Femijet, ne rrezik nga semundja e dhjamosjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Fëmijët e sotëm vuajnë nga një problem shumë serioz, sëmundja e dhjamosjes. Jo obezitet, as mbipeshë, dhjamosje.” Kjo është ajo që Polikron اelo, doktori më i dashur për fëmijët dëshiron të trumbetojë me të madhe. Mos hani byrekë, brumëra apo ëmbëlsira të cilat ofrohen sot në çdo kohë dhe vend. Madje edhe në shkollë. Për këtë, doktori ka bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha. Ai nuk është për mbylljen e këtyre aktiviteteve të vogla në shkollë, por اelo propozon një taksë më të lartë për ata që prodhojnë dhe shesin brumëra me nivel të lartë kolesteroli.

Problemi bëhet më i mprehtë kur prindi ndihet i detyruar të plotësojë dëshirat e fëmijës së tij, pasi kështu bëjnë të gjithë fëmijët e tjerë. Nëse fëmija juaj ka shtuar disa kilogramë mbi peshën normale, duhen marrë masa të shpejta para se të dhjamoset. Mjeku اelo thekson se prindërit duhet të shqetësohen për pasojat e afërta dhe të largëta të sëmundjes. Rreth 40 për qind e fëmijëve dhe 60 për qind e adoleshentëve mbeten mbipeshë edhe kur të rriten. Doktori jep disa këshilla për të pasur sa më shumë kujdes në kaloritë e marra dhe aktivitetin fizik.

Për këtë, mos kërkoni receta ushqimi, as rregulla të ngurta, pasi nuk ekzistojnë. Kjo ishte vetëm një nga problematikat që biseduam me doktorin. Pa bluzën e bardhë, me qëllim që të mos trembë fëmijët, atë e gjejmë në ambientin e punës, aty ku rri që nga dita që ka dalë në pension. Mosha e thyer dhe dhimbjet nuk e kanë ndalur profesorin t’i shkojë deri në fund misionit të tij për të qenë sa më afër fëmijëve. Së fundmi, ai ka dalë me një libër të cilin e ka botuar me qëllim që t’u vijë në ndihmë nënave në raste urgjente.


Për të rritur një fëmijë sa më shëndetshëm, ku duhet të nisemi?

Pikë së pari një nënë duhet të sigurojë veten e saj. Të bëjë një analizë gjaku, për arsye se jemi vend mesdhetar ku ekzistojnë sëmundje të tilla si talasemia. Unë kam mendimin dhe marr guximin që të propozoj futjen në ligj, një pikë e cila parashikon që dy prindër bartës të talasemisë të mos martohen, pasi ekziston rreziku i bartjes së talasemisë tek fëmijët. Pra, pika e parë është sigurimi i një gjendjeje të mirë shëndetësore për të dy prindërit. Së dyti, duhet bërë kujdes në llojin e punës që nëna bën. Aty ku ka kimikate apo rrezatime mund të shfaqen komplikacione. Ka disa punë që nuk duhet të bëhen ndërkohë që nëna është shtatzënë, pasi ka efekt të drejtpërdrejtë tek fëmija. Duhet pasur kujdes edhe për mjedisin ku mbahet fëmija, një mjedis i ngrohtë dhe i ajrosur mirë. Gjithashtu duhet të sigurohemi nëse nëna ka qumësht apo jo. Kjo është kryesorja dhe pika në të cilën bëhen më shumë gabime. Deri në katër muaj ai do të pijë sa herë ta marrë uria. Më tej i duhet vendosur një regjim.

اfarë duhet të bëjë një nënë para se të shkojë te mjeku?

Libri që unë kam shkruar kurrsesi nuk mund ta zëvendësojë rolin e mjekut. Por nëse një nënë që ka lexuar, është njohur me sëmundjet apo problematikat kryesore të fëmijëve, e ka shumë të lehtë të identifikojë një problem dhe të marrë masa për të mos rënduar gjendjen e tij deri sa të shkojë në spital. Një nënë e mirë di të japë ndihmën e parë që në momentin që fëmija qan. Për shembull nëse fëmija ka ngrënë një ushqim që duhet t’i ketë bërë alergji, nëna duhet ta dallojë menjëherë dhe të marrë masat përkatëse. Por, nga ana tjetër duhet pasur kujdes në kufizimin e ushqimeve mbi bazën e dyshimeve për një alergji të mundshme. اdo teprim apo kufizim ushqimesh ka pasoja negative sa i përket rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Duke u nisur nga kjo nuk duhet vepruar asnjëherë pa u këshilluar me mjekun.

Pse qajnë fëmijët zakonisht?

Ka disa tipe të qarash. Doktori më i mirë për të dalluar pse qan fëmija është mamaja. Pastaj ka edhe raste kur e merr nj të qarë që asnjë shkencëtar në botë nuk është zbuluar. Nganjëherë janë edhe gabimet e prindërve duke i mësuar fëmijët shumë keq natën i mësojnë t’i marrin në dorë nga krevati i vogël në të tyrin. Pastaj qajnë se duan të bëjnë të njëjtin ritual të zakonshëm. Në këtë rast fëmija duhet lënë me tepër të qajë, deri në momentin kur ai të pushojë vetë.

Ju jeni akoma në punë, edhe pse ka kohë që keni dalë në pension, çka do të thotë se jeni akoma në kontakt me fëmijët. Për se ankohen ata kryesisht?

Kam një jetë që merrem me fëmijët. Ka shumë sëmundje për të cilat kam folur disa herë. U bë kohë që fëmijët tanë vuajnë nga një sëmundje shumë e keqe, dhjamosja. Kjo është një problematikë shumë shqetësuese për realitetin e sotëm. Familja ka pjesën më të madhe të gabimit, por edhe shoqëria është përgjegjëse për këtë. Duhet të ketë një plan në shkollë për të mos lejuat shitjen e ushqimeve me shumë kalori. Unë nuk them ti mbyllim fare dyqanet apo byrektoret. Duhet një nismë nga ana e Bashkisë, e cila të vendosë një taksë dyfishe nëse prodhohen ushqime me shumë kalori. Pikërisht nga kjo, mora shkas dhe fola me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai më dha shumë të drejtë, por nuk ka bërë akoma asgjë.

Si mund të parandalohet dhjamosja?

Kujdesi duhet filluar që në muajt e parë të jetës. Të pakësohen produktet me shumë kalori, në radhë të parë ato me bazë miellrash, duke shtuar më tepër perimet. Të kufizohen ëmbëlsirat, çokollatat, karamelet dhe të gjitha lëngjet e sheqerosura. Zëvendësoni akulloret e zakonshme me akullore frutash. Aktivitetet fizike duhet të kthehen në një mjet argëtues për të gjithë familjen. kush ka një qen, detyrohet ta nxjerrë për shëtitje, një shkak që fëmija të lëvizë, por edhe të largohet nga televizori dhe kompjuteri.

اfarë këshillash do t’u jepnit nënave për të ruajtur fëmijët e tyre nga dhjamosja?

Nënat duhet t’u kushtojnë një vëmendje të veçantë mënyrës së gatimit dhe servirjes. Përpara fillimit të bukës këshillohet të pihet një gotë ujë. Ushqimi duhet të fillohet me diçka të lehtë, mundësisht me një sallatë jeshile. Dhe çka është më kryesorja, nëse fëmijët janë në shkolla, nxisni ata të hanë gjellë me perime dhe mos iu jepni të holla për të blerë produkte të tjera si pica, hamburger apo byrekë.

A duhen gënjyer fëmijët, edhe pse në të mirë të shëndetit të tyre?

Në asnjë mënyrë. Fëmijët në fillim vijnë me shumë frikë te unë, stepen që te dera. Ka kohë që unë nuk e vesh më bluzën e bardhë, pasi nuk ulen me mua. Në fillim i bëj shokë, e më pas nisim bisedën. Fillojnë pyetjet, si të zgjuar që janë: “Doktor kur të jetë ftohtë, a duhet të ha akullore?” Për të mos ua prishur unë iu them: Po, mund të hash, por jo shumë. “E dëgjon mami, po nuk më le të ha, do e marr doktorin në telefon dhe do i them. Se doktorin e kam shok un…” Kështu janë fëmijët, shumë të zgjuar dhe të mrekullueshëm njëkohësisht./Shekulli
da9512e25b88e0956a7ea4242413d4df.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top