Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fatkeqësitë natyrore po ekspozojnë neglizhencën e qeverive në Ballkanin Perëndimor! Nga Jasmin Mujanoviç

Fatkeqësitë natyrore po ekspozojnë neglizhencën e qeverive në Ballkanin Perëndimor!
Nga Jasmin Mujanoviç

to_fsk_termeti_durres_shqiperi_thumane1574792258-1.jpg
Tërmetet e fundit në Shqipëri, më i madhi i të cilëve shkaktoi 51 të vdekur e mijëra të shpërngulur, për Jasmin Mujanovic e kanë ripërqendruar me të drejtë vëmendjen tek ndërthurja e politikës me mjedisin në Ballkanin Perëndimor – e që është, tendenca me të cilën mungesa e përgjegjësisë politike ka rritur në vite koston ekonomike dhe njerëzore të katastrofave natyrore dhe të një klime në ndryshim.
Ngjarjet në Shqipëri, për analistin, kanë nxjerrë në pah shumë pyetje lidhur me ndërtimet e paligjshme apo edhe ato të ngritura pa një plan; por fenomeni sipas tij është rajonal. Ulja e kostos, shkeljet e kodit, punëtorët e papërvojë – lista e faktorëve që kontribuojnë në një epidemi të vërtetë ndërtimesh të pasigurta, është sa e gjatë, aq edhe alarmuese, thotë Mujanovic.

Askujt që ka shpenzuar sadopak kohë në ndonjë qendër të rëndësishme urbane në rajon, e veçanërisht në zonat periferike dhe rurale, nuk mund të mos i kenë rënë në sy shembujt e shumtë të këtij fenomeni.
Në fakt, ekziston një industri e vërtetë grupesh të mediave sociale të përkushtuara të gjurmojnë shembuj të tillë, ndonjëherë edhe në mënyrë komike. Por në rastin e Shqipërisë, shprehet Mujanovic, nuk ka asgjë për të qeshur.

Ashtu si tërmeti që ra pranë qytetit bregdetar shqiptar të Durrësit në orët e para të 26 nëntorit 2019, edhe ai famëkeq i Banja Lukës i vitit 1969 ishte me magnitudë 6.4, kujton opinionisti. Në vitin 1961, Shkupi u shkatërrua nga një tërmet me madhësi 6.1 që vrau 1.100 vetë dhe ndryshoi të gjithë fytyrën e qytetit; tërmetet më të vogla kanë qenë një dukuri e rregullt në të gjithë rajonin për dekada të tëra.
Aktiviteti sizmik këtu pra, nuk mungon. E ndërkohë, nuk është për të qeshur as mungesa e përgjithshme e gatishmërisë për të reaguar ndaj katastrofave në të gjithë zonën.
Mujanovic kujton përmbytjet e vitit 2014 që prekën Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë – më të rëndat prej më shumë se një shekulli.
Ato duhet të kishin shërbyer sipas tij si thirrje zgjimi, si në aspektin e mungesës së përgjithshme të kapaciteteve emergjente në rajone të ndryshme administrative në të tre këto vende, ashtu ne drejtimin e mungesës së thellë e kapaciteteve për t’u përballur me realitetin e ndryshimeve klimatike në rritje.
Pak kanë ndryshuar gjërat në këto pesë vjet, vazhdon Mujanovic, edhe pse përmbytjet sezonale janë bërë më të rënda.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • to_fsk_termeti_durres_shqiperi_thumane1574792258-1.jpg
    to_fsk_termeti_durres_shqiperi_thumane1574792258-1.jpg
    115.6 KB · Shikime: 0
  • to_fsk_termeti_durres_shqiperi_thumane1574792258-1.jpg
    to_fsk_termeti_durres_shqiperi_thumane1574792258-1.jpg
    115.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back