T'më falësh zotri A2.
Po bën një studim shkencor mbi fenë dhe kombet, dhe bën hap një temë të tillë në forum.

Jeni i këti niveli akademik, dhe nuk e ke kuptuar çfarë dote të thonte Pashko Vasa me atë shprehje: "Feja e shqiptarit është shqiptaria", dhe ke nevojë për debat forumi

Më dukesh që je një përson religjoz, dhe ai studimi yt do ketë patjetër një sfond të tillë.
As nuk do merrja mundimin t'a lexoj asnjë rresht

Studim të mbarë, dhe urime për temën
PS. Të shtoj një gjë të vogël: ju drejtova me zotëri sipër. Shefqet Krasniqi ka propozuar të hiqet kjo fjalë nga fjalori shqip..pasi zot-ri nuk mund të quhet një njeri... është fjelë e shenjtë që e ka rrënjen të fjala Zot..
Ju del punë me çdo gjë ju religjozëve

Zoti Laur,
Unë askund nuk kam thënë që nuk e kam kuptuar Pasho Vasën, përkundrazi pretendoj që e kam kuptuar, madje në thelb, por debatin e kap hapur për të kontribuuar që edhe të tjerët ta kuptojnë drejtë që nuk bëhet fjalë për një religjion.
Këtë e ke edhe në hapje të temës, dhe unë do të jap mendimin tim të elaboruar pas disa ditësh, kush do ta lexojë, do ta ketë mundësinë.
Sa për atë se çfarë doni të lexoni ju, është për juve, mua nuk është se më hynë në punë, unë për vete nuk kufizohem në leximin e njerëzve të një religjioni të caktuar, madje, lexoj edhe të atyre që s'kanë ndonjë religjion, janë ateist a agnostik. Për mua, më e rëndësishme është përmbajtja sesa autori, pa e ulur rëndësinë e autorit.
Të falënderoj për urimin, e, edhe për kontributin tënd në këtë temë në veçanti dhe në temat tjera në përgjithësi. Kur shkruan pa emocione, i lexoj me kënaqësi shkrimet, edhepse nuk pajtohem me shumë prej tyre.
Sa për dr. Shefqet Kransiqin, kjo s'është çështja e parë me çka nuk pajtohem, kam edhe shumë gjëra të tjera që janë më të thella, e me të cilat nuk pajtohem. Mospajtimet e mia me të, nuk e zhvlerësojnë kontributin e tij të madh në disa tema tjera. Sidoqoftë, "kush flet jashtë lëmit të tij, na vjen me çudira" - është thënie e urtë arabe.
Unë të jam drejtuar me fjalën zoti, meqenëse ti je zoti i emrit Laur. Sa për ta njoftuar dr. Shefqet Krasniqin, nëse ke komunikim me të, thuaji që edhe në gjuhë arabe përdoret fjala
rab - zoti edhe për të tjerët përveç Zotit absolut. Sa për ilustrim: Thuhet rabu-l-bejt për të zotin e shtëpisë.