Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fatos Lubonja: Shqipëria më shumë po i afrohet Kosovës, jo Perëndimit

Gazeta italiane “Il Foglio” ka bërë një reportazh për xhihadistët shqiptarë.

Gazetari Davide Maria De Luca ka ardhur në Shqipëri dhe mes të tjerëve, ka pyetur edhe kryeministrin Rama për shkaqet e frymëzimit të xhihadistëve shqiptarë.

“Nëse këto ide radikale kanë gjetur vend në mendjet e njerëzve që jetojnë në Suedi dhe Norvegji, nuk mendoj se duhet të befasohemi nëse gjejnë hapësirë dhe në një vend të vogël dhe të prapambetur”, thotë Rama për gazetën italiane.

“Përgjigja për radikalizmin islamik është zhvillimi ekonomik, por edhe ai kulturor”, vijon ai.
Rama beson se terrorizmi luftohet vërtetë vetëm duke vepruar mbi shkaqet sociale dhe ekonomike që e shkaktojnë atë.
Sipas Ramës, vendi ka një demokraci të qëndrueshme me rritje ekonomike dhe një popullsi të re dhe të edukuar.
Fjala kyçe thotë Rama mbetet “modernizimi”.
Gazeta italiane ndërkohë ka marrë në intervistë edhe Fatos Lubonjën.
“Por si e matim progresin e vendit tonë?”, pyet Lubonja nga një lokal në Firence, qytet ku kalon pjesën më të madhe të vitit.
“Të rinjtë vazhdojnë të largohen nga vendi dhe oligarkët në pushtet janë zgjatimi natyral i regjimit komunist”, thotë ai.
Sipas Lubonjës, Rama dështoi të mundte oligarkinë në pushtet dhe çdo ditë e më shumë vendi po i afrohet Kosovës dhe jo Evropës.
“Mes dy alternativave të lindjes së një lëvizjeje për të protestuar ndaj oligarkisë si Syriza dhe lindjes së një lëvizjeje fetare si AKP, unë shoh më të mundshme këtë të fundit”, shprehet Lubonja./GazetaTema/
10_12_2015_8687343_tos_lubonja.jpg
 
Titulli: Fatos Lubonja: Shqipëria më shumë po i afrohet Kosovës, jo Perëndimit

E vini re qe i kan ik syte shtremet ketij?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back