Feministët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
FADIL LEPAJA

Fadil-Lepaja-320x320.jpg


Sot po merremi pak, në këtë ditë feste, edhe me thënien e famshme të kryeministrit Rama. Qysh edhe ju kujtohet, ai pati thënë solemnisht se është “një feminist, artist, pra edhe .. socialist”. Befasi ishte vetëm kjo e para, dhe e fundit. Për artist, dyshohej edhe më parë.

E Isa, jo! Nuk dyshohet, as për njërën as për tjetrën, e tashmë as për të tretën. Komunist ishte dikur, por socialist kurrë! Tash, është djathtist!

Tema e sotme është vërtetë për festën dhe feministët, por personazhet janë biondet, edhe ndonjë biond aty-këtu. Dëgjojeni barsoletën!

“Drejtori i shkollës, më quajti mafioz”, po i ankohej djali i vogël mamasë së vet bionde. “Pa merak i dashur. Nesër vij në shkollë dhe e rregulloj unë këtë punë”, i premtoi ajo me një nënqeshje enigmatike në fytyrë.”Të lutem nënë, vetëm le të duket si aksident…” e luti djali!

ثshtë barsoletë e përkthyer. Pastaj ku ka mafie te ne or burrë. Qysh e dini, në tokat shqiptare nuk ka mafie. Të ne të gjithë janë biznesmenë ose politikanë të veshur me pushtet. Shteti nuk ka telashe me mafien. Si do të thoshte Marksi, shteti ynë edhe mund të shuhej, po të mos ishte biznes i madh.

E sa për titullin e sotëm, nuk e keni lexuar gabim. Po flas pikërisht për feministët dhe jo për feministet. Për feministet le të flasin vetë femrat. Ato nuk duan avokat!

Pajtohem, vështirë që e di dikush të na thotë saktë se çka do të thotë feminizmi. Ka shumë definicione. “Google” vlon. Por dihet se kjo “gjë” ka të bëjë me femrat dhe me emancipimin e tyre në shoqëri. Feminizmi nuk i ka gjithnjë ngjyrat e buta, të dashurisë. Të jesh feministe, për një femër shpesh ngjan si të jetosh me luftën. E të jesh feminist, për një mashkull, do të thotë të jetosh në dashuri të përjetshme me “armikun”! Apo e kam kuptuar gabim?

Të jesh një feminist është ndryshe. Do të thotë të jesh edhe artist. Edhe socialist, edhe …i mirë, me një fjalë. Jo sikur Luli, apo Salua me shokë!

Kështu, po meditoja, se si të jem feminist, pa u detyruar të jem edhe socialist. Kushti i dytë, të cilin e vuri kryeministri Rama, si themelues i këtij komuniteti, edhe plotësohet. Të jesh artist, është punë që bëhet. Me këtë teknologji, është e lehtë!

Kështu, e në këta “tripa” artistikë, e zura veten duke medituar për 8 marsin, femrat, biondet, brunet dhe nuancat e tjera të (anti)feminizmit. A thua, çfarë kuptimi ka të ndash një ditë, nga 365 të tjera, për me i dhënë kuptimin e ditës së grave. Të tjerat, të kujt janë thua? Tonat? Mos bëni shaka!

Sapo do të kundërshtosh, ndalesh dhe e dëgjon ndërgjegjen teksa ulërin, botën e të pavetëdijshmes derisa gufon brenda teje dhe e ndien vullkanin e dëshirës, frikës, fajit, inatit, butësisë … dhe sytë e saj të shkruar, që vallëzojnë thellë brenda teje sikur në karnavalet e Rios… dhe bëhesh feminist! Nocionet mjegullohen! Eh, kah fundi i akullnajës së të pavetëdijshmes shpesh është më nxehtë se te karnavalet…! Hot, njeri!

Nuk ka analizë për këtë fenomen. Nuk i njeh dot gratë. Janë mister! Ne kemi prirje që gjithçka ta analizojmë, madje edhe vetë analizën, por jo edhe gratë. Por edhe kjo ka kuptim.

Ne, thjesht nuk i njohim gratë. Tërë jetën përpiqemi të kuptojmë dhe në fund kemi vetëm thesin përplot me paragjykime. E bionde ka plot. Kryesisht janë bionde artificiale, por ka edhe natyrale. Ka edhe nga ato që fare nuk përputhen me barsoletat dhe paragjykimet e zakonshme. Bionde janë, bionde nuk janë. Aq më keq për to nëse nuk përputhen me barsoletën.

Pra të jesh feminist qenka çështje politike. Me këtë konstatim po e zhvilloj më tutje teorinë kryeministrore për feminizmin. Po filloj me kuptua disi. Nëse je socialist, në mënyrë krejt të natyrshme je edhe feminist. Edhe artist. Të gjithë artistët janë feministë. Të gjithë feministët janë socialistë. Të gjithë socialistët janë…, artistë? U ngatërruan edhe rregullat e logjikës formale. Janë apo nuk janë?

E Kryeministri këndej, në Prishtinë, qysh e thashë edhe më lart, nuk është feminist. As socialist! As artist. ثshtë djathtist. ثshtë edhe teknokrat që e përdor Facebook-un për të komunikuar me qeverinë, sepse dikasteret ecin mbi dy binarë. ثshtë i njohur edhe për deklaratat e serta mbi kundërshtarët politikë, sidomos për gratë, ato deputete. Në këtë ditë të shënuar të vitit, kjo e fundit na intereson më tepër.

Pra, gratë deputete në Kosovë, edhe këtë 8 Mars, po e bartin luftën për demokratizim. Edhe feminizëm gjithqysh! ثshtë stresuese, se krejt kjo, bashkë me këtë festë, po kalon si nëpër tym. Po kalon me lot.

Kudo në botë populli qan dhe politika qesh. Te ne, politika qan, parlamenti qan dhe populli qesh. Ngushëllohet.

Le të qajë pra politika dhe ne të qeshim! E keni dëgjuar barsoletën për biondinat dhe testin e vozitjes?

Në testin e vozitjes, biondina po sillej në rreth-rrotullim për të tridhjetën herë me radhë. E kishte parë shenjën ku brenda rrethit të kuq, ishte numri “30”! Kur doli duke qarë , mikja e saj po ashtu bionde po i thoshte: Mos u mërzit, vetëm paske gabuar në numërim!

Pra, shqiptarë dhe shqiptare, biondë dhe bionde, feministë dhe feministe, mos u sillni në rreth më shumë se dy-tri herë. Mësoni shenjat ndërkombëtare të trafikut! Mos i paragjykoni!

E ne, në këtë ditë festive, me flamuj në gjysmështizë, të shihemi në pasqyrë dhe të shohim ku jemi me të drejtat e grave…?!

Pasi u përmend pasqyra, e dini atë barsoletën …?

Pra, në një ekspozitë, një bionde po tregohej e rreptë me autorin: Qenka një pikturë kot kjo, maestro, i foli ajo me zë të lartë për të dëgjuar të gjithë.“Ajo është pasqyrë zonjë”, ia ktheu piktori.

“Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më ‘i bukur’ se …qeveria”? I di nocionet qeveria?

Të jenë vërtet kaq bionde, biondet? Nuk është e mundur. Në jetën reale askush nuk mund të jetë kaq biond(e)!

Në fund fare, një pyetje politiko-erotike: çfarë bënë biondina kur mbetet shtatzënë?

Hiç, shpreson të mos jetë i saj! A nuk iu ngjan me politikën te ne?

Kjo gjendje te ne, diqysh e mbarsur, a nuk ngjan me shtatzëni të padëshiruar?

Diçka do të dalë nga krejt kjo, patjetër, por….! Qeveria thotë, se nuk është i saj!
 
Titulli: Feministët

Tani merret me shkrime ky, shume mire.

Nuk ka shqiptar qe eshte share nga nena me shume se ky.

Ka qene drejtor (ose zedhenes) i KEK-ut pas perfundimit luftes, dhe reduktimet e rrymes shkonin deri ne 12 ore ne dite. Sa here qe ndalej rryma ky ka qene adresa e pare per 'pershendetje'. Lol
 
Back
Top