eGo0sTyle
System Engineer
Ish-kreu socialist, Fatos Nano, kërkoi nga politikanët shqiptarë që të respektojnë institucionet. Këtë deklaratë Nano e bëri dy ditë më parë, pas ceremonisë së organizuar nga Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve në Tiranë. I pyetur nga “Vizion Plus”, Nano ishte në një linjë me atë që edhe faktori ndërkombëtar ka shprehur në mënyrë të përsëritur për situatën paszgjedhore në Shqipëri. “Nuk besoj se ka ndonjë gjë të paqartë që prisni ta sqaroj unë. Unë nuk besoj se mund të shtoj ndonjë gjë në atë që të gjithë thonë, respektin për institucionet, gjithashtu zgjedhore”, u shpreh Nano. I pyetur rreth ambicies së tij për president, ish-kryetari socialist e cilësoi një çështje shumë të rëndësishme, por të parakohshme për momentin. “ثshtë shumë shpejt për të bërë pyetje kaq të mëdha”, u shpreh Nano. Ish-kryeministri i fundit socialist ka marrë pjesë si lektor në studimet për “Master” në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve në Tiranë, bashkë me shumë ish-ministra socialistë dhe konstitucionalistë, si Kastriot Islami, Luan Hajdaraga, Luan Omari etj. Ishte kjo ceremoni ku ai u gjend krah për krah me kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, me të cilin shkëmbeu dhe batuta. Nano e Basha, gjatë ceremonisë shpërndanë dhe disa nga diplomat, ndërsa ish-kreu socialist i uroi mirëseardhjen studentëve në “detin e vështirë” të profesionit të tyre.
Panorama.