• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Lauri

Anunnak
Mendoj se abuzohet sot me shpalljen e Gjergj Kastriotit si "kristian". Tre pikat që përdoren janë ose 1) tendencioziteti kristianizues i Barletit, ose 2) titulli "Atlet i Krishtit" me të cilin e kanë quajtur dy papë të asaj kohe, Piu II dhe Nikolla V, ose 3) "realiteti i Arbërisë mesjetare", pra ideja pseudoromantike se detyrimisht arbërit ishin kristianë se s'ka mundësi të ishin pa fe apo paganë... (se si krijohet ky pohimi i fundit është metërmend interesante dhe nga ana psikologjike).

1.Për sa i përket pikës së parë, dëshira e madhe e Barletit dhe e priftërinjve venedikas e evropianë që të justifikonin luftën tonë kombëtare kundër turqve si një luftë fetare midis "kristianësh" e "myslimanësh", nuk ka asnjë bazë reale, përveç trimave me rasa që iu pëlqente t'i bënin qejfin vetes se "kristianizmi" po mundte "myslimanizmin". Por lufta ishte fundekrye luftë racore/kombëtare. اdo gjë tjetër është ëndërr me sy hapur dhe shtrembërim e falsifikim o nga dëshira e mirë, o nga bindje të gabuara, o nga direktivat e regjimit, o nga ndonjë problem tjetër identiteti që i shtynte të interpretonin gjithçka me anë të fesë, qoftë kjo kristiane, a myslimane. Dukuria nuk është aspak e panjohur në histori (aq më tepër në mesjetë kur shënohet kulmi i fanatizmit), sepse historikisht psh arabët dhe Aleksandrin e kanë kaluar si mysliman(!), dhe një sërë figurash evropiane si Beethoveni, Shtrausi, etj. janë konsideruar për kohë të gjatë si fetarë(!) nga pedantët ndërkohë që nuk kanë qenë të tillë... por kjo nuk shihej si problematike, sepse s'prishte punë se përkulej pak e vërteta, vetë Bibla e lejon këtë në gojën e Palit apo jo...

Nëse Gjergji do të ish kristian atëherë lindin natyrshëm këto pyetje që për nga natyra sheh se janë retorike:
- Sa kisha e manastire ndërtoi “Skënderbe kristiani”?
- Në sa kisha tregohet "të shkojë të falet" “Skënderbe kristiani”, qoftë të jenë përmendur këto dhe nga Barleti...
- اfarë ndihme i dha fesë kristiane në Arbëri “Skënderbe kristiani”, dhe cilat ishin veprimet që ndërmori për aspekte të ndryshme të fesë së kistiane?

2.Për sa i përket pikës së dytë, titullit "Atlet i Krishtit"; Ky është një keqinterpretim i rëndomtë. Ky titull ishte titull politik dhe jo fetar. Ky titull nuk tregon asgjë për përkatësinë fetare të mbajtësit, por thjesht i jepej atij që në një mënyrë apo në një tjetër po shërbente si pengesë ndaj hordhive osmano-myslimane që kërkonin rrugën drejt Evropës. Që titulli është politik është e ditur, apo dhe e argumentueshme, pasi papati në atë kohë ishte vetë zot e vetë shkop në Evropë, vendimet e papatit nuk kishin dhe aq të bënin me fenë e subjekteve sesa me politikën e teokracive katolike të Evropës, dhe si një nga pengesat ndaj sistemit politiko-shoqëroro-ekonomik të myslimanizmit që kërcënonte me dinamikën e vet tash në dyert e kontinentit, Gjergji me luftën e tij, ndonëse për arsye krejt të tjera, kontribuon fuqishëm në mosprekjen e Evropës nga këto hordhi, ndaj dhe e meriton fare bukur një mirënjohje nga pushtetarët kontinentalë, por çështja është se këto tituj janë retorikë teokratike, dhe asnjëherë s'kanë të bëjnë me fenë e atij që i jepej, nuk na thonë asgjë për fenë e tij... Nuk mund të pritej nga teokracitë mesjetare të jepnin tituj profanë, tituj jofetarë... sepse nuk kishin tituj jofetarë, kur vetë regjimi i tyre ishte teokraci...

"Konjukturat" e kohës ishin që pavarësisht arsyes se për çfarë luftonte Skënderbeu, që nga momenti që ai përbënte amortizim të nevojshëm që një nga pasojat e tij ishte dhe favorizim për qeveritë e fortndritura teokratike dhe status kuonë e tyre në Evropë, atëherë mirë do të ishte që oborret e të dhjamosurve ta nderonin atë si kristian, duke u përkëdhelur ndoshta dhe me idenë sesa burra ishin kristianët... Aq më tepër Barleti (një prift që duhej ta lartësonte figurën e Skënderbeut në sytë e murgjve që do lexonin librin e tij, sepse vetëm murgjit dinin shkrim e këndim atëbotë) i cili dihej se ç'do shkruante, duke pasqyruar gjithë idetë e veta dhe frymëzimin e lashtësisë klasike në gojët e personazheve.

3.Ndërsa për sa i përket pikës së tretë, "realiteti mesjetar" i Arbërit keqinterpretohet duke marrë për bazë numrin e kishave apo shpërndarjen e këtyre, diçka që është kthyer në dogmë dhe deklarohet Arbëria si vend 100% kristian. Por në atë "realitetin e mesjetës" për të cilin flitet, gjysma e Arbërisë referohet si mospjesëmarrëse në judeokristianizëm. Judeoislamizmi nuk kish ardhur ende. Atëherë përfundimi i vetëm logjik mbetet praktikimi i paganizmit, vegime të të cilit shohim të shpërndara hollësisht në veprën e Barletit, i cili duke qenë se nuk ka ndonjë detyrim ideologjik për përmendjen e këtyre hollësive të përshkruara gjallërisht, mbetet t'i ketë shtuar këto si dëshmi aktuale që i ka vënë re vetë i parë në betejat e mëvonshme të tij në Arbëri ku ka marrë pjesë, si psh. ajo e Shkodrës. Pra pa vetëdije është duke shënuar praktika të gjalla pagane të asaj kohe.

ثshtë një nga pikat kyçe të të mosqenit kristian të Gjergjit dhe madje dhe të ushtrive tona shtetërore fakti se nuk do të gjejmë asnjë simbol fetar në luftën e arbërve për mbrojtje kundër Turqisë. Ushtritë e tjera si ajo hungare, rumune apo turke përkundrazi e përdornin kudo haptas simbolin e fesë së tyre. Atëherë si është e mundur që lufta jonë të paskësh qenë fetare e ndërkaq ne të mos kishim asnjë simbol identifikimi si "kristianë", madje përkundrazi kishim një mori simbolesh pagane në gjithë armatimet dhe heraldikën, duke nisur me prijësit e duke mbaruar me këmbësorët e thjeshtë?

~
Pra, vlen të theksohet se kur je kalorës, feudal, princ, apo mbret kristian, gjëja e parë që ndodh është reformimi i tërë heraldikës së fisnikut në mënyrë që të paraqesë doemos ideologjinë të cilën ky fisnik e ka fort për zemër. Që nga momenti që Gjergji (e cilido arbër tjetër) tregon një farë antipatie të çuditshme kundrejt "simbolit kristian" përderisa nuk e përdor ASKUND... ne mund të rrimë e të bëjmë petulla tërë ditën me dëshira... dhe hamendje për kristianizmin e tij, por këto mbeten haptas në fushën e spekulimeve të cilat për fatin e keq të mbështetësve të tyre nuk kanë as ndonjë argument largësisht të qëndrueshëm veç dëshirës së këtyre dhe pseudoromantizmit.

Dimë se Gjergji në të ri, për pragmatizëm, i ka ndërruar fetë sipas klimës, po ashtu si dhe i ati i vet, Gjoni. Nqs. Gjergji do të ish vërtet "ushtar i kryqit" atëherë ku janë këto kryqe nëpër flamujt dhe stemat e tij apo qoftë dhe të familjes nëse kalojmë dhe tek Gjoni?! Si ka mundësi që kjo familje me një "ushtar të Krishtit" në gji të mos kishte ASNJث stemë fetare a kishtare, në kontrast të plotë me ata që metërmend ishin fetarë si puna e Huniadit apo e Vladit që ojniseshin kudo nga kryqi?!

Pra këtu kemi një kristian që nuk bën asgjë në lidhje me kristianizmin, por madje dhe i hakërrehet priftërinjve në korrespondencat e tij, një kristian që lufton Venedikun, mashën e Vatikanit, dhe që luftohet nga Venediku... Një kristian që as sipas vetë Barletit nuk bind, sepse në çdo fjalim të tij nuk thotë as "zoti", por "perënditë"... Një kristian që përdor simbole pagane si koka e dhisë me brirë në përkrenare, Ledën në vula, shqiponjën dykrenare në flamur, yllin e stërlashtë gjashtëcepësh të diellit si emblemë, etj., etj., dhe askund asnjë shenjë kryqi apo gjysmëhëne... Një kristian që mburret me Aleksandrin dhe Pirron nëpër korrespondencë, ndërkohë që ka plot shembuj të tjerë të ndritur për të adhuruar e marrë si model por që çuditërisht i shpërfill krejt, si p.sh. rëndom Konstandinin me të cilin për kontrast rropateshin të identifikoheshin tërë fisnikët e Evropës së asaj kohe...

Në krahasim, është shumë e lehtë të provohet kristianizmi i Huniadit, madje dhe i Vladit, megjithëse ky ka marrë dhe mallkim nga kisha, e Kastriotit nuk i provohet dot, madje mund të hidhet krejt pa frikë tashmë teza se trimi ka qenë pagan, ultranacionalist, pragmatist dhe moskokëçarës ndaj fesë.
mesdimr
 
Aleksandër

Imperator
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Skënderbeu në sytë e italianëve.

''Mbërriti këtu një kalorës i dërguar i një zoti, që dikush thotë se është nga Greqia e dikush nga Arbëria, zot i quajtur Ksanderbek, është i pafe dhe i kërkon papës 10.000 luftëtarë e ai vetë do të vërë të gjithë të vetët, të shumtë në numër, për të sulmuar turqit; e këtë jo për çështje feje, pasi edhe ai është i pafe, por për arsye të urrejtjes personale që ka kundër Turkut, se ky Turk ka vënë t'i vrasin babanë e atij zotit e ky zot ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut...'' [1]

1. Archivio di Stato di Milano. Archivio visconteo - sforzesco B.41 Raport i diplomatëve Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio drejtuar dukës Francesco Sforza Romë 10. 1. 1454. Oliver Jens Schmitt - Skënderbeu (fq 42, 559)
 
Redaktimi i fundit:

Aum

Anëtar i ri

Ketyre pyetjeve duhet ti shtohen edhe disa pyetje .

Pse Skenderbe "kristiani" kurr nuk perdori as dhe nje kryq te vetem neper betejta , edhe edhe nje ushtar i vetem nuk e barte kryqin si simbol ne betej , simbolet qe i perdori ishin kryekeput pagane dhia me brina ne kapelen e ti dhe neper mbrojtset e ushtarve te ti , si dhe shqiponja ne kostumin e ti dhe shqiponja ne flamuj . Pse as nje kryq i vetem nuk gjendej ne kullen e tij si simbol i principates ?
 
PetritKola

Anëtar Aktiv
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Vete simbolete e Aleksanderit trogojen se ai ishte zero fetar, kristian, mysliman....
 
redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Doreshkrimet edhe arkivat tregojne se ai ka qene me shume ne krah te fese Islame!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Doreshkrimet edhe arkivat tregojne se ai ka qene me shume ne krah te fese Islame!
Dhe cilat na qenkan keto doreshkrime dhe arkiva? Une kam degjuar se para se te nisej per beteje zakonisht i hante nga dy hamburgera dhe i pinte dy birra Amstell :gjujpeshk:
 
redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Besoj se ti duhesh te kesh qene Kamarieria!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Besoj se ti duhesh te kesh qene Kamarieria!
Besoj se nuk i kupton ato cfare shkruhen: Kam shkruar: ''Une kam degjuar.......'' (analizoje kete nese mundesh), e sa per pyetjen tende a dmth. kjo se ti ke qene arkivisti apo kronikani?:gjujpeshk:
 
sabah

Anëtar i Respektuar
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Cili ishte qëndrimi i Skënderbeut ndaj besimeve fetare

Nga Kasem BIاOKU

Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i këtij Kuvendit është krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit etj., Kuvendi vendosi që pranë kryetarit të Besëlidhjes Shqiptare të krijohej një arkë e përbashkët. Fondet monetare u krijuan kryesisht me paratë që jepte secili anëtar i Besëlidhjes. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleancë politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe drejt krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare. Ky pushtet u përfaqësua nga Skënderbeu dhe nga Kuvendi si organ i përbashkët vendimmarrës i fisnikëve shqiptarë. Sipas vendimeve të Kuvendit të Lezhës, pushteti i Skënderbeut ndaj anëtarëve të Besëlidhjes Shqiptare ishte i ngjashëm me pushtetin e perandorëve bizantinë e të mbretërve të tjerë evropianë ndaj fisnikëve shqiptarë, të cilët i kanë trajtuar si aleatë të tyre dhe me pushtet politik të trashëguar. Angazhimi i shqiptarëve në një luftë të ashpër kundër Perandorisë Osmane çoi natyrshëm në forcimin e mëtejshëm të bashkimit politik të fisnikëve shqiptarë, në përfshirjen e viseve të lira në një shtet të përbashkët e të qëndrueshëm. Ngritja në një shkallë më të lartë e më të organizuar e luftës antiosmane të udhëhequr nga Skënderbeut ndikoi drejtpërdrejt për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve, kudo që ata banonin. Këtë e dëshmojnë edhe këngët e shqiptarëve të Moresë për Skënderbeun që emigruan në Itali në shek. XV. Për formimin e një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira ndikuan kryesisht faktorët e mirëkuptimit. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale, fisnikëria shqiptare në zotërimet e veta humbi gradualisht autonominë politike dhe u njësua me Kastriotët. Ata vareshin nga Skënderbeu, sepse të vetëm nuk ishin të fuqishëm për të përballuar furinë osmane. Fisnikët shqiptarë kaluan në varësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut, por u ruajt edhe institucioni i Kuvendit. Kur mblidhej ky Kuvend ata ishin të barabartë me Skënderbeun në vendimmarrjet për çështje të rëndësishme. Shteti shqiptar i drejtuar nga Skënderbeu, siç e dëshmojnë e Drejta dhe simbolet shtetërore, kishte frymë kombëtare. E Drejta, që vepronte në kohën e Skënderbeut, mbështetej shumë në të Drejtën Dokesore shqiptare dhe institucioni i saj i Besës, si një kult kombëtar, respektohej shumë prej tij. Në një letër të vitit 1460 kryezoti i shqiptarëve ka shkruar: "Të mbajmë besën, për mbrojtjen e së cilës kemi përballuar rreziqe të mëdha, edhe pse gjithnjë kam qenë përpara një vdekjeje të sigurt". Simbolet e shtetit të Skënderbeut janë mbështetur në traditën vendëse dhe shprehin unitetin dhe sovranitetin e tij. Ai e emërtoi shtetin shqiptar me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbënia (Albania) edhe pse brenda tij u përfshinë një pjesë e trevave shqiptare. Titulli zyrtar i Skënderbeut ka qenë "Zot i Shqipërisë (Dominus Albaniae)", të cilin e gjejmë të shkruar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si edhe në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar. Skënderbeu është krenuar me historinë e lavdishme të popullit të vet. Në letrat e tij të viteve 1460 e 1461 është evokuar lavdia e Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit. Emri i dytë vetjak i Gjergj Kastriotit është emri i Aleksandrit të Madh për të cilin osmanët kanë përgjegjësen Iskander dhe në gjuhën shqipe u bë Skënder. Skënderbeu ka përdorur si simbole të pushtetit të tij edhe simbolet shtetërore të Aleksandrit të Madh (ylli me tetë e me gjashtë cepa është simbol i diellit), të Pirros së Epirit, si edhe simbole të tjera mitologjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për kulturën humaniste të kohës dhe për traditën vendëse, që i jepnin frymë përbashkësie kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Për forcimin e unitetit kombëtar Skënderbeu ka përdorur edhe mjete të tjera. Ai i dha qëndresës shqiptare kundër osmanëve tiparet e një lufte që u ngrit mbi dallimet fetare. Edhe ushtritë kundërshtare, me të cilat u ndesh Skënderbeu, ishin heterogjene nga përbërja fetare. Vetë ushtria osmane kishte një përbërje të tillë. Në krah të saj gjatë betejave ishin edhe ushtritë e sundimtarëve vasalë të krishterë, si të perandorëve bizantinë ashtu edhe të sundimtarëve sllavë. Madje aleatët me të ngushtë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë drejtuesit më të lartë të kishave greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg privilegjesh prej sulltanëve. Skënderbeu ka luftuar edhe kundër ushtrive të krishtera, si në vitet 1447-1448 kundër ushtrive veneciane dhe më 1460-1461 kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e Jugut. Në radhët e ushtrisë shqiptare përkrah njëri-tjetrit kanë qenë luftëtarët e besimit të krishterë, katolik e ortodoks, por edhe të besimit mysliman, siç ka qenë vetë Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Shembull i harmonisë fetare dhe i mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve me besime fetare të ndryshme ka qenë vetë familja e Kastriotëve. Shumica e fëmijëve të Gjon Kastriotit kanë pasur emra të besimit ortodoks, një djalë dhe një nip i tij (Skënderbeu dhe Hamzai) kanë pasur deri në fund të jetës emra myslimanë, kurse veprimtaria politike e Kastriotëve, e sidomos e Skënderbeut, ka lidhje me vendet e botës katolike. Në shtetet e tjera katolike ai ka dërguar si ambasadorë të tij edhe klerikë ortodoksë. Vetë Skënderbeu, pasi u kthye në Shqipëri më 1443 dhe deri sa vdiq, ka përdorur emërtimin e dyfishtë, të kristianit dhe të myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si shprehje e harmonisë dhe e mirëkuptimit fetar dhe e përpjekjeve të tij për të ruajtur njësinë (unitetin) e bashkëkombasve të vet. Islamizimi i shqiptarëve në disa treva arriti përmasa të mëdha që në kohën e Skënderbeut. Atëherë mbi 60 % e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanizuar. Me politikën e tij Skënderbeu nxiti pjesëmarrjen masive të shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare dhe të krahinave të ndryshme në luftën kundër pushtuesve osmanë. Udhëheqja e tij shtetërore dhe politike ndikoi në kompaktësimin dhe në forcimin e unitetit të shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore, duke përfshirë edhe shqiptarët e viseve që kishin mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Për forcimin e vetëdijës kombëtare të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut dëshmojnë edhe gojëdhënat, tregimet dhe këngët popullore shqiptare. Figura e Skënderbeut është ruajtur me shekuj në këto krijime popullore e artistike të shqiptarëve pa dallime fetare, si te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë, ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe jashtë tyre, si p.sh. tek arbëreshët e Italisë.

(Gazeta Tema)
 
SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Un e kam then po e them dhe prap do ta them se nuk jan fete qe perçajne njerzit, jan njerzit ata qe perdorin fene per qellime personale qe me pas ato qellime behen publike ku haptas tregojne se ne prapavi qendron perçarja dhe prap njerzit kurrsesi nuk i rezistojn ktyre provokimeve, perkundrazi e perkrahin ate dhe i bashkohen atyre sa per ta vertetu se qenia jone eshte shume e dobet per ta shperfille nje nxitje.
Lauri mendon se me ha palla mua ciles fe i takonte Skenderbeu. Ok nuk ishte kristian ndoshta ishte muslimane, dhe qfar pastaj? Apo nuk ishte as musliman as kristian por nje i pa fe, dhe qfar? Kujt i intereson kjo? Askujt. Per ke luftoi ai? Per atdhe, eh kjo i intereson gjithkujt dhe per kete do te permendet jo vetem tani pas 600 vjetve por edhe pas 6000 te tjerve.
Un nuk e di ku qendron problemi qe nje ateist nuk e duron dot nje besimtare. Kete jam i sigurt se as ata vet se dijne dhe kjo ndjenje i ka ardh krejt rastesisht si vet kuptimi i botes se tyre, ama ky planet qe mban emrin Toke eshte i te gjitheve, dhe deshtem apo jo, nese enderrojme nje te ardhme me te mire, duhet te jetojme se bashku like lovers do LOL
 
PetritKola

Anëtar Aktiv
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Simbloet e Aleksanderit tegojne se ai nuk ishte as kristian dhe as mysliman.
 
iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Un e kam then po e them dhe prap do ta them se nuk jan fete qe perçajne njerzit, jan njerzit ata qe perdorin fene per qellime personale
ti e ke then po e thua dhe ndoshta do ta thuash prap,,

por puna e njerzve,,esht e till,,,tek disa inteligjensa esht me e zhvilluar,,tek disa te tjer me e manget,,
dhe kur esht puna per te folur mbi dicka,,kta qe jan me te manget,,nuk mund te futen ne fellsi te medha,,ashtu si disa peshq qe smund te konfrontojn fellsit e medha per arsye te ndryshme,,

pershembull nese un bazohem ne postat tua,,dhe dua te nxjerr shkallen e inteligjenses tende,,,ne asnje mynyr nuk me del me e madhe se 115---deri ne 120 iQ.

qe do te thot,,siperfaqja qe mund te konfrontosh ti,,mund te perputhet 100% me ralitetin e botkuptimit tend,,

por tema ne fjal,,esht dicka qe kerkon mbi 15O iQ,,per ta kuptuar vertet,,dhe jo vetem per ta lexuar.

dhe si pasoj,,ti mund te flasesh dhe te flasesh,,ta thuash dhe ta rithuash,,

por fet e kan ndra njerzimin historikisht,,,,rastin me te dukshem e ke tek shqiptaret. qe e urrejn njeri tjetrin vetem sepse ndikohen nga feja.

feja te ushqen me urrejtje ndaj shumllojshmeris,,dhe kjo sjell izolime,,kto sjellin varferi,,pastaj prapambetje,,e shum e shum gjera qe vin zinxhir nga pas,,

dhe ne fund,, i thua Shqiptarit..ky esht Shqiptari i Vertet.,dhe kjo esht e verteta apsolute.

ky esht Zemra e kombit Shqiptar,,,kombi pa kte,,esht si trupi i njeriut pa organin kryesor qe esht Zemra.

dhe feja qe ju ndjekni,,,praktikisht dhe as filozofikisht,,,nuk e pranon Zemren e kti Kombi,,dhe per me keq,,i deklaron ne mynyr te hapur qe fati i tij,,esht ne ferr.

pra zemra e Kombit Shqiptar...personifikimi i Shqiptarit 100%.. esht vese nje hic,,para fes,

po ti nese thua qe je Shqiptar,,,ne te vertet po thua qe deshiron te jesh si Ky,,sepse ky ishte Shqiptari me i Madh ne Historin e Shqipes.

dhe nese thua qe je Shqiptar,,por sdo te jesh si ky,,at´her shkak esht xhelozia dhe inati,,sepse te jesh si ky,,,esht rruga me e veshtir per nje Shqiptar,,por njekohsisht edhe rruga qe te shpreblen me se mirti,

Ju kur mendoni se Gjergj Kastrioti,,sishte gje tjeter pos nje Luftetar Shpatash gjenjal,,e keni shum gabim,,sepse ai ishte gjenial,,dhe mbi te gjitha ai ishte nje RREBEL.qe pas rrebelimit Fuqia e shejt ishte ne trupin e tij,,,dhe jeta shkonte sipas deshires dhe vullnetit te tij.

Ai e njihte mir islamin,,,jo mir,,por me shum se shum mir,,dhe nese do te kishte qen "aq i zgjuar" sa loverboy apo seprebarca,,do te kishte pasur ne kok,,nje kapele fetare,,dhe jo nje kuror te till. dhe kjo mjafton per te kuptuar qe ai fen muslimane,,se ka dashur kurr,,,dhe per me teper jo vetem qe se ka dashur,,por e ka braktisur dhe e ka sulmuar duke i vrar kta te tillet..

tani ju qe jeni Shqiptar,,,si cili shqiptar jeni??? si i zgjuari shefqet krasniqi???

po jo more te dashur forumista,,sepse zemra e kombit shqiptar dhe personifikimi i Shqiptarit mbetet ky,,per jet te jeteve.
kurse ju,,jo vetem qe sdoni te jeni si ky,,por i urreni edhe ata qe perpiqen ti afrohen ne mynyra te ndryshme,,,dhe qeshni neper dhemb,,kur allafrangat e juaj,,u thon qe kta do te digjen ne flaket e zjarrit,,qe do te thot,,,ju jo vetem qe jeni dicka krejt e kundert,,por jeni me gjith forcen kunder asaj qe duhet te jeni ne te vertet.
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

por fet e kan ndra njerzimin historikisht,,,,rastin me te dukshem e ke tek shqiptaret. qe e urrejn njeri tjetrin vetem sepse ndikohen nga feja.
Ne fakt nese faktori besim fetar ka qene fatal per mjafte popuj e nacionalitete, madje te disa prej tyre edhe duke sjelle pasoja tragjike, kete nuk munde ta thaush kurre per popullin Shqiptar. Shikuar ne kohe historite e popujve te ndryshem jane te stermbushura me dhune fetare , madje edhe tek nacionaliteti i njejte, por feja nuk kishte dhe nuk ka as ne ditet e sotme asnje ndikim te vetem ne perqarjen e popullit shqiptar. Munde te thuhet lirisht se kjo dukuni ka qene ai margaritari shendrites i cili ka verbuar armiqet tane per rreth te cilet u munduan gjithnje te sulmonin kete plage tek shqiptaret por kurr nuk ja arriten qellimit, andaj besimet fetare nuk duhet ti akuzojme per asnje kokeqarje ke populli yne.Ndoshta kemi inate me armiqt qe na i lan ne dere ato, por, ne asnje menyre me besimet fetare. Ne te kunderten ato paraqesin nje laryshi shume te dobishme per ne dhe eshte dobesio e jona pse nuk dime ta perdorim. Popujt tjere na e kan lakmi dhe inat per kete dukuni. :gjujpeshk:
 
Kitrra esht e vertet ajo qe thua..por ne nje far mase,,sepse esht e vertet qe populli shqiptar shquhet per bashkjetesen e komuniteteve,,

por kjo ka ardhur direkt nga arsye tjera qe na kan shtyr te bashkjetojm,,sepse fet ne brendesi e kan te demostrueshme deshiren per percarje,,
dhe urrejtjen ndaj te tjerve,,dhe kjo esht feja...jo populli qe e ndjek.
 
iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Thjesht Skenderbeu dhe simbolet e tij,,jan permbledhja me e bukur,,dhe me domethense,,per historin e popullit me te lasht ne te gjith rajonin dhe me gjer,, Skenderbeu esht fetar,,ne stilin e vet,,ne stilin e nje populli te lasht autonom qe vjen qe nga Pellazget,
Lidhjet me Krishterimin,,apo me Krishtin,,per Skenderbeun ishin si lidhjet e dy shokve te ngusht,,qe i thonin c´do her te verteten njeri tjetrit,,gjithashtu kjo lidhje ndikohej edhe per faktin se idollogjia e Krishtere,,bashkon ne shum pika te gjith pupujt e kontinentit..Skenderbeu nuk luftonte direkt per Krishterimin,,por duke luftuar per vete,,automatikisht ai luftonte edhe per Krishterimin,,pasi ushtria qe ai shkatrronte,,ishte nje ushtri qe e kercenonte dhe e sulmonte te gjith boten krishtere,,prandaj ai u quajt edhe atlet i Krishtit,,por u quajt edhe Bir i Dies,,ose Dhis,,qe ishte Zeusi,u quajt edhe Zot i Shqiptarve,,pasi kishte lindur per te qen Zot i tyre,,C´do her,,ne te gjitha momentet qe ata do te ndiheshin te braktisur nga Zoti,,Ai do te vinte dhe do te vij!!!!!!!
 
Redaktimi i fundit:

Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: Titulli: Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Ne fakt nese faktori besim fetar ka qene fatal per mjafte popuj e nacionalitete, madje te disa prej tyre edhe duke sjelle pasoja tragjike, kete nuk munde ta thaush kurre per popullin Shqiptar. Shikuar ne kohe historite e popujve te ndryshem jane te stermbushura me dhune fetare , madje edhe tek nacionaliteti i njejte, por feja nuk kishte dhe nuk ka as ne ditet e sotme asnje ndikim te vetem ne perqarjen e popullit shqiptar. Munde te thuhet lirisht se kjo dukuni ka qene ai margaritari shendrites i cili ka verbuar armiqet tane per rreth te cilet u munduan gjithnje te sulmonin kete plage tek shqiptaret por kurr nuk ja arriten qellimit, andaj besimet fetare nuk duhet ti akuzojme per asnje kokeqarje ke populli yne.Ndoshta kemi inate me armiqt qe na i lan ne dere ato, por, ne asnje menyre me besimet fetare. Ne te kunderten ato paraqesin nje laryshi shume te dobishme per ne dhe eshte dobesio e jona pse nuk dime ta perdorim. Popujt tjere na e kan lakmi dhe inat per kete dukuni. :gjujpeshk:
A vrau skenderbeu Musliman Shqiptare me urdhera te vatikanit PO ? at'her si nuk paska pas .

Sidoqoft sa ka qen ai fetar krishter nuk e di , veq nje gje e di te gjitha simbolet e tij kan qen satanike , duke fillu nga helmeta etj edhe sot ne vendin ku ka qendru ai ka gjana simbole satanike.
 
Top