Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fëmijët do të vaksinohen kundër duhanit, drogës dhe alkoolit?

Pas TBC-së dhe tetanusit, fëmijët në shkolla së shpejti do të mund të vaksinohen edhe kundër thithjes së duhanit, kokainës dhe alkoolit!
Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar vaksinën që ndalon veprimin e nikotinës.

Me futjen në trup të gjenit të ëçrërë nga antitrupat e nikotinës, do të mund të ndihmoheshin miliona njerëz anembanë botës për të ndalë konsumin e cigares, besojnë shkencëtarët.

Vetëm një vaksinë e tillë do të ishte e mjaftueshme për tu ndërprerë varësia. Po ashtu do të mund t’iu jepej si vaksinë fëmijëve dhe kësisoj do të parandalohej përfitimi i shprehisë së pirjes së duhanit.

Por së shpejti nuk do të jetë edhe aq shpejt pasi vaksina është testuar vetëm në minj, ndërsa testimi në njerëz do të fillojë për afro 2 vjet, ndërsa në treg parashohin shkencëtarët ajo do të mund të gjendej pas pesë vjetësh, shkruan revista Sciens.

Shkencëtarët amerikanë nga fundi i vitit të kaluar kanë prezantuar edhe vaksinën revolucionare kundër kokainës.

Në luftë kundër varësisë nga droga më së shpeshti përdoret metadoni. Por kur bëhet fjalë për varësinë nga kokaina, për këtë ende nuk ka zëvendësim të tillë. Grupi i shkencëtarëve ka zhvilluar vaksinën me të cilën kokainës i merret ndikimi drogues, madje edhe në rast të marrjes së sërishme të kokainës. Vaksina kundër kokainës te pacientët krijon antitrupa kundër kokainës.

Hulumtuesit kanë vaksinuar 400 persona dhe tek 300 prej tyre vaksina ka ndikuar pozitivisht. Kjo vaksinë nuk e shëron varësinë, por neutralizon ndikimin e kokainës.

Ngjashëm me këtë, në Kili është duke u punuar në zhvillimin e vaksinës kundër alkoolizimit.
Burimi: kohaditore
 
Titulli: Fëmijët do të vaksinohen kundër duhanit, drogës dhe alkoolit?

Nje vaksine, apo medikamet qe te tregohet e sukseseshme duhet se paku 5 vite qe te praktikohet tek grupe te zgjidhura njerezish pa tek te dime efektin e saj, une personalisht nuk mendoj e ebsoj qe do te lanxohej ne treg nje vakcine e till jo qe nuk mund te behet, po kjo di te shkaktonte shume probleme ne treg e shume falimintime sido qe te jete te shohim ne te ardhmen se qka do bejne.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back