sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Raport tronditës për dhunën kundër fëmijëve: 150 milionë të mitur abuzohen seksualisht
OKB: Dhunohen 220 milionë fëmijë në botë
Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale.
Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksualë. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. “Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës”,- thuhet në “Corriere della Sera”. “Kjo dhunë e ushtruar,- nënvizojnë autorët e studimit,- mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
Organizata e OKB për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje
UNICEF: Dhunë ndaj 50 % të fëmijëve
Raporti, 13.4 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, 27% pranojnë plagët nga dhuna
TIRANث- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar dje një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit.
“Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit.
***
Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.