Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

images-216.jpg


Procesi gjyqësor mes fëmijëve të kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha, me deputetin socialist, Saimir Tahiri, ka vijuar edhe ditën e sotme. Fëmijët e kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar që deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, t’i dëmshpërblejë me 8 milionë lekë të reja, për dëmin moral të shkaktuar nga deklaratat për korrupsion.

Avokati i Shkëlzen dhe Argita Berishës pohoi sot se, klientët e tij i kërkuan gjykatës që të detyrojë Tahirin të paguajë shumën me 4 milionë lekë secilit nga pala e dëmtuar.

Ndërsa, deputeti Tahiri theksoi se, ka prova ku mbështetet për thëniet e tij. Gjithashtu Tahiri kërkoi kohë për konkluzionet përfundimtare.

Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka renditur disa nga provat që disponon kundër fëmijëve të kryeministrit.

Tahiri në një dokument ka treguar pasurinë e Shkëlzen e Argita Berishës në vite, bazuar në deklarimet e bëra për pasurinë.

Sipas deputetit të PS-së, në vitin 2006, Shkëlzen Berisha ka pasur 9 milionë lekë të vjetra + një apartament që kushton 56 milionë lekë të vjetra, total i pasurisë është 65 milionë lekë të vjetra. Ndërsa, në vitin 2011, ka 630 milionë lekë të vjetra dhe nuk ka apartament, por jeton me qera.

Tahiri ka shtuar se, pasuria e Argita Berishës në vitin 2006 ka qenë 880 milionë lekë të vjetra, përfshirë 10 apartamente në Tiranë, ndërsa në vitin 2011, pasuria e saj ka shkuar në 1 miliard e 825 milionë lekë të vjetra, përfshirë 9 apartamente”, shprehet deputeti socialist.

“Siç shihet nga shifrat, Shkëlzen Berisha brenda 5 viteve e ka dhjetëfishuar pasurinë e tij, ndërkohë që nuk merret me ndonjë punë apo aktivitet të veçantë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Argitën, pasuria e të cilës është në shifra të frikshme”, ka thënë deputeti i PS-së.

Tahiri pas seancës gjyqësore u shpreh se, në një rast paprecedent, në praktikën e gjykatave shqiptare dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura. Ai shtoi se, “dhe vendimi i dytë akoma më absurd, për të hedhur poshtë listën e provave që i kërkova të administrohen, në mënyrë për të më dhënë dhe mua mundësinë të provoj deklaratat e mia, se Argita dhe Shkëlzen Berisha janë të korruptuar bashkë me babain e tyre dhe akoma më absurde, nuk lejoi thirrjen e dëshmitarëve se nuk ka adresat”. /E.L/

Burimi:Shekulli
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Keto kane siguruar 7 breza :D
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Po pse mos ta fitpojne keta kush do fitoje ?! ........ti kene fituar me djerse edhe qe paguajne taksa si te gjithe tjeret nuk do te isha kundra
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Po normal ka punuar babai tyre per kte dit....:D
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Ti kishim dhe ne prindrit kryeministra s'do kishin ndenj pa hiç, mos u beni te ndershem kot :P
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

si flasim, veq nga zilia se plasim te jemi si ato, un e para :p
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Si kam "Zili" njerez qe jan pasuruar me gjakun e popullit. Duke vrar per tu pasuru,duke shfrytezu femije per tu pasuru...
 
Titulli: Fëmijët e kryeministrit brenda 5 vitesh kanë 10-fishuar pasurinë

Kto jan shifra te deklarume , po sa kan kto qe sdihen :). Pastaj i lumt po spaten kto lek kush do ket .Rendesi ak qe tani qe kan mbush xhepat te shikojn dhe popullin e shkret nga nje here ,
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top