Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

Love

βeℓℓe â๓e
Për të mos i lënë pa shkollim fëmijët e ngujuar, Ministria e Arsimit ka menduar të aplikojë metodën e mësimdhënies me internet. Kjo metodë do’tju mundësojë fëmijëve mësim online që nga shtëpia nëpërmjet programit ‘Skype’ apo të tjerë të ngjashëm.

mesim-online-me-skype-300x209.jpg

Drejtues të MASH-it besojnë se kjo skemë e re do të funksionojë jo vetëm për arsimimin e vogëlushëve por edhe për socializimin e tyre, ndërkohë që nga ana tjetër mësuesit nuk janë shumë entuziastë për suksesin që do të sjellë kjo metodë mësimdhënie.

Fëmijët e ngujuar
Fenomeni i gjakmarrjes mban të ngujuara shumë familje shqiptare, kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë. Viktima të jetës nën presionin e vdekjes së paralajmëruar janë dhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të mos shkojnë as në shkollë. Pali një 15 vjeçar nga Shkodra nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë si shokët e tij, pasi familja e tij prej 11 anëtarësh është e ngujuar nga gjakmarrja. Me padurimin se fëmijëria, por dhe adoleshenca po i ikën duke qëndruar brenda katër mureve Pali merr mësime nga një mësuese vullnetare, por nëse do ti jepej mundësia të jetonte i lirë, thotë se dëshiron të bëhet marangoz.

Kurse N.I është 16 vjeçe po nga Shkodra, e cila për shkak të hasmërisë, që ka familja e saj, e frekuenton shumë rrallë shkollën. “Unë dua të bëhem psikologe, sepse dua të flas me njerëzit dhe tu ndihmoj sa të mundem atyre,” shprehet ajo gjatë një interviste për Deutsche Welle. Janë dhjetëra fëmijë të tjerë që ndonëse të detyruar nga absurdi që të mbyllen në shtëpi nuk lodhen se ëndërruari për jetën në liri.

Sensibilizimi
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Tiranë e njeh problemin e frenimit të një kontigjenti fëmijësh për të ndjekur shkollën nga shkaqet e ngujimit për gjakmarrje ose hakmarrje. Sipas të dhënave që ka ky institucion në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht rreth 60 fëmijë të cilët trajtohen në 22 qendra rezidenciale arsimore që u japin atyre mundësi për të ndjekur programet mësimore. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, në dispozicion të tyre janë rreth 35 mësues e psikologë. Zëvendësministrja Nora Malaj thotë për DW se për këtë kategori fëmijësh ka shumë rëndësi socializimi, tërheqja e tyre në grupet shoqërore të së njëjtës moshë, për të diskutuar e ndarë me ta ato që i shqetësojnë, i tërheqin, i kuriozojnë, siç ndodh me moshatarët e tyre kudo në botë. Malaj tregon për projektin pilot për ndërtimin e strukturave komunikuese on-line, si një mundësi për ti mbajtur në kontakt këta fëmijë me bashkëmoshatarët e tyre.

Ministria e Arsimit
“Aktualisht në Shqipëri ne kemi afërsisht rreth 17 mijë qendra interneti dhe gati çdo klasë ka kabllo interneti, duke pasur mundësinë për të punuar me teknologjinë digjitale. Pra, përderisa kemi mekanizmin le ta vëmë atë në funksion të fëmijëve, që do të thotë, që këto qendra të bëhen rekreative, që nëpërmjet SKYPE-it fëmijët të ndjekin të gjitha orët me mësues të ndryshëm, të ndjekin bashkëbisedimet në klasat ku duhet të ishin, të krijojnë mundësi debate, që më pas mund të transformohen në familjet e tyre”
, thotë Malaj.

Por ky aplikim teknologjik on-line në ndihmë të fëmijëve të ngujuar mos është një farë legalizimi i fenomenit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës?

Malaj e kundërshton këtë hipotezë. “Absolutisht që ky nuk është legalizim i problemit. Por nëse unë p.sh., do të bëj një punë konkrete në sektorin tim që do të thotë të mos i mohoj ciklet e jetës dhe të edukimit të këtyre fëmijëve, atëherë unë kam realizuar pritshmërinë maksimale në punën time. Natyrisht që kjo është një masë lehtësuese dhe parandaluese, por mendoj se është edukuese për pjesën tjetër të komunitetit që është i lirë. Fëmijët e tjerë duke i njohur ata nëpërmjet SKYPE-it janë në gjendje që të sensibilizohen dhe të bëhen ata avokatët e kësaj çështjeje.”

Mësuesit
Liljana Luani ka 35 vjet që punon si arsimtare, por nga viti 2006 ajo është e angazhuar vullnetarisht në mësimdhënien për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja dhe hakmarrja në qarkun e Shkodrës. Ajo nuk është shumë entuziaste për metodat e mësimit dhe komunikimit me internet, pasi aktualisht këto duken si teorike për kushtet e zonave ku është përhapur fenomeni i ngujimit të fëmijëve. “Mësimi me internet nëpër shtëpi nuk ka për të funksionuar, sepse atje në majë të Dukagjinit p.sh., nuk ka drita. Funksionon vetëm atëherë kur i mbledh këta fëmijë dhe i dërgon në shkollë. Këtu shkëputet cikli i gjakmarrjes: edukimi dhe arsimimi i këtij brezi, forcimi i shtetit ligjor dhe ndërhyrja me politika të forta sociale në shtëpitë e tyre, sepse ata janë në stadin e fundit të varfërisë,” thotë mësuesja.

Avokati i Popullit: Masa afatgjata
Avokati i Popullit është një nga institucionet aktive në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes duke iniciuar nisma dhe fushata ndërgjegjësuese, ndërkohë që ka të atashuar dhe një task-force që ndjek situatën në terren. Igli Totozani, Avokati i Popullit, ditët e fundit priti në ambientet e institucionit që drejton një grup fëmijësh të ngujuar, të cilët ishin të shoqëruar në masa të rrepta policore. Një ekspozitë me punime të lira të fëmijëve ishte domethënëse për fushatën sensibilizuese.

Sipas Totozanit fenomeni do të një përgjigje të rreptë. “Aq më tepër kur ka njerëz, një pjesë e të cilëve, madje edhe politikanë që u vjen zor ta pranojnë ekzistencën e gjakmarrjes në Shqipëri. Por ne nuk mund ti fshihemi vrasjeve dhe ngujimeve të familjeve për këtë shkak, nuk mund të pranojmë që ka fëmijë që lindin dhe rriten brenda katër mureve. Masat që duhet të merren duhet të jenë afatgjata, që kanë të bëjnë me zhvillimin infrastrukturor të zonave ku është përhapur fenomeni dhe afatshkurtra, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen energjike të policisë dhe të institucioneve që merren me rendin dhe sigurinë për qytetarët, në mënyrë që ata të zbatojnë vetëm atë që sanksionon ligji.”

Duke vlerësuar projektin pilot të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Avokati i Popullit shprehet se e rëndësishme është që të mos fokusohemi më shumë tek pasojat, por te shkaqet. “Elementë të tilla si internet, SKYPE-i apo ajo që quhet shans i dytë, që janë mësuesit që ju shkojnë në shtëpi atyre janë gjëra të mira. Por këto për fat të keq merren me trajtimin e një pasoje, janë masa që mundohet ti zbusin pasojat. Ne duhet të sulmojmë përfundimisht thelbin e këtij fenomeni. Sepse ndërkohë që flasim ka njerëz që janë në pritë me pushkën gati për të qëlluar dhe për të marrë jetë të pafajshme.”
Burimi: T.O
 
Titulli: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

E dhimbshme kur degjon raste te tilla, akoma sot njerezit vuajne nga gjakmarrja. Kur lexova kete gjeja pare qe me erdhe ndermend ishte: Qeveria duhet te punoj ne eleminimin e gjakmarrjes si fillim, dhe jo te gjej zgjidhje dytesore pasi nuk zgjidh dot problemin thelbesor. Gjthss, nqs do flisja thjesht rreth sistemit te kesaj metode. Mendoj se pervec nje ane te mire asaj te permendur ne lajm kjo metode do ket impakt sh negativ.

1- ne Psikologjine e femijes. E vertete qe ndoshta ai do ndihet pjese e bashkesise pasiqe i sheh femijet nepermjet ekranit, ama kjo shkakton dhe nje trishtim dhe zhgenjim tek femite pasi ato smund ta prekin ate realitet, Kjo do beje qe ato te mallkojne njerezit qe i shkaktuan ate ngujim etj...

2- Ky sistem nuk eshte i sukseshme 100 % per nivelet me te larta si Universiteti apo Master do qenka per femijet 10 vjec?!... Po ato duan dhe dike qe ti ule e ti mbaj te degjojn msimin gjate gjithe kohes, duan kontroll etj, pra smundet nje femij 10 vjecar te mesoj ne menyre te pavarur.

3- Kushtet Shqiptare se realizojne dot nje gje te tille kurre(momentalisht). Ku gjen drita dhe internet ne fund te fshatrave veriore aman... Po ti futesh thelle gjen dhe 100 arsye te tjera besoj :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

Eshte nje teme e ngjashme e hapur nga dikush tj smbaj mend per kete zysheh qe ikte ne cdo shtepi dhe fliste per skype...
 
Titulli: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

Familjet e ngujuara ndodhen maja maleve dhe ne gjendje te mjerushme ekonomike,dhe per te folur ne skype duhet nje kompjuter :D ateher mesimin do e japin me ndonje carcaf ne mur me duket :p
 
Titulli: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

sa vejne skype te bejne ligjin qe mos te rrin asnej femiej i ngujuar . ket duhet te bej nje shtet me ligjet e veta
 
E tmerrshme qe ne 2018 femijet te kene probleme ngujimi te tilla per shkak te nje mentaliteti absurd.
 
E tmerrshme qe ne 2018 femijet te kene probleme ngujimi te tilla per shkak te nje mentaliteti absurd.

epo shteti merret te taksoj popullin ku te kete mundesi jo te jete shtet!!!
se ne nje shtet me shtyll kurrizore kjo gje nuk mund te ndodhe...
ky fenomen ku ka istitucione qe kujdesen per shtresen e dobet per minorenin nuk ndodh kurresesi nje fenomen i tille...
e verteta eshte se shteti tek ne eshte
1.. te bej nje "fasade" per te dal ne pah si yndyra mbi uji e per ti dhen mundesin te rrah gjoksin
2. . dhe kjo eshte e para per te siguruar vetveten..familjaret..rrjetat e merimangave.. e te ardhurat e brezave te tyre.
3. per te treguar sa larg jemi asaj qe quhet shtet..
4. per te treguar si ishin te tjeret e oh si jemi ne ..mrekullia vete..kuptimi i mirefillte i fjales begati
e pastaj flitet pse sjemi ne be...
 
Hmmm, te them te drejten jam pjese e asaj pjese qytetare qe taksat i paguaj vit per vit, per aq sa me takojne ne baze te se ardhurave.
Madje duke jetuar ne Itali, paguaj edhe Shqiperine, se edhe ajo do pjesen e vete edhe pse nuk jetoj atje.
Tani, lind pyetja: ç'lidhje kane taksat me femijet e ngujuar?
Pastaj merrem me 4.3.2.1.... Se si i hidhet erdhi ky mendimi yt.
 
Sja kam idene si funksionon, por cilen takse paguan per Shqiperine?
Nese ske shtepi , cfare takse paguan?
 
Po cfare mut shteti eshte ai qe lejon femijeri te ngujuar?
 
Sja kam idene si funksionon, por cilen takse paguan per Shqiperine?
Nese ske shtepi , cfare takse paguan?

PIkerisht taksen e baneses. :)
 
Taksa baneses kete muaj do vihet o shoqe.....:p
Nese e ke ne emer tend patjeter qe do e paguash , lere me qera dhe e paguan qiramerrsi

Qiramarresi eshte per ti qare hallin... LOOOOOL
 
Loy paska lek :D e i duhen marre :p

kaloje ne emer te prindit , e nese e ke pensionist , nuk paguan hic

he a do me per belulin :p

Ne emer te prindit eshte por s'eshte akoma ne pension per ligjin italian. E duke konisderuar vitet qe kemi ne Itali, dyshoj se mund te marre pension shqiptar.
 
Ne emer te prindit eshte por s'eshte akoma ne pension per ligjin italian. E duke konisderuar vitet qe kemi ne Itali, dyshoj se mund te marre pension shqiptar.

Nuk ka lidhje , mjaft te jete ne moshe pensioni , dhe te jete vete kryefamiljar
epo ndiqini nga afer keto gjera , jo nga Italia :)

ne eshte mbi 60 dhe 65 e perfitojne ,

Taksa eshte 0.05 % e vleres se shtepise, varet sa eshte vlera e shtepise suaj

PSH : nese shpia vlen 10.000 milion leke - taksa shkon 500 leke ne muaj
nuk eshte noi coc i madhe e ti :p
 
Hmmm, te them te drejten jam pjese e asaj pjese qytetare qe taksat i paguaj vit per vit, per aq sa me takojne ne baze te se ardhurave.
Madje duke jetuar ne Itali, paguaj edhe Shqiperine, se edhe ajo do pjesen e vete edhe pse nuk jetoj atje.
Tani, lind pyetja: ç'lidhje kane taksat me femijet e ngujuar?
Pastaj merrem me 4.3.2.1.... Se si i hidhet erdhi ky mendimi yt.

loyalty ka te drejte moni ca taksash paguajm aman.. ctaks eshte per ty ajo e shtepise??!
kush eshte ai ajo qe jetojne jashta e nuk paguan taksat?!
por e the vete ne baze te te ardhurave.. e meqense he ne it i di shume mire se sa ju jepet atyre qe nuk punojne e qe kan femije .. nga shtwpia popullore deri ne pagesat e dritave gazit.. e mundesisht integrim per ne pune apo per ne jete..( te pakten ne cepin e it ku jetoj une keshtu funksionon)...pra nuk po flitet per ato qe kan mundesi e kan lek .. por per ato qe nuk kan.. e ne kete rast ai "hidherimi im" ishte pikerisht ne kete pike .. pra e nesermja e shqiperise.. te miturit te ngujuar.. te varferit te harruar.. te zonave te thella marre cdo shprese...
tani pytja jote clidhje kan?!
kush eshtw me e rendesishme per nje "familje "femija i ngujuar apo te ik tve "gjoba" antareve te tjere te familjes ( nenkupojm familje shtetin)
do thuash ti qe ato gjoba do sherbejne per ta derguar ne shkoll per veshmbathjen e "femijes" do pranoja 1000 taksa...
ke ven re sa te jan ber dritat meqense ke shtepi ne alb e paguan taksat?? sa i paguan ne it?? te duket e drejte??
nafta sa ben ne alb ne porcion me rrogat?
nje lt vaj lule dielli e di sa ben ne alb?? po ne it??
ja pra pse nuk me pelqejn taksat atje .. jo sepse duhet tjet shtet pa taksa por ju lutem sh pak objektivitet.. shumica nuk jan pasanike e pikerisht po flas per ate shtrese qe blen ne liste be 2018 ...
apo te organizohen nga indivite te vecante mbledhje ushqimesh e shteti cben?? numeron piket ne ben pjese ne ate nr pikesh...
tani te gjitha jan te lidhura 12345.. cdo gje eshte nje zingjir problemi eshte se jan unaza te se njejtit zingjir e mjer populli i gjore!!
 
Mesim me skype ?! lool

Ne raste te tilla duhet derguar mesuesi / sja ne shtepi .

Raste te tilla nuk ofrohen vetem ne k’to raste, por edhe kur femija eshte semure apo per arsye te tjera qe nuk mund te frekuentojne shkollen.
 
Loy paska lek :D e i duhen marre :p

loyalty ka te drejte moni ca taksash paguajm aman.. ctaks eshte per ty ajo e shtepise??!
kush eshte ai ajo qe jetojne jashta e nuk paguan taksat?!
por e the vete ne baze te te ardhurave.. e meqense he ne it i di shume mire se sa ju jepet atyre qe nuk punojne e qe kan femije .. nga shtwpia popullore deri ne pagesat e dritave gazit.. e mundesisht integrim per ne pune apo per ne jete..( te pakten ne cepin e it ku jetoj une keshtu funksionon)...pra nuk po flitet per ato qe kan mundesi e kan lek .. por per ato qe nuk kan.. e ne kete rast ai "hidherimi im" ishte pikerisht ne kete pike .. pra e nesermja e shqiperise.. te miturit te ngujuar.. te varferit te harruar.. te zonave te thella marre cdo shprese...
tani pytja jote clidhje kan?!
kush eshtw me e rendesishme per nje "familje "femija i ngujuar apo te ik tve "gjoba" antareve te tjere te familjes ( nenkupojm familje shtetin)
do thuash ti qe ato gjoba do sherbejne per ta derguar ne shkoll per veshmbathjen e "femijes" do pranoja 1000 taksa...
ke ven re sa te jan ber dritat meqense ke shtepi ne alb e paguan taksat?? sa i paguan ne it?? te duket e drejte??
nafta sa ben ne alb ne porcion me rrogat?
nje lt vaj lule dielli e di sa ben ne alb?? po ne it??
ja pra pse nuk me pelqejn taksat atje .. jo sepse duhet tjet shtet pa taksa por ju lutem sh pak objektivitet.. shumica nuk jan pasanike e pikerisht po flas per ate shtrese qe blen ne liste be 2018 ...
apo te organizohen nga indivite te vecante mbledhje ushqimesh e shteti cben?? numeron piket ne ben pjese ne ate nr pikesh...
tani te gjitha jan te lidhura 12345.. cdo gje eshte nje zingjir problemi eshte se jan unaza te se njejtit zingjir e mjer populli i gjore!!

Keshtu eshte gjithandej mi zemer. S'eshte vetem ne Shqiperi, edhe Italia ka probleme te tilla. Nejse se nuk dua t'a thelloj ceshtjen. Kjo e femijeve te ngujuar eshte patjeter nje plage e madhe dhe duhet patur kujdes ndaj tyre.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top