Femra e te kaluares apo femra e sotcme?

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Pytje para 13 vjetve.
 
@C3nI Ti po thua qe feja thote te shkollohesh. Pra do i cosh ne shkolle femijet .
Por mesuesi, mesuesja duhet te jete vec burre apo dhe grua ben?
Tani qe je jesh mesuesja e femijeve te tu dhe tjetrit i bie qe mesuesja te dale nga shtepia e te punoje orarin e shkolles.

Yy sa shume pyetje ke me ju pergjigj 😋
Te kam shkru ne citimet me larte cka mendoj per shkollimin.
Ty ste hidherona, i hidherohem cytjeve qe ti bon i mallkuni e ngutesh nganjehere🙂
 
Do i lexoj neser dhe te pergjigjem.
Sot spaskam nerva as me lexu as me shkrujt komente te gjata
 
@C3nI Ti po thua qe feja thote te shkollohesh. Pra do i cosh ne shkolle femijet .
Por mesuesi, mesuesja duhet te jete vec burre apo dhe grua ben?
Tani qe je jesh mesuesja e femijeve te tu dhe tjetrit i bie qe mesuesja te dale nga shtepia e te punoje orarin e shkolles.

Yy sa shume pyetje ke me ju pergjigj 😋
Caaaaaaaaa mesuesi duhet te jete burre???
Oooo @C3nI Zoti me falet!!
Caaaaaa thuu ooooo se po ma heq trunin?????
Bohhh bohh bohhhhh bohhhhhhhhhhhhhh
Boooh!
 
mos nderhy me keto ulerima keshtu se na lodhe.
 
Puna ime!!!!!
Osee si flas uneee!
Te pakten drejtohu me mire!
U lodhew bej ignore!
Bohhhh bohhh bohh
moj mua mos me cito ashtu po te them.
Me tjeret bej cte duash
 
Cen dua te pyes dicka, s’ka lidhje me kte qe the.

Nese ti flet me kaq siguri, e bindje.

Besoj e di qe nuk lejohet te flasesh shkruash me vajza apo djem qe nuk ke lidhje farefisnore, osee me nje goc nese nuk e do per grua.
Pra eshte haram.
Ti pse flet?
Me lejohet te flas e te shkruaj vetem ne baze te suaza te rregullave te lejueshme edhe pse jan jashte familjes se ngusht oj Melo.
E ty nuk te lejohet te flasesh pa asnje limit me djeme qofte ne forum facebook dhe live sepse mund te mashtrojne. Sic te kam thene kurveria eshte aq mekat i madhe sa mekati i vrasjes se njeriut. Duhet me pas kujdes!
 
Kush osht mendjelehti ketu?
@Punk1 :p
Cka dine ti per Islam?

E di që e ke keq
Islamin tend une vetem sa e lexoj, se si shprehesh, cfare mendon, se si me ofendon me keto fjale te uleta qe i shkruan me mua! Ky eshte Islami yt qe do te japesh llogari para Zotit dhe jo ajo cka ke lexu! Dhe sa pak me njehe dhe eshte hera e dyte qe te lexoj ne lidhje me fene dhe po fjale te ulta po shkrujshe skisha nerva me te lexu! Phhhh
Boma o skip o ignore vlla çka met thonë tjetër
Kur te shkruajsh per dikan e sidomos kur eshte musliman mendoje kete gje fute ne koke, muslimani eshte me i shenjte se sa Qabja. Nese nuk ke arrit kete nivel ta shenjtrosh gjakun dhe nderin e muslimanit vallahin ti lidhje me Islam ski be bac🙄
A po thu që gjaku yt është i shenjtë mukades? Të lutem ma gjej një argument për këtë. Ose mos, se s'ka, se nuk është i shenjtë por është i mbrojtur haram, siç përmendet në hadith. Por, s'ke fajë se nuk e kupton arabishten e shërbehesh me qato që e gjen të përkthyer. Ka dallim të madh mes një gjëje el-mukades dhe el-haram. Meqë s'është tema këtu, spo e vazhdoj, thjeshtë po të them mos ja fut kot.
Te kisha rekomanduar te pakten mos e permend Zotin, kur ofendon te tjeret apo shkruan fjale te uleta!
Nuk është ofendim Cen djali me e shpreh realitetin, tash nëse t'dhem, mu m'vjen keq ama s'munem me ta ushqy deluzionin e met thonë bravo kur je komplet outside
Po lute Zotin me fjale te mira per udhezim te vetvetes se pari pastaj te tjereve!
O Zot më udhëzo mua dhe secilin njeri tjetër!
 
NEse mendim im mbeshtetet ne argumente eshte absolut jo vetem per ty por per cdo femer deri ne fund te botes qe do te jetoj. Nese ju deshironi te krijonje fe tjeter eshte e drejte e juaja. Feja jone ka burimet Kuranin dhe Sunnetin, kushdo qe i jep perparesi mendjes se vetes para shpalljes nuk ka te perbashket asgje me Islamin.
Une kam thene qe vendi me i mire per femren eshte shtepia, mohoje nese ke guxim hadithin e Muhamedit a.s., per faljen e namazit qe thote namazi me i vlefshem per gra eshte ne shtepit e tyre sesa ne xhami. Kurse, per neve meshkujve eshte 27 here me me vlere namazi ne xhami sesa ne shtepi.
Mund ti sjell edhe tjera argumente, po ndalem ketu, cila eshte urtesia e ketij hadithi mund te na tregosh?
Kur ia shtojme kesaj kohes dhe vendit kur eshte thene ka qene vend me sheriat ne kohet me te arta te Islamit. Kurse, ne në vend te kufareve, jeten e bejme me ligje te tyre, ku asgje ska te beje me Islam i japim tw drejta vetes ne haram dhe mekate, kete e shohe absurditet te llojit te vete ne lejimin e lirise se tepruar pa menduar dy here ne shkelejen e dispozitzve Kuranore.

Argumeti tjeter eshte ne pyetjen time, ke lexuar si ishte komunikimi i grave te Pejgamberit a.s., me gjinin e kundert, na thote Kurani ndonje gje per kete? Nese po argumenti yt duhet te jete Kurani dhe jo mendja e njerez dhe interpretimet e tyre mendoje mire kete?
Sic eshte Muhamedi a.s shembull per neve, ashtu jane grat e Pejgamberit a.s shembuj per juve ne cdo fjale dhe veper tuajen.
E di qe Soilmind jane 1400 vite qe prej shpalljes kane kaluar shume gjenerata, dhe njerezit jane ndar ne grupe dhe sekte te ndryshme dhe secili grup ia bene qefi vetes. Po nga te gjitha ato grupe eshte vetem nje grup ne te verteten!

Pse Hatixhja u kane tregtare nuk eshte argument sepse Sheriati dhe dispozitat e tij fillojne te zbatohen pas shpalljes se Kuranit, pra pas 15 viteve te marteses me Hatixhen.
Dhw tjetera une askund nuk thash qe te mos punoj, qe te mos shkollohet, qe te mos marr pjese ne lufte, ne tregje femra muslimane . Por, nga qe gutesh ti ben hopa pa i lidhe kepucet tua dhe tu pshtjellen muhabetet!
Te mesosh po, te punosh po, te martohesh po, te krysh mardhenie po, te ushqehesh po, te te vishesh po, te flasessh po. Por te gjitha i bej sic ma kerkon Sheriati apo Kurani dhe Sunneti thotr nje femer e udhezuar drejte.
Kushdo qe nuk dine cka eshte Sheriati, Sheriati nuk eshte aspak dhe as me shume sesa Kurani dhe jeta e Muhamedit a.s per jeten tone.Pra, Sheriati eshte Kurani dhe ajo cka Kurani ka ardhure per njerezimin si ligje i shpallur nga Zoti per neve musimaneve, per ta jetuar jeten me te deri sa te ekzistoj kjo bote.

Hello Ceniiii! :)

Une kam dicka: Them do shkruaj neser qe te jem me e qete, POR, une te nesermen i harroj gjerat dhe kuptoj se nuk ja vlen me fare me diskutuar, sepse aq shume here kemi folur po te njejten gje, sa nuk ka.

Tani si fillim njehere, mendoj se 80% e asaj qe flasim dhe themi ka te beje me menyren si shkruajme sesa cfare shkruajme.
Andaj, menyra si shkrove ne fillim, se "gruaja e ka vendin me te mire ne shtepi" beri qe me vone te agravohej situata. Pastaj the se grate po dolen nga shtepia lind e keqja, jo tradhtija jo kjo e ajo. O ceni, tradhtia behet dhe po ndejte mbyll ne shpi. Ja do kesh internet, do flase me dike, do dali e do te te tradhtoje. Te tradhton burri po desh, gruja po desh, te gjitha te keqiat behen. Te tradhto me komshiun, e me fisin. Njeriu pa moral i gjen te gjitha shtigjet. Kshuqe, edhe ketu do te te keshilloja: Kujdes me fjalet, se ke nene e motra vete ndoshta.

Tani,
Qe te flasesh per pune feje, do edhe njohuri, edhe praktike po dhe maturi. Une nuk pretendoj ti di te gjitha. Por, nuk dal me sllogane pergjithsuese.

Dhe ketu lind pyetja: Valle a e pergjitheson hadithi mbi namazin dhe realitetin apo fushat e tjera? Ndoshta jo.

E dyta, ne kur diskutojme ketu, diskutojme per realitetin tone. Sepse ti tani po e pranon qe po, do e edukosh vajzen, ajo mund te punoje, mund te beje kete e ate, por ne vende private e vec me femra. Ne fillim me menyren si fole ishte sikur te mohoje cdo gje.

MGjth, po te them qe dhe ne kohe te profetit lufta me burra behej, nuk behej vec burra e vec gra. lol. Dhe tregu i perbashket ishte, por dhe marreveshja qe u be me ata qe erdhen nga Medina, aty ne mbledhje kane qene dhe femra. Dhe ka me qindra raste, se nuk jetonin ne hapesire ata. Aty ne 1 vend. kane qene :D nejse nejse...

Mgjth, te mos hyjme ne detaje se s'ja vlen. Ideja eshte qe ti do i pershtatesh vendit ku jeton. Dhe me e cu te privati femijen duhet te kesh mundesi ekonomike. :D NDonjeher enuk i ke? E dyta, edhe puna: NE spitale i ke keto kushte. Nuk ka ne Shqiperi spital per gra e spital per burra. Si thua ti tani? Te mos punojne grate ne keto spitale? Po gruan tende kush do ta vizitoje po nuk shkoi??

Keshtu Ceni, here tjeter, mendo me me kembe ne toke. :) Feja eshte lehtesim per jeten, dhe jo veshtiresi.

Po e lej me kaq se kam 100 pune :)
Dite te bukur e pune te mbare!

No hard feelings!:)

ok vetem ti dine ti kuptosh ne sdijme as te lexojme as kemi lexuar kurre per jetshkrimin e Muahamedit a.s dhe per fe ne pergjithesi sdijme asgje!
Emma Stone Shrug GIF by The Academy Awards

😂😂🤗🤗
 
Tash le t'i themi ja dy fjalë, për temën që u hap brenda një teme tjetër:
1 - Është sjell si argument që gruaja e ka më mir të rrijë në shtëpi, edhepse, herë-herë duke thënë s'bënë, e pastaj jo kështu është më mirë, ejt, pra duke i ndryshuar 100 herë qëndrimet, të cilat jo vetëm që s'kanë koherencë por s'kan as kohezion. Megjithatë meqenëse u përmend një citat i Profetit, duke u (keq)përdor (pa)qëllimshëm, ndjehem disi si i obliguar ta them të saktën që unë e di, ndërsa Allahu e di më së miri.
-Pra, hadithi që i referohesh është kështu: "Mos i pengoni gratë të shkojnë në xhami edhe pse shtëpia është më e mirë për ta." [Ebu Davudi, 567].
a - Ky hadith nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë si argument që grave nuk u lejohet të dalin në xhami, madje as që nuk u preferohet. Sepse, së pari kjo pjesë shtëpia është më e mirë për ta nuk përmendet në dy koleksione të haditheve më të sakta tek Buhariu dhe Muslimi.
b - Edhe nëse e pranojmë këtë shtesë, prapë, kjo tregon për lehtësimin që u jep Islami grave, duke marr parasysh që e kanë më të vështirë të dalin nga shtëpia, qoftë për shkak të natyrës së tyre fizike, ku e kanë më të vështirë t'i përballojnë kushtet atmosferike, qoftë për shkak të lidhjes së tyre më të madhe me kujdesin për fëmijët, shtëpinë, etj.
c - Thelbi i hadithit, duke marr edhe transmetimet tjera është mohimi i kompetencës së burrit për ta ndaluar gruan të dal nga shtëpia, qoftë edhe natën: Shiko: Buhariun: 865, 873, 899, 900 dhe 5238, si dhe Muslimin, 988, 989, 990, 991, 992, 994 dhe 995.
Pra, në këto hadithe potencohet që s'duhet penguar gruaja nga dalja e saj prej shtëpisë natën ose ditën.
2 - Në Kuran: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata." [en-Nur, 30]. Pra, ky ajet u referohet burrave besimtarë, t'i ulin shikimet, nëse gruaja s'paska të drejtë të dal, atëherë pse janë të urdhëruar burrat t'i ulin shikimet?!
3 - Në vitin 5 ose 6 të hixhretit, Profeti del në një betejë, e bashkë me të e merr edhe Aishen, siç e kishte traditë. Gjatë rrugës së kthimit, ndodh të hutohet me ushtrinë dhe ajo mbetet prapa. Pastaj. vjen përcjellësi i ushtrisë, i cili zakonisht qëndronte 1-2 ditë prapa ushtrisë. Me ç'rast e takon Aishen dhe e çon në Medine. Aishja ishte vetëm për vetëm me këtë shoqërues të Profetit, sahabi, njerëz pa integritet moral, apo ata që kishin gjykim të nxituar, e akuzuan për amoralitet. Shiko si e cilëson Zoti këtë nxitim të tyre: "Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh." [en-Nur, 11]. Pra, këtu nuk gjykohet as Aishja, as ai shoqëruesi i Profetit, por gjykohen ata që shpifën dhe që guxuan ta gjykojnë këtë burrë dhe Aishen për amoralitet.
4 - Janë ngjarje e tregime të panumërta, meqë s'është tema dhe vendi për t'u zgjeruar më shumë, vetëm po u referohem ngjarjeve, për cilëndo që keni dëshirë, e trajtojmë gjerësisht:
-Ngjarja kur Aishja e hodhi ushqim dhe e theu enën që mbante ushqim në sy të Profetit dhe shokëve të tij në shenjë revolte. Këtu ishte në mesin e burrave.
-Merjemja, ishte lënë si kujdestare e xhamisë së shenjtë në Palestinë, ku dihet se xhaminë e frekuentojnë edhe burrat, madje më shumë burrat.
-Hadithi i cili i urdhron besimtarët dhe besimtaret të dalin në falje të namazit të Bajramit, duke përfshirë edhe ato gra që s'mund të falen. Dihet mirë se falja e namazit të Bajramit nuk është obligim për gratë megjithatë Profeti insiston që ato të dalin bashkë me burrat.
-Raste të panumërta me vajzat dhe gratë e dijetarëve më eminentë të të gjitha kohërave të cilat ishin themeluese universitetesh, drejtuese spitalesh, udhëheqëse projektesh, etj etj.
5 - Konteksti rrethanor. Në kohën kur po jetojmë është e pamundur, thuajse, të sigurohen të ardhurat e mjaftueshme për një familje duke punuar vetëm një anëtar, gjegjësisht burri. Edhe sikur të mos lejohej në parim të punonte gruaja, gjë që nuk qëndorn, prapë do të lejohej për shkak të nevojës së domosdoshme. Për më shumë ktheheu tek librat që shpjegojnë Bazat e Jurisprudencës islame dhe Objektivat madhore të sheriatit.
6 - Nëse vendi ku jetojmë imponon shkeljen e rregullave fetarë, ne e kemi obligim shpërnguljen prej tij, argument është fjala e Allahut: "Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt)u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!" [en-Nisa, 97]. Pra, kushdo që është i bindur se bën gjynah duke e shkolluar vajzën, veten apo ku e di unë, duhet të shpërngulet nga ai vend e të shkojë atje ku është e lejuar. Përndryshe, do të gjykohet ashpër.
7 - Unë mendoj që njerëz të cilën nuk lexojnë ajo që shkruhet në lidhje me këtë temë nga prizmi islam, ose lexojnë por nuk kuptojnë asgjë, gjithashtu, as nuk jetojnë brenda këtij realiteti dalin me postulate të tilla e fjalë të mëdha duke thënë Sheriati është kështu, Islami është kështu, ky ligj është kështu... e që jo vetëm që rrezikojnë fetarinë e tyre, meqenëse guxojnë të japin gjykime në emër të Zotit, por edhe na e shëmtojnë imazhin e bukur të Islamit, të cilin unë e krahasoj me një mozaik milona pjesshës... Pra, nëse marrin një copë dhe fokusohemi na duket thjeshtë një copë qelqi e pavlerë, por nëse e vendosim në vendin e duhur në harmoni me pjesët tjera arrijmë të shohim se sa imazh të bukur e domethënse projekton.
Gjithsesi ky është thjesht mendimi im modest i redaktuar skajshmërish, për shkak të kohës, temës dhe interesimit që ka kjo temë në këtë ambient.
 
@Punk1 :p

E di që e ke keq

Boma o skip o ignore vlla çka met thonë tjetër

A po thu që gjaku yt është i shenjtë mukades? Të lutem ma gjej një argument për këtë. Ose mos, se s'ka, se nuk është i shenjtë por është i mbrojtur haram, siç përmendet në hadith. Por, s'ke fajë se nuk e kupton arabishten e shërbehesh me qato që e gjen të përkthyer. Ka dallim të madh mes një gjëje el-mukades dhe el-haram. Meqë s'është tema këtu, spo e vazhdoj, thjeshtë po të them mos ja fut kot.

Nuk është ofendim Cen djali me e shpreh realitetin, tash nëse t'dhem, mu m'vjen keq ama s'munem me ta ushqy deluzionin e met thonë bravo kur je komplet outside

O Zot më udhëzo mua dhe secilin njeri tjetër!

Punku? Pse cka pat Punku me Nomadin qe te citoj. Ti se paske dert edhe me thene ndonje te pavertet! Spo shprehna ma ashper, vetem nje gje di me thane me nje morale te tille, ne si besimtare qe pretendojme qe jemi vetem veten e mashtrojme!!​

Dhe tjetra, edhe po ti thoje ato fjale per Punkun prap jane te uleta dhe nuk guxojne te jene ne mendjen dhe gjuhen e nje besimtari apo jo?​

Arguemetin per gjakun e shenjte besimtarit e ke ne Hutben Lamtumirese te Muhamedit a.s. Eshte e kuptueshme qe ti perderisa nuk e konsideron te shenjte gjakun e besimtarit, pastaj i jep te drejte te sillesh me ate ne kete menyre qysh sillesh.
Edhe mu shprehe ka rregulla edhe kur e ki mire, dhe nuk lejohet ti tejkalosh ato rregulla me te tjeret!
Kalofsh mire dhe mundohu qe qasjen tane ndaj meje dhe ndaj te tjereve ta kesh vetem mbas ketyre mesazhave te arta te kesaj hytbeje!

Hutbeja e lamtumirës​

O njerëz, dëgjoni se ç’do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!
O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.
Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.
O njerëz, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju thërret në përgjigjësi për veprat dhe punën e juaj.
O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet hecur.
Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.
Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anulohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafajshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.
Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.
O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!
Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës…
O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!
Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.
Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!
Xhenneti është nën këmbët e nënës.
Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.
Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t’ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.
O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!
O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!
Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!
Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!
O njerëz, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. Megjithatë, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!
O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.
Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t’u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet një e treta e pasurisë.
Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është lindur.
Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta zë mallkimi i Zotit.
Nuk i lejohet gruas të jep diçka nga pasuria e burrit të vet pa lejen e tij.
Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikë, obligohet me përgjegjësi për dorëzani.
Me robërit dhe shërbetorët silluni njerëzisht. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq e as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbetorë të Zotit.
O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.
O muslimanë, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i grabitni diçka njëri-tjetrit. Ky është mëkat i rëndë. Merreni vetëm atë që ju jepet me dëshirë! Respektojeni pacenu-eshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.
Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.
Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt! Mos i bëni dhunë vetes! Mos harroni se mëshira është një ndër bazat e Islamit.
O njerëz, dëgjoni se ç’po ju them dhe mbajeni mend mirë! Po ju lë Librin e Zotit-Kur’anin, të cilit nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së Vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut dhe fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshim.
Para vehtes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar jam përpjekur të jetë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e All-llahut.
Ju vërtet nuk do të lajthitni, përderisa i përmbaheni Kur’anit (Librit të Zotit) dhe Sunnetit (traditës sime).
O njerëz, pas meje nuk do të vijë më Lajmëtar tjetër nga Zoti dhe pas jush populli nuk do të ketë më Pejgamber! Pra, bëni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesë namazet në kohë; agjëroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemër e të kënaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhërat e sundimta-rëve tuaj! Ashtu do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj![1]
O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e drejtë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!
O njerëz, e dëgjuat porosinë time, pra futeni atë në zemrën tuaj dhe (praktikoheni) në jetën tuaj!
Të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e mia le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, se ndodh që ata (të tjerët) i kuptojnë më mirë.
O Zoti im, a e përmbusha detyrën dhe misionin e besuar?
Rreth njëqind e dyzet mijë haxhilerë brohoritën njëzëri:
O i Dërguar i Zotit, ti e përmbushe misionin tënd besnikërisht, dhe na e komuni-kove atë që të urdhëroi Zoti…
Atëherë Muhammedi u tha:
O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo!
Atë ditë atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartëmadhëruar:
“Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj.” (Maide-3)
 
mirë
 
Cen, shumë je sipërfaqësor. Me ba me mendu djali i dajës tem qeshtu si ti që osht në klasë të tretë, e kisha mshel 5 ditë rresht me plotë libra deri sa e kish kuptu çka ka bo. Le pash besën!
 
Hello Ceniiii! :)

Une kam dicka: Them do shkruaj neser qe te jem me e qete, POR, une te nesermen i harroj gjerat dhe kuptoj se nuk ja vlen me fare me diskutuar, sepse aq shume here kemi folur po te njejten gje, sa nuk ka.

Tani si fillim njehere, mendoj se 80% e asaj qe flasim dhe themi ka te beje me menyren si shkruajme sesa cfare shkruajme.
Andaj, menyra si shkrove ne fillim, se "gruaja e ka vendin me te mire ne shtepi" beri qe me vone te agravohej situata. Pastaj the se grate po dolen nga shtepia lind e keqja, jo tradhtija jo kjo e ajo. O ceni, tradhtia behet dhe po ndejte mbyll ne shpi. Ja do kesh internet, do flase me dike, do dali e do te te tradhtoje. Te tradhton burri po desh, gruja po desh, te gjitha te keqiat behen. Te tradhto me komshiun, e me fisin. Njeriu pa moral i gjen te gjitha shtigjet. Kshuqe, edhe ketu do te te keshilloja: Kujdes me fjalet, se ke nene e motra vete ndoshta.

Tani,
Qe te flasesh per pune feje, do edhe njohuri, edhe praktike po dhe maturi. Une nuk pretendoj ti di te gjitha. Por, nuk dal me sllogane pergjithsuese.

Dhe ketu lind pyetja: Valle a e pergjitheson hadithi mbi namazin dhe realitetin apo fushat e tjera? Ndoshta jo.

E dyta, ne kur diskutojme ketu, diskutojme per realitetin tone. Sepse ti tani po e pranon qe po, do e edukosh vajzen, ajo mund te punoje, mund te beje kete e ate, por ne vende private e vec me femra. Ne fillim me menyren si fole ishte sikur te mohoje cdo gje.

MGjth, po te them qe dhe ne kohe te profetit lufta me burra behej, nuk behej vec burra e vec gra. lol. Dhe tregu i perbashket ishte, por dhe marreveshja qe u be me ata qe erdhen nga Medina, aty ne mbledhje kane qene dhe femra. Dhe ka me qindra raste, se nuk jetonin ne hapesire ata. Aty ne 1 vend. kane qene :D nejse nejse...

Mgjth, te mos hyjme ne detaje se s'ja vlen. Ideja eshte qe ti do i pershtatesh vendit ku jeton. Dhe me e cu te privati femijen duhet te kesh mundesi ekonomike. :D NDonjeher enuk i ke? E dyta, edhe puna: NE spitale i ke keto kushte. Nuk ka ne Shqiperi spital per gra e spital per burra. Si thua ti tani? Te mos punojne grate ne keto spitale? Po gruan tende kush do ta vizitoje po nuk shkoi??

Keshtu Ceni, here tjeter, mendo me me kembe ne toke. :) Feja eshte lehtesim per jeten, dhe jo veshtiresi.

Po e lej me kaq se kam 100 pune :)
Dite te bukur e pune te mbare!

No hard feelings!:)

Emma Stone Shrug GIF by The Academy Awards

😂😂🤗🤗

Se pari largo kete femer mos ma posto perpara ketu se e ke mekat, sepse eshte haram te shohe femra te zhveshura dhe te zbukuruara. Edhe tjetra jam pa martu edhe me keq!!
Dhe kur mi lexon keto qe thash ne mendjen tane tu shfaqen mendimet ky eshte ekstremist, i ceket, i padijshem, ska lexu etj. Ti keshtu po bon🤗🤗 Ketu e kam hallin me ty mendimet qe i ke ne koke si perpunon hiq. I qet fjalet ashtu si furrra buket te nexhta😅
Po nese ndalum pak nga realiteti i fese edhe nese theme sinqerisht keshtu per kete foto te kesaj vajzes, une kam te drejte, sepse mbulesa jote qe mban mbi koke ka nje urtesi, ka nje qellim ne vete, permban nje moral te larte. Dhe veprimi yt eshte ne kundershtim me mbulesen dhe ajo cka kerkon feja nga ti. Ti mund te mos e pranosh ketu dhe te me sjellesh fakte te paargumentuara, dhe qefin ia bene veq vetes, ja keshtu eshte puna edhe e temes qe po bene zhurem pa asnje arsyeje.
Ti kur gjykon per nje ceshtje ate bene se je ndikuar nga vendi, shoqeria, edukimi familjar, kapitalizmi i eger, dhe jeten tane mundohesh tia pershtates ketyre rrethanave qe te pecaktojne katakterin tende nese nuk je e formesuar me besimin tend qe ne fillim.

Zoti i ka begatuar shtepit, dhe grat e profetit jane shembulli me i mire per cdo femer muslimane. Lexoni per jeten e tyre se si kane jetuar ato, dhe pastaj, studioni punsohuni dhe vendosni te jetoni jeten simbas demkracise se kohes apo simbas keshillave te dijetareve.
Dhe llogarite edhe njehere mire kur namazi ne xhamin e pejgamberit sa here eshte me me vlere se sa nje xhami tjeter, e Zoti e ka bere namazin me te vlefshem ne shtepi sesa ne xhami te pejgamberit per gra! Logjikoje vete nese mundesh? Cila eshte urtesia? Po i shohim moterat tona te zhveshura si kurre me pare, motele cdo 200 metra, shkurerzime si kurre me pare, probleme, vrasje, shthurrje, humbje te bereqetit, termete, vershima, pandemi. Se besoj qe te gjita keto i kane sjell grat qe rrine te shpia!! Sa ish dssh me na denu Zoti mire jena, po Ai ka meshiren e madhe.
Dhe ajeti qe ke cekur nuk thote per tia lehtesu vetes haramet me ia bo hallall!
Lehtesimi i fese arrihet kur zbatohen dispozitat e saj ne tersi duke filluar prej daljes se mengjesit tend nga shtepia e deri ne mbremje. Dhe prej fillimit te jetes tende e deri ne vdekje.
 
Cen, shumë je sipërfaqësor. Me ba me mendu djali i dajës tem qeshtu si ti që osht në klasë të tretë, e kisha mshel 5 ditë rresht me plotë libra deri sa e kish kuptu çka ka bo. Le pash besën!
Sport i ran eshte per ty ti kuptosh keto cka shkruajme!
SHko luaj lido king🤠
 
Normal Cen që sport i rand, as që du me hy me të kuptu ty. Ajo që @A2. e @Soulmind kanë shkru ke diçka e mirë e pozitive, e sidomos @A2. provoj me qenë i logjikshëm e i arsyeshëm. Ama e kot, tu ka pikat nkry me qenë shumë sipërfaqësor në ato që i thu. E kam lexu shumë me vemendje secilin postim tandin, prej secilit rresht në secilin rresht thu ti se po lexon njeri tjetër. Diku kthehesh majtas, diku djathtas, naj herë ia man drejtë ( pak si rrallë ). Kur diskuton, mundohu me pranu diçka edhe prej bashkëbiseduesit, mundohu me qenë pak ma i arsyeshëm.

Qeto këshilla ti dhashë falas, se zakonisht paguhem.
 
Qeto këshilla ti dhashë falas, se zakonisht
Ani Veton!
Po me pelqen je bo serioz tani! Kam qef keshtu gjithe me te pa😉
Veq nje gje dua ta theme une qe 17 vjete e praktikoj islamin si sistem jete, ajo cka flas ne jeten perditeshme edhe me ty eshte e mbeshtetur ne parimet e Kuranit dhe sunnetit. Dhe keshtu eshte per cdo veper tjeter qe beje.

Nese nuk gjeje asgje me konkretisht ne veprat e mia nga keto burime pyes pasataj hoxhollart se si e kane parapare fetwat e dijetareve ate ceshtje. Keto jane burimet e veprimeve te mia. Dhe asnjehere nuk i jap vetes te drejte kur per nje ceshtje eshte e zgjidhure nga dijetaret dhe te marr nje vendim tjeter nga ata. E kupton kete?
Zoti ne Kuran thote pyetni dijetaret kur nuk dini. Per nxjerrjen e fetwave per nje ceshtje rishtazi te shafqur nuk e di a ka dijetare shqiptar qe ka kete nivel te dijes qe ta bene kete?
Ndoshta jane vetem keta 2 qe flasin prej mendjes se vet dhe ne menyre pozitive per ti kenqur kerkesat tua. Po me mua ne publike nuk dine te me trajtojne prej fjaleve te tyre, fyhem ne mwnyren me tw ulte!
Sic e thash Islami eshte sistem jete nuk eshte vetem thjesht teologji qe ligjerohet ne shkolla. Ketu eshte dallimi i tyre ata flasin bukur rrjedhshem por pa argumenete islame, kur mundohen me argumwntu dicka ku krejt dijetret i kane eduku grat e tyre qe jeten e tyre ta bejne vetem ne shtepit e tyre dhe ti sherbejne Islamit me mijera vite. Dhe vjen Soulmindi thote e verteta nuk eshte ashtu! Ec leri krejt dijetaret si shembull me familjet e tyre qe 1400 vjete dhe mbeshtete Solin me emoji te perqafimeve qe e ka mire. Jo more se mbeshtes Solin. Ajo duhet qe te reflektoj ti kthehet Allahut te ik nga forumi te fokusohet ne familljen e vete dhe ti kete frike Allahut.
 
Ah tlumte goja ... jo vetem Soli po te gjitha.
 
Jo more se mbeshtes Solin. Ajo duhet qe te reflektoj ti kthehet Allahut te ik nga forumi te fokusohet ne familljen e vete dhe ti kete frike Allahut
Ku e di ti qe nuk fokusohet te familja vet? Cpun ke qe fut hunt aty ku ste takon?!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top