FBI arreston vrasësin shqiptar pas 22 vitesh

Love

βeℓℓe â๓e
Selim-Struga.jpg


Një shqiptar i kërkuar për vrasje u arrestua dje nga autoritetet amerikane të FBI-së në Detroit.
Selim Struga është vënë në pranga në metronë e Detroitit njoftoi mbrëmë “Fox News”.


Sipas reporterëve të televizionit amerikan që ndoqën çështjen, shtetasi shqiptar kishte 22 vjet që ishte shpallur në kërkim dhe i fshihej Drejtësisë.
Pala amerikane mësohet se ka pasur një kërkesë nga Shqipëria për ta kërkuar dhe arrestuar shtetasin e akuzuar për vrasje, ndërsa fqinjët e tij as që e kishin ditur se në mesin e tyre kanë pasur një të dënuar në mungesë për vrasje.
Shtetasi Selim Struga, i cili jetonte në Miçigan, mësohet se është akuzuar për një vrasje të ndodhur kohë më parë në Shqipëri.
Në vitin 1989, ai është akuzuar se ka vrarë me thikë një person në një lokal.
Krimi ka ndodhur ne verën e vitit 1989, por më pas autori i ngjarjes është arratisur nga Shqipëria, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Ky arrestim duhet të shërbejë si një shembull për çdo kriminel që të kuptojnë se nëse kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara ose jashtë tyre dhe përpiqen për t’u fshehur në një vend tjetër, nuk do të shpëtojnë nga ndjekja penale”, tha Simon Shaykhet, zyrtar amerikan, zëdhënës i FBI-së.
Ai theksoi se fqinjët e shqiptarit të kërkuar për vrasje as që e kishin idenë se kanë jetuar me një fqinj të dënuar për vrasje. Sipas mediave amerikane, ditën e hënë shqiptari do të dalë para gjykatës, por deri atëherë do të jetë nën kujdesin e shërbimit Marshall.
Pas daljes para gjykatës, do të vendoset më pas për ekstra
Burimi: morevesh.com
 
Back
Top