Femijet rriten te shendetshem me Moxartin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Femija rritet me i shendetshem nese mamaja nuk i kendon nje ninulle por i vendos nje simfoni nga Moxarti. Nje shkolle mjekesore e Tel Avivit ka zhvilluar nje studim, duke dale ne perfundimin se te lindurit para kohe fitojne peshe duke degjuar kompozitorin austriak, por fakti me i cuditshem eshte se nuk ndodh e njejta gje nese degjojne Bahun apo Beethovenin.

Ne revisten e specializuar “Pediatrics” kerkuesit shpjegojne se muzika e Moxartit ndikon ne menyre te drejteperdrejte tek foshnjat duke ngadalesuar metabolizmin. Gjate studimit, kerkuesit u kane vendosur femijeve rreth 30 minuta muzike te kompozuar nga Moxart, duke matur harxhimin e kalorive.

Ata i kane krahasuar me femije qe kane degjuar muzike te cfaredoshme, duke dale ne perfundimin e cuditshem se foshnjat “fanse” te kompozitorit austriak ishin ne gjendje me te mire fizike. Per t’i dhene nje shpjegim shkencor ketij fenomeni nevojiten studime te metejshme.TCH
 
Muzike per bebet ne barkun e nenes

Te degjosh muzike ne shtatzani i ben mire bebes. Ndaj "Ritmo Advanced Pregnancy Sound System" eshte risia e fundit teknologjike per grate ne pritje te lindjes se nje bebeje.

Ne formen e nje rripi, ai vendoset perreth barkut te nenes dhe i mundeson bebes te degjoje muziken e preferuar.

Muzika eshte shume e shendetshme per fetusin dhe bebet e sapolindura. Studimet e fundit tregojne se degjimi i muzikes, sidomos asaj klasike gjate shtatzanise i krijon fetusit shume efekte pozitive, duke i stimuluar kujtesen, kapacitetin e perqendrimit dhe koordinimin.

Kjo risi e quajtur shkurt 'Ritmo', e sjelle ne treg nga agjencia amerikane Nuvo, i meshon pikerisht tezes qe bebja ne barkun e nenes duhet te degjoje muzike. Kjo realizohet nepermjet lidhjes se rripit me nje Ipod ose lexuesi MP3 dhe kater altoparlanteve te vegjel te cilet nuk sjellin asnje problem per beben.
•tch•
 
Back
Top