Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fëmijët që luajnë jashtë më pak alergjik

Drita e diellit dhe rrezet UV janë të nevojshme për prodhimin e vitaminës D, ndërsa fëmijët të cilët kalojnë pak kojë jashtë shtëpisë për shkak të mungesës së kësaj vitamine më shpesh zhvillojnë alergji të ndryshme.

Fëmijët që jetojnë në vende me më pak diell dhe dalin më rrallë jashtë shtëpisë, kanë rrezik shumë më të lartë nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe nga alergji të ndryshme. Shkencëtarët australianë kanë dëshmuar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve, si dhe qëndrimit në ajër të freskët dhe në dritë të diellit. Pasojat e mungesës së dritës së diellit janë shumë mirë të vërejtura në studimin australian të më shumë se 3000 fëmijëve, sepse në atë shtet ekziston një dallim i madh në klimë ndërmjet pjesës veriore dhe jugore, që janë 4 800 kilometra larg njëra-tjetrës. “Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive. Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back