Fëmijëria politike shqiptare
Ne ia kemi subordinuar shtetin vetes.... Dhe luajmë me te, si një fëmijë me një lodër.
Nuk është i pabazë supozimi që shqiptarët janë njëri prej popujve më të vjetër në Ballkan (në mos edhe më i vjetri). Në anën tjetër, statistika (shumë e sigurtë), tregon që për nga mosha, shqiptarët janë kombi me moshë më të re në Evropë, dhe kjo vlenë edhe në Kosovë, ku mesatarja është 28 vjeç.
Hulumtimet dhe shënimet e bazuara tregojnë që një e treta e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë jetojnë në Perëndim. Po të kishin mundësi, edhe gjysma e këtyre që jetojnë këndejpari, do të ia mësynin Evropës. Sidoqoftë, sa i përket pjekurisë politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, përditë e më shumë, po mirret vesh apo po konfirmohet, në të gjitha mënyrat e mundshme, që në realitet, kemi të bëjmë me sjellje, veprime, ide dhe qëndrime që flasim për një fëmijëri të zgjatur politike të shqiptarëve.
Nuk marrim vesh pak a hiç çka po ndodhë në Botë, në Evropë.
Nuk marrim vesh pak a hiç çka po ndodhë në Botë, në rajon.
Më e keqja është që i njejti nivel i të kuptuarit vlenë edhe për trajtimin e zhvillimeve politike brenda nesh.
Gjithçka është kthyer në urrejtje personale, në mosdurim kronik politik, në luftë që nuk njeh kufi, me qëllim të rrëzimit të atij tjetrit, ndërsa logjika e thjeshtë tregon që qëndrimi në këmbë i të gjithëve, të tillë çfarë janë (dhe çfarë jemi), është kusht që shqiptarët si komb, me dy shtete, por edhe me një rol evident në Maqedoni dhe më simbolik në Mal të Zi, ta marrin atë rolin që objektivisht mund ta kenë në këto anë të Evropës.
S’do mend që rrethanat kanë ndryshuar për të keq kudo në Botë dhe në Evropë viteve të fundit. Realisht, Bota është sot pa busollë (si mund të thuhet), nuk është më unipolare (siç ka qenë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë deri diku në vitin 2008, fund i këtij unipolaritetit çuditërisht koincidoi me shpalljen e shtetit të Kosovës), nuk ka kush as ndër mendimtarët politik më të dishëm në Washington dhe gjetiu, në kryeqendrat kryesore perëndimore, që mund ta di me saktësi se çka do të ndodhë në Botë në vitet dhe deceniet e ardhshme.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian po përjeton krizën më të thellë të identitetit të vet, e cila është rënduar edhe më shumë në dy vitet e fundit, për shkak të vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë prej BE-së, dhe politikës së Presidentit amerikan Trump për të mos e pasë prioritet partneritetin mbi gjashtëdhjetëvjeçarë me Evropën.
Sa i përket vetë rajonit, hiç vlerën e qëndrueshme të Paktit NATO (në Shqipëri, Mal të Zi, në Kosovë, për shkaqe të njohura, dhe me gjasë edhe në Maqedoni, në të ardhmen e afërt), situata moti nuk ka qenë më e ndërlikuar, për shkak të agresivitetit të vazhdueshëm të Federatës së Rusisë, e cila synon t’i krijojë sa më shumë probleme Amerikës dhe Evropës. Sidoqoftë, nëse do të bëhej një debat televiziv, në Prishtinë apo në Tiranë, për këto zhvillime në fqinjësi, në Evropë dhe në Botë, me pjesëmarrjen ta zëmë të pesë-gjashtë politikanëve, s’do mend që në bazë të përgjigjeve të tyre do të kuptohej që ata nuk i dhënë shumë rëndësi gjithë këtij lëmshi ndërkombëtarë, që janë në masë të madhe të paiformuar për këto procese, dhe që të gjithë përqëndrimin e tyre e kanë në lëmshim origjinal shqiptar, në bërjen e të të cilit kanë kontribuar që të gjithë: kush më pak e kush më shumë. Por, siç e dimë të gjithë, debatet e këtij lloji as që bëhen në televizionet tona. Sepse me gjasë, ato nuk do të zgjonin interesimin e duhur të shikuesve apo të publikut.
Politika si këtu në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, me rritjen e moshës së shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës, po pëson degradim dhe rënie, dhe po mbizotërohet me atë qasjen fëmijërore të hidhërimit për gjithçka, pa kuptuar (gjë që është normale për fëmijë, por jo edhe për të rritur), çka duhet kryer në punën e një shteti, çka është e domosdoshme të bëhet me qëllim të fuqizimit të shtetit të Shqipërisë, dhe të rrumbullakësimit të shtetit të Kosovës. Por kush ka kohë të mirret me punët e shtetit, interesave të të cilit të gjithë ne duhet t’i subordinohemi.

Autor: Blerim Shala