Fati i të pagjeturve të Kosovës duhet të ndriçohet

Erblinaa

Anëtar i ri
Fati i të pagjeturve të Kosovës duhet të ndriçohet
Nën drejtimin e Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për personat të pagjetur është mbajtur të shtunën tryeza në temën: “Pas dhjetë vjetësh fati i të pagjeturve të Kosovës duhet të ndriçohet”, në të cilën kanë marr pjesë përfaqësues të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve, përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur dhe Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.

Në këtë tryezë janë trajtuar çështjet e mbetjeve mortore, trupat e djegur , kërkimi i vendvarrimeve të reja, si dhe çështjet e bashkëpunimit me vendet e rajonit lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve .

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ka thënë se nuk do të ndalemi deri sa të mos zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur në Kosovë. Me këtë që deri tash është bërë, të gjithë jemi të pakënaqur, duke mos ditur as nam as nishan për edhe 1.907 persona.

Manaj u bëri thirrje të gjithëve të kontribuojnë në këtë aspekt. “Fatkeqësisht, Serbia nuk ka bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe nuk duan që të bashkëpunojnë në këto raste. Ne po bashkëpunojmë me përfaqësuesit e BE-së, dhe ICO “, theksoi Manaj.

Manaj kërkoi që të bëhet një trysni me e madhe për rastin e të pagjeturve mbi Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian.

Haki Kasumi koordinator i Këshillit koordinues i asociacioneve familjare për të zhdukurit e Kosovës, tha se neve na mungojnë edhe 1.907 qytetarë të pagjetur dhe gjithmonë do të na mungojnë këta persona përderisa nuk zbardhet fati i tyre. Kosumi ka pohuar se nuk është bërë ndonjë përpjekje serioze nga institucionet e Kosovës për fatin e të pagjeturve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top