai?”

(Një proverb anglez)

Kur rritet femra, fiton një trup të bukur e tërheqës, mirëpo në të shumtën e rasteve ajo mbetet mendjelehtë, e papërvojë dhe “e vogël”.

Problemi më i madh është se kërkohet nga ajo që në këtë moshë dhe me këtë mendje, të merr një vendim më serioz në jetën e saj në përgjithësi,

e ky është pëlqimi i personit i cili i ofrohet për fejesë apo mospëlqimi i tij. Me fjalë të tjera, ajo duhet të marrë një vendim mbi ardhmërinë e saj.

Femra, nën moshën njëzet vjeçare, në të shumtën e herës, nuk pëlqen tek i riu asgjë tjetër pos pamjes së tij të jashtme, hijeshisë, bukurisë,

llojit të veturës dhe asaj se a është fshatar apo qyetar e gjëra të tilla të ngjashme me këto.

اfarëdo gabimi (moskujdesje) tek rrobat e të riut apo tek mënyra e të folurit, i shkatërron ëndërrat dhe iluzionet e saja,

me ç’rast ajo e refuzon menjëherë edhe po të jetë ai një djalosh më i suksesshëm dhe më i përparuar.

Problemi, po ashtu, qëndron edhe në atë se shumica e të rinjëve që kanë sukses, nuk i kushtojnë fort kujdes elegancës së tyre.

Së këndejmi, tek ata vërehet angazhimi i punës, lodhja, shfaqja e forcës, gjëra këto të cilat e shtyjnë femrën të ikë prej tyre,

t’i refuzojë dhe t’ua kthejë shpinën për të anuar kah ata të rinj të butë, të pasuksesshëm, të cilët tërë ineresimin e tyre e përqendrojnë tek veshjet,

veturat dhe sjelljet (maniret) e tyre, gjë që e bëjnë prindin e saj – i cili e di mjaft mirë realitetin e atyre dhe këtyre – të vdesë nga pikëllimi e dëshpërimi!

Stendhal, në librin e tij të shkëlqyer “Kjo është dashuria” thotë:

“Një i ri, me virtyte fisnike, mund t’ia dhurojë një vajze përkujdesjen,

butësinë dhe t’i shërbejë pandërprerë asaj aq sa të bëhet e qartë se nuk mund të ketë ndonjë tjetër i cili do të ishte më i mirë se ai në të gjitha aspektet.

Në këtë mënyrë, çdo gjë duket sikur është e gatshme për lindjen e dashurisë, mirëpo në momentin kur ai vë mbi kokë një kapelë të modelit të vjetër,

apo kur e sheh se i hyp kalit në një mënyrë të pahijshme, femra bindet se djaloshin e tillë nuk mund ta dashurojë assesi!

Shumica e të rinjëve të suksesshëm dhe të gatshëm për të arritur sukses, janë të vrazhdë dhe punëtorë.

Ata nuk kanë kohë të përkujdesen aq shumë për flokët, thonjtë, llojin e veturës, me një fjalë për elegancën dhe buësinë e të folurit.

Megjithatë, janë pikërisht këta të rinj, ata që në të ardhmen bëhen bashkëshortë idelaë, të cilët i bëjnë të lumtura gratë e tyre përgjithmonë.

Ata janë besnikë dhe poashtu të etur për një dashuri të vërtetë dhe të thellë.

Janë pikërisht këta, të cilët tërë atë që e ruajnë, zakonisht e bëjnë atë për shokun e tyre të jetës, e ato që posedojnë,

i fitojnë me plot meritë, ndryshe nga ata të rinj të paqëndrueshëm e të pavendosur,

ambiciet kryesore e të cilëve janë hijeshia, bukuria e thonjëve të tyre dhe modelet e reja të veturave.

Të tillët, të cilët i grabisin zemrat e vajzave në një moshë të re, janë bashkëshortë më të dështuar dhe prindër më të këqij,

mirëpo femra në këtë moshë të re nuk posedon aq përvojë e eksperiencë sa të dallojë midis asaj që është e hollë dhe e trashë,

apo midis shkumës e cila hidhet në det dhe asaj që mbetet në tokë dhe u bën dobi njerëzve.

Femra në këtë moshë të njomë, ndodhet në një periudhë lulëzimi, ku ëndërron për dashurinë dhe pëlqen tek djaloshi i ëndërrave të saja një pamje të bukur e simpatike,

e cila nuk do ta shkatërrojë atë ëmbëlsi që e ruan ajo në imagjinatën e saj, as ndonjë veshje e pahijshme, as ndonjë veturë e modelit të vjetër,

e as ndonjë mënyrë e të folurit ku nuk mbretëron butësia, ëmbëlsia dhe eleganca.

Ndërkaq, mendja, ambicia dhe pasuria janë gjëra për të cilat rrallë mendon ndonjë femër në këtë moshë,

pasi që nuk arrin t’i kuptojë a përceptojë në një mënyrë të duhur, apo i sheh brenda elegancës dhe të folurit e butë.

Andaj, “stili përparimtar” nuk është i përshtatshëm për të që të bëjë dallimin ndërmjet lëvozhgave dhe zemrës së pemës, pjesës së jashtme dhe asaj të brendshme.

Femrës – në radhë të parë – i intereson mendimi i shoqeve të saja mbi djaloshin e saj.

Kështu, sa kohë që ai është elegant, i sjellshëm, gojëëmbël, i pashëm dhe simpatik, ato flasin mbi të me psherëtimë dhe entuziazëm,

gjë që e shtyen atë jo vetëm ta pranojë kur i ofrohet (për fejesë), por edhe ta preferojë atë mbi një tjetër, i cili në të vërtetë është një mijë herë më i mirë se ai.

Dhe jo vetëm kaq, por ajo mundohet me të gjitha mëynrat që ai të bie në dashuri me të dhe ta fusë në grackën e vet.

Ndoshta i ofron vetë fejesë, gjest ky që e huton tej mase prindin e saj, i cili e shikon këtë djalosh me sy të përvojës së gjatë,

përvojë kjo e cila u kushton kujdes asaj që gjendet nën flokë të bukura dhe elegancës së tepërt, e kjo është mendja, ambicia dhe suksesi.

Prof. Ahmed Emin në librin e tij “Jeta ime” thotë:

“Në kohën time, martesa kryhej sipas pozitës apo shkallës që zotëronte një djalosh apo vajzë.

Unë isha një i ri, me një formë të mirë, nga një familje mesatare. Kisha diplomë të lartë dhe një rrogë prej trembëdhjetë xhunejhësh,

e cila ishte një rrogë e kënaqshme për atë kohë. Kërkoja martesë me një femër mesatare siç isha edhe unë, duke mos vrapuar pas asaj që posedon pasuri e as famë.

Përveç kësaj, unë mbaja në kokë një kapelë dhe sa herë që afrohesha tek ndonjë shtëpi për ta kërkuar dorën e vajzës së tyre, ata pëlqenin rininë,

diplomën dhe rrogën time, por nuk e pëlqenin assesi kapelën që e mbaja në kokë!

Sipas pikëpamjes dhe botëkuptimit të tyre, kapela në kokë sinjalizon prapambeturi, ngecje, bisedë të paktë, lakmi ndaj pasurisë dhe gjëra të tilla negative e të urrejtura.

Ndërsa, femrës i pëlqen djaloshi llafazan, elegant, dëfryes dhe qesharak. Më në fund, njëra prej familjeve më pëlqeu dhe dëshiroi të më shohë.

Unë shpreha dëshirë t’u tregoj se jam një njeri i qytetëruar dhe i kulturuar, kështu që shkova tek ta, mora me vete një libër në gjuhën angleze,

u ula pranë tyre dhe fillova të bisedoj me ta duke përdorur shprehje e fraza më bashkëkohore, disa prej tyre edhe në gjuhën angleze, gjë që i bëri ata të mbeten të habitur e gojëhapur.

Unë e kuptova se ata u mahnitën me mua dhe më pëlqyen, mirëpo vajza e cila ndodhej në shtëpi, rastësisht më vërejti nga dritarja dhe sapo e pa kapelën dhe mantelin tim,

u tmerrua nga frika dhe nuk pranoi të martohej me mua në asnjë mënyrë, përkundër insistimit të familjes së saj.

Pas një kohe, dëgjova se kjo vajzë ishe martuar me një djalë “elegant”, i cili ishte i dhënë pas pijeve alkoolike, arrogant,

me një fjalë njeri i cili ia shkatërroi tërë jetën martesore, derisa në fund edhe e shkurorëzoi.

Me kalimin e kohës, gjendja e saj bëhej çdo herë më e keqe derisa u martua me një punëtor telegrafi dhe një ditë prej ditësh erdhi tek unë,

në kohën kur punoja si gjykatës në një gjyq – duke kërkuar nga burri i saj që ta mirëmbajë e t’i ofrojë shpenzime elementare!”

Unë e vajtoj këtë vajzë e cila refuzoi të martohej me prof. Ahmed Emin dhe bërtiti nga frika kur e pa kapelën e tij dhe më pas e kundërshtoi familjen e saj,

e cila insistoi që ajo të martohej me të – ngase ata (familja) e shohin pamjen e brendshme para asaj të jashtme – dhe në fund ajo martohet me atë që e pëlqen,

e bindur dhe e dashuruar marrëzisht në “princin e ëndërrave të saja”, i cili është “elegant”, “i pashëm” dhe “simpatik” për nga pamja e jashtme,

por i prishur nga brenda: i dhënë pas pijeve alkoolike, arrogant, i degjeneruar, me plot vese negative, njeri që i bën të shijojë helm e vrer në jetën e saj!

Athua, u është përcaktuar vajzave të mashtrohen e të mos i zgjedhin djelmoshat e shkëlqyer, e veçanërisht vajzat e bukura të cilave u paraprin rinia dhe në të shumtën e rasteve,

për fat të keq – ato shkojnë e i zgjedhin djelmoshat më të këqij “përparimtarë e të kulturuar”,

nga fakti se i ka mashtruar bindja që ai është person më i mirë nga jashtë edhe nëse – në të shumtën e rasteve – nuk është gjë tjetër pos një dekor i prishur?!

Unë u rekomandoj meshkujve të vendosur e të suksesshëm që të përkujdesen me tepër për pamjen e tyre të jashtme,

t’u kushtojnë rëndësi elegancës dhe sjelljeve (manireve) të tyre në mënyrë që t’i shpëtojnë femrat nga mashtrimet dhe dredhitë e atyre meshkujve dinakë që s’janë gjë tjetër pos iluzion.

ثshtë vërtet një fakt pikëllues kur femra mashtrohet në ëndërrat dhe iluzionet e saj, e kundërshton familjen e saj duke mos pranuar të martohet me një djalosh të mrekullueshëm,

për t’u martuar me një tjetër që është në të vërtetë i pavlerë dhe dështak. Femra në një moshë të re, pa eksperiencë dhe përvojë, nuk është në gjendje të bëjë dallim.

Ajo është kokëfortë dhe nuk do tjetër pos atë që do vetëm ajo, nuk dëgjon askë dhe për fat të keq rreziku më i madh zbulohet tek pas fundosjes së anijes.

Meshkujt e vendosur dhe të suksesshëm të cilët i ndërtojnë shtëpitë, e japin kontributin e tyre në shoqëri, janë bashkëshortë dhe prindër më të mirë.

Të tillët, puna dhe angazhimi i pengon nga eleganca dhe përkujdesja për pamjen dhe dukjen e tyre të jashtme.

Të tillëve unë u them që pikërisht këto elemente “të imëta” tek ta janë “më të mëdha” në sytë e femrës dhe po këto elemente,

shikuar nga këndvështrimi i tyre paraqesin vendosmëri, fisnikëri dhe sukses.

Ah, sikur të përqendroheshin ata të rinj tek eleganca e tyre e t’i kushtonin rëndësi pamjes,

manireve dhe sjelljeve të tyre në mënyrë që t’i përfitojnë zemrat e femrave të bukura, t’ua realizojnë ëndërrat e tyre të fëmijërisë dhe t’i shpëtojnë nga kthetrat e atyre meshkujve të pavlerë.

Njoh një femër të re të cilën e kërkoi një djalosh i bukur dhe i suksesshëm, mirëpo si shumica e djelmoshave të tillë, edhe ky nuk i kushtonte fort rëndësi elegancës së tij.

Familja e vajzës e pëlqyen dhe u gëzuan pa masë, e po ashtu edhe vajza me ç’rast erdhi deri tek fejesa, e cila përfundoi si është më mirë.

Mirëpo, në ndërkohë, u shfaq një grua xheloze e ziliqare e cila u shtir si shoqja e saj dhe i tha:

“Ky i fejuari yt është i mirë, i bukur dhe simpatik, s’ka fjalë, mirëpo kapela e tij mbi kokë i ngjan një shatori.

Ai është i pakulturuar,... dhe zuri t’i përmend gjëra të ngjashme negative mbi të fejuarin e saj, gjë që e shtyri këtë vajzë të gjorë, të qajë ditë e natë,

derisa erdhi deri tek prishja e fejesës vetëm nga shkaku se i fejuari i saj nuk përkujdeset për mënyrën e vënies së kapelës në kokë!

Andaj, për të satën herë, u drejtohem djelmoshave të suksesshëm e punëtorë me thirrjen që të përkujdesen për elegancën dhe pamjen e tyre dhe të mos i konsiderojnë këto si

“gjëra të vogla e të imëta”, pasi që ato tek femrat janë “shumë të mëdha”.

I them çdo femre: “Martesa nuk është një rit dhe ceremonial festiv e as një udhëtim i shkurtë,

në të cilin e zgjedh një djalosh simpatik, tërheqës, tërë interesimi i të cilit përfshihet në elegancë e butësi.

Martesa është jetë, një jetë e gjatë përplot me rreziqe e vështirësi, në të cilën ke nevojë për një djalosh të vendosur,

të suksesshëm e të fortë, i cili do të të mbrojë nga rreziqet dhe do të të ofrojë, me ndihmën e All-llahut, qetësi e siguri dhe do të jetë një baba i mirë për fëmijët e tu”.

I them çdo femre: “Burri nuk është një fustan me të cilin do të ekspozohesh para shoqeve tua, e as lodër tërheqëse dhe magjepsëse me të cilën do të krenohesh para mikeshave tua.

Burri është “hekurbeton”, tek i cili mbështetet jeta jote ... e tërë jeta jote ... nëse ndodh që të qëllojë një shtyllë e vendosur dhe e fortë, e cila u bën ballë fortunave,

do ta gjesh tek ai dhe me të lumturinë dhe kënaqësinë e vërtetë si grua dhe si nënë.

Në të kundërtën, nëse ndodh që të jetë një lodër e thatë, të cilën nuk e inereson gjë tjetër pos dukjes, veshjes dhe zbukurimit, do të jesh person më fatkeq me të,

edhe po të kesh fytyrë të shndërritshme duke qenë ende në një moshë të re.

Femrës i rekomandohet t’i dëgjojë me vëmendje këshillat e prindërve, ngase ata mundohen me mish e me shpirt për të mirën e saj.

Ata janë më të mëshirshëm me të dhe dinë më së miri kë t’ia zgjedhin për burrë. Ata shohin atë që ajo nuk sheh dhe dinë atë që ajo nuk e di.

Ata i njohin hallet dhe problemet e kësaj jete për të cilat asaj fare nuk i shkon mendja. Andaj,

le të jetë mendimi dhe opinioni i tyre – primar dhe kryesor lidhur me jetën, mendimin dhe gjykimin e saj.

I rekomandoj femrës që t’i japë përparësi mendimit të prindërve të saj ndaj atij të shoqeve të saj të reja, ngase ato nuk kanë shijuar gjë nga jeta.

Ato nuk njohin gjë që vlen të përmendet, e për më tepër shpeshherë ndodh që disa prej tyre të jenë xheloze e ziliqare.

Kur femrat e arrijnë pjekurinë, e humbasin atë duke menduar mbi dashurinë, mirëpo kjo dashuri shpeshherë përqendrohet më tepër tek pamja e jashtme se sa ajo e brendshme.

Kur bie në kurthat e një djaloshi simpatik e elegant, ajo “verbohet” dhe i harron të gjitha veçoritë dhe tiparet e tjera, gjegjësisht ia vesh atij të gjitha ato veçori dhe tipare,

ngase dashuria në imagjinatën e saj nuk ndahet në pjesë. Kështu, derisa ajo e dashuron, në sytë e saj ai është djaloshi më i mirë dhe më i përsosur në botë.

Në anën tjetër, prindëri i saj, natyrisht, nuk do të “verbohet” si ajo. Ai do ta shohë këtë djalosh me sy të realietit.

Nëse është i keq e i poshtër, ai do ta shohë si të tillë dhe nuk do të mashtrohet nga fakti se është simpatik e elegant. Nëse është përtac dhe dështak, ai do ta shohë si të tillë.

Nëse posedon veçori, tipare e vese negative, ai do ta vlerësojë si të tillë.

Mirëpo, problemi më i madh qëndron në atë se femra – duke lexuar vepra e romane të ndryshme dhe duke shikuar filma të dashurisë e të avanturës – lidhet edhe më tepër për këtë djalosh,

e veçanërisht kur familja e saj e refuzon kategorikisht atë. Ajo atëherë bëhet guximtare dhe kokëforte, me ç’rast dashuria e saj rritet dhe bëhet githnjë më e fortë.

Ajo beson se e shpreh dashurinë e vërtetë në çdo kohë e vend. Pas kundërshtimit të familjes dhe insistimit të saj të pandërprerë, ajo ia arrin ta bind babain e saj,

i cili detyrohet ta martojë me atë që do ajo, duke ditur në të njëjtën kohë se ai djalosh nuk e meriton këtë, mirëpo thotë: “ndoshta” dhe “me gjasë”.

Babai përpiqet ta kënaqë bijën e tij të çmuar sa kohë që ajo e shprehi këtë dëshirë, apo thënë më mirë, ai e martoi atë duke qenë i shtrënguar apo i detyruar.

Si pasojë, në të shumtën e rasteve, bija e tij kthehet tek ai – e shkurorëzuar, apo e sheh në shtëpinë e saj duke u ankuar e qarë vazhdimisht ... e sheh të mjerë e fatkeqe, pasi të ketë rënë zogu në grackë.

Dashuria është e bukur dhe madhështore kur buron nga zemra dhe mendja bashkërisht, mirëpo femra e re është ende e papjekur mentalisht,

andaj kur ajo dashuron me zemrën e saj, humbet ajo pjesa tjetër nga mendja ... e rrallë ndodh (për të mos thënë asnjëherë, v. për.) që femra të dashurojë me mendjen e saj!

Shumica e grave, në përgjithësi, të reja a të moshuara, bijnë në grackën e njeriut elegant, argëtues, shakatar, të kulturuar, edhe nëse e tërë kjo ka të bëjë vetëm me formën,

dukjen nga pamja e jashtme, ndërsa në brendësi – zero.

Kjo, për arsye se femra – edhe atëherë kur rritet dhe arrin moshën e pjekurisë – në të shumtën e rasteve mbetet akoma një fëmijë me trup të madh.

Ajo e dashuron pamjen e jashtme në një mënyrë të frikshme ... në radhë të parë ajo interesohet, para së gjithsh,

për gjendjen prezente duke mos u thelluar e as çarë kokën për periudhat e mëvonshme të jetës.

Esenca e kësaj teme përfshihet në atë që femra detyrohet të marrë një vendim më serioz në jetën e saj duke qenë e papjekur mentalisht,

ngase mendja e saj në këtë periudhë nuk vëren tjetër pos pamjes e dukjes së jashtme, gjë që njëherit është shkaktar i tragjedive e fatkeqësive të shumta.

Shumica e prindërve detyrohen t’i refuzojnë djelmoshat e shkëlqyer e të mrekullueshëm – me zemër të thyer,

për t’i pranuar ata të pavlerë – po ashtu me zemër të thyer – që t’ua bëjnë qejfin bijave të tyre.

Lidhur me këtë, nuk ka zgjidhje tjetër pos analizimit të thellë të femrës dhe dëgjimit të saj të vëmendshëm përsa i përket mendimit të familjes së saj.

Përveç kësaj, djelmoshat e suksesshëm e të shkëlqyer duhet t’i kushtojnë kujdes sa më shumë elegancës së tyre,

në mënyrë që t’i përfitojnë zemrat e vajzave, t’ua plotësojnë ëndërrat e tyre dhe t’i largojnë nga ata meshkuj të pavlerë e dështakë,

të cilët ia shndërrojnë tërë jetën në makth (ëndërr e keqe) dhe ankth.

Nga arabishtja:

Jahja Hondozi
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Mendoj qe kur shikon nenen tende apo motren apo hallen apo tezen apo kushriren apo gruan tende ti Deuid i thua sa ju dua une juveeeeee por keni nje te keqe jeni pak k..... Nga mendja ...... Cjane keto idiotlleqe se na hape barkun ka meshkuj qe jane si kanarina nga mendja ska te beje gjinia por se sa kapacitet dhe llogjike ka ne tru ..... Vetem ju te ikurit me te shumtit dini te beni keto krahasime dhe ndarje dhe ne te shumten e rrasteve mbi femren
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

ju %$%^& fene
ngaqe s'keni pare mjaftueshem p%^& me sy dhe sigurisht s'keni per te pare, kshu do mendoni, flisni, shkruani
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Mendoj qe kur shikon nenen tende apo motren apo hallen apo tezen apo kushriren apo gruan tende ti Deuid i thua sa ju dua une juveeeeee por keni nje te keqe jeni pak k..... Nga mendja ...... Cjane keto idiotlleqe se na hape barkun ka meshkuj qe jane si kanarina nga mendja ska te beje gjinia por se sa kapacitet dhe llogjike ka ne tru ..... Vetem ju te ikurit me te shumtit dini te beni keto krahasime dhe ndarje dhe ne te shumten e rrasteve mbi femren

E lexove shkrimin aq shpejt ?

Yellow Redhead ty te kuptoj sincerishte !
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

p%^& me sy

Nuk ka kurr asi lloji lool ! Pa sy po !
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

hahahahahah krijes e bukur por e poshter....:p
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Femra, nën moshën njëzet vjeçare, në të shumtën e herës, nuk pëlqen tek i riu asgjë tjetër pos pamjes së tij të jashtme, hijeshisë, bukurisë,
llojit të veturës dhe asaj se a është fshatar apo qyetar e gjëra të tilla të ngjashme me këto.
اfarëdo gabimi (moskujdesje) tek rrobat e të riut apo tek mënyra e të folurit, i shkatërron ëndërrat dhe iluzionet e saja,
me ç’rast ajo e refuzon menjëherë edhe po të jetë ai një djalosh më i suksesshëm dhe më i përparuar.
Problemi, po ashtu, qëndron edhe në atë se shumica e të rinjëve që kanë sukses, nuk i kushtojnë fort kujdes elegancës së tyre.
Kjo eshte nje teme qe mund ta maresh paragraf me paragraf ta komentosh, por do jete humbje kohe...

Gjithsesi po ndaloj ketu, nje mashkull nen 20 vjec, ca mendon? A nuk i vrapon truri mbas femrave qe tregojne mire? Apo kur ka 15-20 vjec e vetmja gje qe ai mendon eshte kur do martohet e do bej 2 femije, e do jetoj i lumtur pergjithmone?
Cdo moshe ka te "metat" e veta, nqs femra nuk eshte e pjekur tek 20, atehere mos pretendoni qe mashkulli eshte, sepse evolucioni eshte pak a shume i ngjashem, mos them me i ngavasht per keta te fundit.
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Jo jo nuk eshte humbje kohe ! Nese ke mundur ta kuptosh esencen e temes , rendesia e nje teme te tille , besoj se as nje teme tjeter nuk ka rendesi me te madhe , sidomos per ato vajza dhe djem qe jane te pamartuare .
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Esencen e temes besoj qe duhet ta kuptosh ti perpara se ta sjellesh ne forum, sidomos kur titulli ska asgje te bej me permbajtjen. E di qe ke mundesi edhe ti vendosesh tjeter titull? (e para punes)
E 2, nqs do ishte aq e rendesishme sic per meshkuj sic per femra, duhet te ishte nje paralel midis gjinive, sepse aty sben gje tjeter pervec se te flasi se sa tralalala jane femrat e te shkretat sjane gati te marin vendimin e jetes, nderkohe qe djemte E SHKLEQYHER po mbesin ne dere....
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Tani ky mbete thjesht mendi i nje individit si Ai e ka par femren ne syt e vet kaq.Lidhja serjoze kurr nuk do ket sukses nese nuk e ndijen ne shpirt se ka dashuri reciproke.
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

vetem nga titulli i temes sme interesoi fare ta lexoj shkrimin.

FEMRA ESHTE KRIJESA ME E BUKUR QE MUND TE KETE KRIJUAR ZOTI,ESHTE VAZHDIMESIA E JETES.. NE TE GJITHE LETERSINE ESHTE FOLUR PER FEMREN, PER BUKURINE E SAJ, TRUPIN, FYTYREN ,BUKURINE E SAJ DHE CDO GJE TJETER TE MUNDSHME PER BUKURINE E FEMRES. POR NE KONKLUZION KA DAL SE PJESA ME E BUKUR E FEMRES KA DAL PJESA E LEGENET,KU AJO MART NJE QENIE NJERZORE,KU AJO SJELL NE BOTE JETE.

femra eshte qenia me e bukur qe ekziston,
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Se si asht femra sme intereson te pergjigjem,thjesht du me than qe ne femer ka rrisk edhe nje Qen.
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Se si asht femra sme intereson te pergjigjem,thjesht du me than qe ne femer ka rrisk edhe nje Qen.
kjo qe the?

ca dmth

du me than qe ne femer ka rrisk edhe nje Qen.
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

femra eshte AnjarAnte. :D
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Esencen e temes besoj qe duhet ta kuptosh ti perpara se ta sjellesh ne forum, sidomos kur titulli ska asgje te bej me permbajtjen. E di qe ke mundesi edhe ti vendosesh tjeter titull? (e para punes)
E 2, nqs do ishte aq e rendesishme sic per meshkuj sic per femra, duhet te ishte nje paralel midis gjinive, sepse aty sben gje tjeter pervec se te flasi se sa tralalala jane femrat e te shkretat sjane gati te marin vendimin e jetes, nderkohe qe djemte E SHKLEQYHER po mbesin ne dere....

Ju vetem te titulli kapeni . Dhe temen se lexoni fare ! Po ta lexoni temen , athere do ta kishit kuptuar edhe titullin ! Pa permbajtjen e temes nuk mundeni te kuptoni gjerat ne esence ! Dhe po te jeni me te zgjuara ju vajzat e forumit virtual , do te lexoni me ngadal dhe do ta kuptoni me mire temen ne fjale .

Une e kuptova qe titulli ishte bombastike hahahah , por kur e lexova permbajten ,, thashe po e le keshtu se bash per vajzat dhe djemte forumit virtual eshte kjo teme , qe ta tregojne vetveten dhe ti kuptojne shume gjera qe permban tema ne mbrendesi te saj .

Nese ke munduar ta kuptosh shkrimin qellimi dhe motivimi i shkrimit tregon paralelizmin , drejtesin , keshillat per te dy gjinit . Por , kur mundeni nje prejse ta gjeni se mungon ne shkrim , ose femra nuk citohet menjere , e gjeni gabimin se ja tema eshte e kote pfffffffff. Po feministe po tregoni bre !
 
po na ofendon. une e lexova fjali per fjali por sic ka thene zzina duhet marr cdo paragraf e duhet cituar. dhe une duhet me ndejt me e gdhi ne forum. po meqe ke deshire ti mos u anko me vone per komentet ahahhaha
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Ju vetem te titulli kapeni . Dhe temen se lexoni fare ! Po ta lexoni temen , athere do ta kishit kuptuar edhe titullin ! Pa permbajtjen e temes nuk mundeni te kuptoni gjerat ne esence ! Dhe po te jeni me te zgjuara ju vajzat e forumit virtual , do te lexoni me ngadal dhe do ta kuptoni me mire temen ne fjale .

Une e kuptova qe titulli ishte bombastike hahahah , por kur e lexova permbajten ,, thashe po e le keshtu se bash per vajzat dhe djemte forumit virtual eshte kjo teme , qe ta tregojne vetveten dhe ti kuptojne shume gjera qe permban tema ne mbrendesi te saj .

Nese ke munduar ta kuptosh shkrimin qellimi dhe motivimi i shkrimit tregon paralelizmin , drejtesin , keshillat per te dy gjinit . Por , kur mundeni nje prejse ta gjeni se mungon ne shkrim , ose femra nuk citohet menjere , e gjeni gabimin se ja tema eshte e kote pfffffffff. Po feministe po tregoni bre !

Une e lexova temen, nqs mora mundimin te pergjigjem.... Edhe nqs sdo e kisha lexuar do komentoja titullin edhe kaq.
Mqs edhe ti vete e kuptove qe titulli ishte thjesht per bombe, pse smore mundimin ta pershtatje? Apo sdije si t'ja gjeje nje titull me te sakt kesaj teme?

Edhe mbase eshte nevoja ta lexosh ti edhe njehere temen me vemendje e pa paragjykime, e do shikosh qe nuk ka asnje paralelizem aty, pervec faktit qe femra s'di si te vendosi per veten (nqs nuk eshte e pjekur dmthn qe ska aritur akoma moshen as per fejese e as per martese ;)); edhe si djemte simpatik vuajne sepse nuk ja hedh askush syte.

E si perfundim, mqs je ndaluar tek pamja e jashtme, ja qe nuk vlen e aq, se perndryshe tere te bukrit e dheut (disa e me te bukur se ai bukuroshi arab qe u perjashtua) sdo kishin ngelur pa martuar...Apo jo?!

Por mos i hym nje debati tjeter, sepse s'eshte vendi!

E per feministe, ja qe jam, edhe mire qe jam~!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Une e lexova temen, nqs mora mundimin te pergjigjem.... Edhe nqs sdo e kisha lexuar do komentoja titullin edhe kaq.
Mqs edhe ti vete e kuptove qe titulli ishte thjesht per bombe, pse smore mundimin ta pershtatje? Apo sdije si t'ja gjeje nje titull me te sakt kesaj teme?

Edhe mbase eshte nevoja ta lexosh ti edhe njehere temen me vemendje e paragjykime, e do shikosh qe nuk ka asnje paralelizem aty, pervec faktit qe femra s'di si te vendosi per veten (nqs nuk eshte e pjekur dmthn qe ska aritur akoma moshen as per fejese e as per martese ;)); edhe si djemte simpatik vuajne sepse nuk ja hedh askush syte.

E si perfundim, mqs je ndaluar tek pamja e jashtme, ja qe nuk vlen e aq, se perndryshe tere te bukrit e dheut (disa e me te bukur se ai bukuroshi arab qe u perjashtua) sdo kishin ngelur pa martuar...Apo jo?!

Por mos i hym nje debati tjeter, sepse s'eshte vendi!

E per feministe, ja qe jam, edhe mire qe jam~!

ahhhh sa bukur zzinna e ke thene ...bravooooooooooooooooo
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Ke te drejte Deudi. do e lexoj her tjeter temen...po si femer qe jam dmth mendjeleht them se edhe djemt krijesa te mira por trapa ;)..eh me fal per fjalorin por ma lejon mendja ime e lehte kshu qe sbehem pishman e spo i bi rrotull e rrotull ahaah :funny:
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Kush është ajo që të ka thyer zemrën ty Deuid djali dhe nuk ka pare potencialin tënd?Eh këto vajzat e poshtra të forumit.Gjithsesi ke të drejtë,femra është mëndjelehtë,jo më kot gjenden femra për të gjithë meshkujt.
 
yyyyyyyy sa qef sonte paska sherr ahahhaha

iron mo i fry zjarrit se tu versulem te gjithe femrat e fv e gjej vend e futu ahahhaha . rri urt. femrat nuk jane mendjelehta. Mbas nje mashkulli te suksesshem fshihet nje grua e zgjuar. mos e harro kte.
pa ne femrat ju meshkujt mbyteni ne nje pike uji
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

pa ne femrat ju meshkujt mbyteni ne nje pike uji

Pa piken e ujit qe e sjellim ne, s'do t'ishe fare n'kete bote :p
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Shkrimi moj goc permban ne vetvete keshilla si per Perinderit , si per vajzat , si per meshkujt . Se edhe une si mashkull neser do te jem prind i nje vajze . Une te thash , feminizmi per nje shkronje , per nje presje , per nje titulle stregohet . Feminizmi tregohet ne temat aty ku kerkohet .

Dhe beni kujdes kur te komentoni , sepse ketu ne forum kemi te feve te ndryshme , te traditave te ndryshme , te kulturave te ndryshme . Ndoshta per juve ky shkrim nuk ka rendesi dhe dobi , por ndoshta per te tjeret eshte i mireseardhur dhe i pelqyer .
 
Ne fakt bej ti kujdes si shprehesh me "keto vajzat e forumit" !

Tema eshte e hapur tek DISKUTIME SHOQERORE nga ty, besoj qe nqs do ishte per ta diskutuar nga ana fetare, do e coje tek nenforumi i duhur.

Une nuk kam ofenduar asnje besim me postimin tim apo kulture.

E besoj qe duhet te interesohesh me shume se ca dmthn feminizmi e si shprehet ai!

Per keshillat ndaj femrave, meshkujve dhe prinderve, me beso qe ka rruge shume me "elegante" per ti shprehur!

Eshte vone te ri te mar temen fragment me fragment te te tregoj qe shprehet ne menyre te gabuar, por nqs perdor nje cik fare llogjike do e kuptosh dhe ti.

Eshte budallek te thuash qe femra ndalon tek pamja e jashtme , Ok ka femra qe e bejne por ketu nuk perdorim thesin gjeneral ti fusim te gjitha. E shiko meshkujt qe e vlersojne me shume nje femer nga pamja e jashtme se sa nje femer-mashkullin.

Nje mashkull qe ka "talent" te lexoj nje femer, mund ta bej pervete e nqs eshte me pak i bukur . Nje femer e dashuruar shikon partnerin te bukur, sepse nuk u dashurua me etiketen por me permbajtjen, qe ka 1000 here me shume vlere.

E si perfundim, nqs tema do ishte ne pelqimin e dikujt, besoj qe deri tani (ka 8 h hapur) do kishte ardhur te pakten nje koment te thoshte "shume teme e mire".

Mesohu te pershtatesh shoqerise ku ndodhesh, edhe mesohu te shprehesh. Nqs tregohesh agresiv edhe atakon, mos beso qe do imponosh dicka e te tjeret do kuptojne thelbin e temes, thjesht i humb pike vetes.
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Abdullah el-Xhuajthin

“Në të njëzetat femra pyet për atë që e kërkon dorën e saj duke thënë: Si duket ai?
edhe per meshkujt por me ndryshe : lale si te duket ajo pjeshka?
Në të tridhjetat thotë: Kush është ai?
mashkulli : dashka fejese kjo- eshte heret akoma
Në të dyzetat shprehet duke thënë: Ku është ai?”
mashkulli ; dua nje nuse te virgjer po pate mundsi

(Një proverb anglez)

Kur rritet femra, fiton një trup të bukur e tërheqës, mirëpo në të shumtën e rasteve ajo mbetet mendjelehtë, e papërvojë dhe “e vogël”.
......ndersa kur rritet nje mashkull behet nje mashkull terheqes,muskuloz por nje idiot i papjekur qe mundohet te' jetoj njeher jeten '
Problemi më i madh është se kërkohet nga ajo që në këtë moshë dhe me këtë mendje, të merr një vendim më serioz në jetën e saj në përgjithësi,
.........pavarsisht kerkohet nga ai ne ate moshe,me ate papjekuri te marri vendime e pergjegjsi ne jete.
e ky është pëlqimi i personit i cili i ofrohet për fejesë apo mospëlqimi i tij. Me fjalë të tjera, ajo duhet të marrë një vendim mbi ardhmërinë e saj.
Me fjale te tjera ai duhet te marre vendim te tij...e crendsi ka ca mendon femra? jo . Vendimin e merr vetem ai se eshte gjini mashkullore dhe sado i papjekur te jete,eshte burre. dhe vetem burrat marrin vendime, vetem burrat kerkojne doren e femres ne shpi[upsss kjo eshte e vertet pak ahahaha kerkimi i dores se vajzes ne shpi]
Femra, nën moshën njëzet vjeçare, në të shumtën e herës, nuk pëlqen tek i riu asgjë tjetër pos pamjes së tij të jashtme, hijeshisë, bukurisë,
....po ndersa mashkulli ne moshen 20 vjecare pelqenka cdo gje nga mesi e poshte :}
llojit të veturës dhe asaj se a është fshatar apo qyetar e gjëra të tilla të ngjashme me këto.
.........ah dhe mund te pelqej cdo gje pervec karakterit,embelsise,sinqeritetit,bujarise,zemersise intelektit
اfarëdo gabimi (moskujdesje) tek rrobat e të riut apo tek mënyra e të folurit, i shkatërron ëndërrat dhe iluzionet e saja,
mashkulli vazhdon rrugen drejt...pa kthyer kok mbrapa se jo per gje po eshte burre me karakter, se ul hunden pertok
me ç’rast ajo e refuzon menjëherë edhe po të jetë ai një djalosh më i suksesshëm dhe më i përparuar.
..........me rastin e pare refuzon nje vajze te suksesshme,intelektuale e shumtuar
Problemi, po ashtu, qëndron edhe në atë se shumica e të rinjëve që kanë sukses, nuk i kushtojnë fort kujdes elegancës së tyre.
problemi qendron se meshkujt i kushtojne shume vemendje aparences se nje femre.
Së këndejmi, tek ata vërehet angazhimi i punës, lodhja, shfaqja e forcës, gjëra këto të cilat e shtyjnë femrën të ikë prej tyre,
dhe femrat detyrimisht tregphen te kujdesshme ne cdo aspket,qofte fizik qofte mental ne menyre qe meshkujt mos largohen prej tyre
t’i refuzojë dhe t’ua kthejë shpinën për të anuar kah ata të rinj të butë, të pasuksesshëm, të cilët tërë ineresimin e tyre e përqendrojnë tek veshjet,
...........nese nje femer nuk mbahet,nuk rregullohet valle do kete 1 mashkull qe do ja hedhi syte ? Jo . sepse meshkujt jane shume siperfaqesor ,as nuk denjohen te njohin si eshte nje femer e palyer, e veshur thjesht,as nuk e marrin guximin ta pershendesin,jopo ti bejne koplimenta
veturat dhe sjelljet (maniret) e tyre, gjë që e bëjnë prindin e saj – i cili e di mjaft mirë realitetin e atyre dhe këtyre – të vdesë nga pikëllimi e dëshpërimi!

Kaq pjesa e pare...se po vazhdova do filloj akoma me keq...
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Mesohu te pershtatesh shoqerise ku ndodhesh, edhe mesohu te shprehesh. Nqs tregohesh agresiv edhe atakon, mos beso qe do imponosh dicka e te tjeret do kuptojne thelbin e temes, thjesht i humb pike vetes.

Ciles shoqeri ? Te Cyberit , te Yellov , te Laurit , te DM , te Angel Devil etj etj .,,,,, Jo e nderuar kesaj shoqeri ne fakt mund ti pershtatem , nese nuk reagoj me ofendim dhe me kultur te njejte !

Ben ta di kush e tregoj agresivitetin ketu ? Ketu ne forum sa duhet aGresivitet nga shume antare te ''shoqerise'' per te cilen flete ti , une as minimumin se tregoj agresivitetin .

Kur nuk e kuptoni titullin e temes pyetni vajze e mencur . Jo ta atakoni titullin , e te shani e te ofendoni , pastaj mu me thua se mesohu si te pershtatesh kinse shoqerise ? E shikon se cfare ke shkruar , apo ashtu je pergjumshum e nuk e ke iden cfare flete apo shkruan .

Mund ti ju drejtohesh partizaneve te fese dhe shoqerise tende qe te shprehen mire , dhe qe te pershaten ne shoqeri , sepse une kam shoqerine time , kam diturin-moralin time se cfare eshte shprehja , cfare eshte komunikimi . Dhe nese me ke lexuar mua , lirisht mundesh te me marresh shembull per te tjeret rrethe kesaj ceshtje . E jo te jete e kudnerta .........
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

Ciles shoqeri ? Te Cyberit , te Yellov , te Laurit , te DM , te Angel Devil etj etj .,,,,, Jo e nderuar kesaj shoqeri ne fakt mund ti pershtatem , nese nuk reagoj me ofendim dhe me kultur te njejte !
Fjala "shoqeri" nenkupton te gjithe anetaret qe jane pjese e ketij forumi, jo vetem ata qe jane kundra Islamit, apo ata qe ske ti qejf....
Ne fakt, njeriu eshte i njejti perhere, si me mikun si me armikun, sepse nqs edukata ste lejon te perdoresh nje fjalor te caktuar, sdo fillosh te ofendosh e te fyesh vetem per ti pershtatur ambjentit ne te cilin ndodhesh. Apo jo?!

Ben ta di kush e tregoj agresivitetin ketu ? Ketu ne forum sa duhet aGresivitet nga shume antare te ''shoqerise'' per te cilen flete ti , une as minimumin se tregoj agresivitetin .
Po ti je ne nje gare ketu, te matesh me te tjeret? Spo lexoj njeri tjeter te thot "ju femrat e forumit"

Kur nuk e kuptoni titullin e temes pyetni vajze e mencur . Jo ta atakoni titullin , e te shani e te ofendoni , pastaj mu me thua se mesohu si te pershtatesh kinse shoqerise ? E shikon se cfare ke shkruar , apo ashtu je pergjumshum e nuk e ke iden cfare flete apo shkruan .
Ku e pe ti qe se kuptova une titullin? Mbase se kuptove ti temen, e tu duk qe titulli pershtatet.

Une as te shava as te ofendova, as kam per ta bere, skam pse ta bej; une jam konstante me te gjithe, e kur jam esull e kur jam pergjumesh. Ti lexoj temat e esull e pergjumesh sepse mund ti shikosh nga kendveshtrime te ndryshme!

Mund ti ju drejtohesh partizaneve te fese dhe shoqerise tende qe te shprehen mire , dhe qe te pershaten ne shoqeri , sepse une kam shoqerine time , kam diturin-moralin time se cfare eshte shprehja , cfare eshte komunikimi . Dhe nese me ke lexuar mua , lirisht mundesh te me marresh shembull per te tjeret rrethe kesaj ceshtje . E jo te jete e kudnerta .........
Sic te drejtohem ty, i drejtohem dhe te tjereve, seshte ketu grupi fese time e grupi fese x dhe y. Shoqeria nuk bazohet ne fe, por ne njerez, nqs nuk ke aritur akoma ta kuptosh kete.
Dhe ty te kam lexuar, e shembull ste jap dot, sepse me apo pa qellim, shpesh here fjalet e tua mund te ofendojne shume njerez!

Keshtu qe qetesohu, se ste ben mire per pamjen e jashtme nqs ke nerva- se te dalin rrudha e pastaj do thuash qe femrat mendjelehta nuk vlersojne!

Te pershendes e uroj te me kesh kuptuar!
 
Titulli: Femra - Krijesë e bukur por mendjelehtë

une e kam kuptuar shume mire, prandaj dhe kam bere perkthimin per meshkujt qe ta kuptojne edhe me mire ahahhahahahahhahahahhaha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top